REAGIM NDAJ NJË STATUSI
Sot, në Facebook, lexova një status të gjatë si dhe shumë komente, lidhur me të. Në këtë status dhe komentet, përzjehej Plasari dhe Rama, me Marksin dhe Leninin. M’u duk sikur shkruesi i statusit dhe komentatorët, me shumë lehtësi jepnin vlerësime dhe synonin të krahasonin të pakrahasueshmit.
Nuk e di begraundin e atyre që kanë bërë këto shkrime, por më duket kurajë e madhe të marrësh përsipër të kritikosh dhe të krahasosh me njerëz të tjerë Marksin dhe Leninin, që bota i konsideron mendimtarë të të mëdhenj. Kam përshtypjen se në vendin tonë, më shumë se në çdo vend tjetër, njerëzit janë të frikësuar nga idetë e Marksit dhe Leninit. Komunizmi prezantohet si një gogol, gjë, që pwr mendimin tim, nuk është e vërtetë.
Për të hedhur pak dritë në këtë diskutim, po sjell vetëm tre pasazhe, nga libri i autorit Yuval Noah Harari, Ph.D nga Universiteti i Oxfordit dhe lektor në departamentin e historisë në Universitetin Hebrew të Jerusalemit, i cili është i specializuar në historinë botërore. Libri, nga i kam nxjerrë këto pasazhe, është botuar nga “Harper-Perennial” në vitin 2017.
Libri “Sapiens,” i Y.N. Harari-t është përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të botës, janë shitur mbi dhjetë milion kopje dhe është best seller në Amerikë, Angli, Spanjë, Francë, Germani, Kinë, Korea, Japoni, Brazil, Israel, dhe në shumë vendeve të tjera të botës.
I thashë të gjitha këto, për të thënë se autori është një studiues shumë i vlerësuar.
Le të lexojmë:
1- Në mes të shekullit të 19, Karl Marksi arriti pikpamje ekonomike brilante. Bazuar në këto mendime ai parashikoi një konflikt dhune në rritje, midis proletariatit dhe kapitalistëve, që do të kishte si përfundim të paevitueshëm fitoren e proletariatit dhe kolapsin e sistemit kapitalist. Marksi ishte i sigurtë se revolucioni do të fillojë në vendet ku ishte përhapur Revolucioni Industrial- siç ishte Brritania, Franca dhe ShBA- dhe më vonë do të përhapej në pjesën tjetër të botës. ……… Fillimisht, vetëm një grusht dishepujsh e morrën Marksin seriozisht dhe lexuan shkrimet e tij. Por, sapo këta “trazovaçë” fituan përkrahje dhe fuqi, kapitalistët u alarmuan. Ata e përdorën “Das Kapital” dhe adoptuan shumë nga mjetet dhe mendimet e analizës së Marksit. Në shekullin e 20, gjithkush, nga çapkënët e rrugës deri tek presidentët, përqafuan qasjen Marksiste ndaj ekonomisë dhe historisë. Madje, edhe politikanët kokëfortë kapitalistë, që me forcë i rezistuan prognozës marksiste, akoma, e përdornin diagnozën e Marksit. Kur CIA analizoi situatën në Vietnam dhe në KIli në vitin 1960, ajo e ndau shoqërinë në klasa (siç bëri Marksi A.H.). Kur NIksoni apo Theçeri panë gjithë zhvillimin global, pyetën veten, “kush e kontrollon mënyrën vitale të prodhimit?”(analiza e Marksit. A.H). Nga 1989 deri në 1991 George Bushi, parashikoi rënien e Perandorisë së Djallit, të Komunizmit dhe ai u mund në zgjedhjet e vitit 1992 nga Bill Klinton. Stategjia fituese e fushatës së Klintonit në vitin 1992 u përmblodh në moton : “‘Është ekonomia, o trap’ dhe këtë veç Marksit, askush tjetër nuk mund ta thoshte më mirë.
2- Eksperiencat, nevojat dhe shpresat e klasës së re të porletariatit të qyteteve, ishin, shumë të ndryshme nga ato të fshatarëve biblikë. Për t’u përgjygjur këtyre shpresave dhe nevojave, Marksi dhe Lenini studiuan si funksiononte një makinë me avull, si operohej në një minierë qymyri, në çfarë mënyre hekurudhat i japin formë ekonomisë dhe si elektriciteti influencon mbi politikën.
