Izolimi ndërkombëtar: Britania e Madhe fundos zyrtarisht Sali Berishën

Sali Berisha dhe familja e tij duket se izolohet gjithnjë e më tepër ndërkombëtarisht.
Së fundmi ka qenë Britania e Madhe ka vendosur ‘nën shënjestër’ disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ku sipas qeverisë britanike kjo bëhet për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Në krye të kësaj liste duket se prin ish kryeministri dhe familjarët e tij të cilët tashmë janë shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe janë evituar nga shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Europian.
Vendimi është përshëndetur edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila ka reaguar menjëherë. Ajo shkruan në një postim në rrjetet sociale se SHBA e mirëpret këtë veprim ku thekson ndër të tjera se kush ka abuzuar me besimin e publikut duke u pasuruar për vete, do të përballet me drejtësinë.
Gazeta TemA raportoi më herët sesi Britania e Madhe ka adaptuar legjistlacionin e SHBA-së për personat “non grata” në Ballkanin Perëndimor ku edhe pse ka zgjedhur mos publikojë identitetet specifike, ajo që dihet tashmë është izolimi i liderit të “Foltores”.