Leninin, njëherë, e pyetën që me një fjali të përcaktonte komunizmin. Ai u përgjigj, “Komunizmi është fuqia e këshillave të puntorëve, plus elektrifikimi i të gjithë vendit.” Nuk ka komunizmë pa elektricitet, pa hekurudha, pa radio. Në Rusinë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë nuk mund të vendosej regjimi komunist, sepse komunizmi e ka të domosdoshme përqendrimin e informacionit dhe të burimeve në një qendër. Parrulla “Nga seicili sipas aftësisë dhe seicilit sipas nevojës,” funksionon vetëm kur produkti mund të mblidhet dhe të shpërndahet me lehtësi në distanca të largëta dhe kur aktivitetet do të monitorohen dhe kordinohen në të gjitha vendet.
Marksi dhe pasuesit e tij, kuptuan realitetet e reja teknologjike dhe eksperiencat e reja humane, prandaj, ata patën përgjigje të rëndësishme për problemet e reja të shoqërisë industriale, po ashtu, ata patën ide origjinale për mënyrën si të përfitohet nga oportunitetet e paprecedenta. Socialistët krijuan një fe të re, të guximshme, për një botë të re dhe të guximshme. Ata premtuan shpëtimin përmes teknologjisë dhe ekonomisë, kështu, ata themeluan të parin tekno-religion në histori dhe ndryshuan bazat e diskursit ideologjik. Përpara Marksit, njerëzit e përcaktonin dhe e ndanin veten sipas pikpamjeve të tyre lidhur me Zotin, jo sipas mënyrës së prodhimit. Që nga koha e Marksit, çështjet e teknologjisë dhe strukturës ekonomike u bënë më të rëndësishme dhe më përcaktuese, nga debatet për shpirtin dhe pasjetën. Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë njerëzimi, thuajse, e mbërtheu veten në një diskutim për mënyrën e prodhimit. Edhe kritikët më të ashpër të Marksit dhe Leninit, adoptuan mësimet e tyre bazë ndaj historisë dhe shoqërisë. Ata filluan të mendojnë me më shumë kujdes për teknologjinë dhe prodhimin, sesa për Zotin dhe parajsën.
Në mes të shekullit të 19 pak njerëz ishin aq mendjemprehtë sa Marksi, në një kohë kur vetëm pak vende i ishin nënështruar industrializimit të shpejtë. Këto pak vende konkuronin në botë. Shumica e shoqërive dështuan të kuptojnë se çfarë po ndodhte dhe kështu humbën trenin e progresit.
3- Kur ne mendojmë për vizionarët e shekullin të 19, ne kujtojmë Marksin, Engelsin, Leninin më shumë se Mahdi, Pius IX ose Hong Xiuquan. Është e vërtetë. Në 1850 socializmi ishte një lëvizje pa rëndësi, ai shpejt gjeti momentumin dhe ndryshoi botën në mënyrën më të thellë, nga sa e bënë këtë deklaruesit mesiakë të Kinës dhe Sudanit, Në qoftë se vlerësoni shërbimin kombëtar shëndetësor, fondin e pensioneve dhe shkollat pa pagesë, ju duhet të falënderoni Marksin dhe Leninin (dhe Oto von Bismark), më shumë se Hong Xiuquan dhe Mahdi.
Pse arritën sukses Marksi dhe Lenini kur Hong dhe Mahdi dështuan? Jo pse humanizmi socialist ishte filozofikisht më i sofistikuar nga Islami dhe teologjia kristiane, por më shumë sepse Marksi dhe Lenini i kushtuan më shumë vëmendje të kuptuarit të realiteteve teknologjike dhe ekonomike të kohës së tyre, sesa kqyrjes së kujdesshme që të vlerësonin tekstet e vjetra dhe ëndërrat profetike. Makinat me avull, hekurudhat, telegrafi dhe elektriciteti, krijuan probleme të padëgjuara, po aq edhe oportunitete të papara,