12.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Fadil Balaj

TUNGJATJETA ZIJA CELA!Mund të jetë një imazh i 1 person
Vellimi me tregime, “Thika pa gjak” i shkrimtarit te mirenjohur Zija Cela, me ka treguar dhe mesuar shume. Nuk po flas si nje rast i rradhe, ne mos i vetem ne letersine boterore, qe nje shkrimtar paraqitet me 54 tregime si 54 shkalle, brenda nje libri (kete e thone specialiste te mirefillte letrare), por po flas per artin e rrefimit dhe larmine e subjekteve ne kete vellim. Me impresionimin e atij nxenesi te emocionuar para nje provimi te veshtire, me erdhi te pyes veten:
A mundem te shkruaj dy fjale, per shkrimtarin qe me la pa fjale? A mundem, se kjo pune do mjeshtrine e artit letrar, e ne kete linje une mbetem ne nivele modeste. Ja ta zeme, se e shumta mund te veteshpallem lexues mesatar, por prapeseprape ky “status” nuk mjafton te bej specialistin e fushes, duke hyre ne zemren e prozes se ketij letrari te madh.
Qe s’mjafton, bindem sa here lexoj kritike te mirefillte letrar, per krijimtarine e Zija Celes. Ata dine te sjellin emocione aq te mira, sa mua me duket stega ne maksimum, te prek nivelin e tyre.
Duke qene keshtu, s’e di nese shkrimtari ma jep lejen qe te vihem ne prove, por di te them se 54 shkallet, brenda titullit metaforik “Thika pa gjak”, me hoqen drojen e me sollen lenden e nje magjie te pashpjegueshme, qe thuajse me bene nje fare mjeshteri, ani pse se kam kutin me mat vellimin ekzakt. Bash kjo force, qe une tash thuajse ia mesova pse-ne, me thirri te ulem prane kompjuterit dhe tu bie tastjereve, per te formuluar mendimet e mia drejteperdrejte e pa filtra, ashtu siç ma merr mendja. Le te shkruaj dora, ç’fare t’i thot zemra.
***
Une, nuk e kam takuar asnje here fizikisht shkrimtarin. Virtualisht po. Kemi shkembyer pershendetje, ashtu siç Ai respekton me dashamiresi e vleresim, te gjithe lexuesit/et e tij. Por nga afer nuk e njoh. Di vetem ate qe dine te gjithe: Zija Çela qendron me dinjtet ne vijen e pare te letersise se sotme shqipe, ne mbare hapsiren Shqipetare.
Sigurisht qe ne biblioteken time modeste ne sasi, (emertimi me i sakt do te ishte, raft i thjesht me nje dore libra) proza e shkrimtarit ka vite qe ka ardhur, por i ndergjegjeshem per numerin e paket. E di se rafti im i librave, nuk e nxe te gjithe krijimtarine e Zija Celes, por edhe nje pjese pa tjeter duhet aty. Pasi siç e thot vet shkrimtari diku e kam lexuar, “Me pak harxhim begatojme veten intelektualisht. Begatojme gjithashtu edhe familjen me pasuri, qe trashegohet nga brezi ne brez”.
Atehere po. Atehere mund te them se kam nje biblioteke.
Por kushedi, nje dite me lejen e Zotit, mund te takohemi prej verteti me shkrimtarin dhe, atehere me siguri do te kem edhe une autografin nga dora e tij, pse jo ne librin e rradhes. Do te ishte nje autograf me vlere miqesie. Shpresoj. Si do qofte edhe keto qe kam, i ruaj, ashtu siç ruaj abetaren, si kujtim nga viti i pare i te mesuarit te lexoj. Siç ruaj Migjenin tim. Fishten me kryevepren e tij “Lahuta e Malcís” etj. Ku se bashku me Haki Stermillin, (Sikur t’isha djale”, eshte libri i pare qe kame lexuar, qysh ne adoleshencen time) I kam vendosur ne vendin qe meritojne. Ne krye, te raftit.
Me siper pohova, se Zija Celen nuk e njoh nga afer. E vertet. Mirepo nje ndjesi fort interesante me lajmeron, se shkrimtari me njeh mua. Me njeh si lexues, ndoshta qysh ne fillimet e hereshme te botimeve te tij. Dhe qe atehere i ruan lidhjet me lexuesit/et, me identitetin e tij njerezor e profesional, se nuk ecet pa njeri-tjetrin, dhe jetojme per njeri-tjetrin, se me njeri-tjetrin te shtohet jeta. Keshtu e kam lexuar une thuajse pike per pike, mjeshterin e letrave shqipe, Zija Celen.
Po te ishte ndryshe, s’do te ndalesha jo rradhe ne disa nga veprat e Zija Celes, e te lexoj veten time gjithe emocione, si nje personazh ne ngjarjet me pikante, ne kohe dhe ne teme, ne udhetimin tim gjate jetes.
Mjeshteri yne, me frymen e artit ne komunikimin mes brezash, me kujton rrugen nga dhe si kam ardhur, qe nga femijeria e deri ne ditet e sotme te pleqerise, tretur ne dhe te huaj. A s’ju ka dhene kete ndjesi lexues te nderuar, permbajtja e librit “Princi i Buzëqeshjes”? Prekese sa te duash!
NJE TRIUMF PER JETEN.
Keshtu e kane cilesuar, kritike te mirefillte letrare e shkrimtare te medhenj vellimin, “Per dashurine shkruhet pas vdekjes”, te shkrimtarit tone te madh Zija Cela.
Ne planin artistik nuk perben ndonje risi a surprize. Arsyeja dihet: Shkrimtari yne, gjithnje na ka dhuruar vepra te medha. Ai vet na ka mesuar keshtu. Kjo do te ishte pergjigja ime ashtu ne heshtje, tek po ndiqja nje emision televiziv me specialiste te fushes, enkas per kete vellim.
Mirepo kohe me vone pasi e lexova, mesova gjera qe nuk i dija, as i imagjinoja. Nuk po flas per vlerat artistike, se magjia artistit te fjales dihet, por edhe ne planin njerezor, jam mahnitur. Ketu ndjeva peshen e vertet te nje dhimbjeje thellesisht trishtuese. Preka dinjitetin dhe ekuilibrin e nje burri universal. Mora fuqine qe te jep ky burr: Te qendrosh mbi dhimbjen deri ne fund. Ndersa mesazhin plot energji pozitive: Te dime te ngrihemi dhe te behemi me te forte, edhe kur jeta na rrezon, e rilexova. E nenvizova si kryefjale.
Besomeni, pas c’do kapitulli, ne mos pas c’do faqeje, natyrshem e kam nenduar ate pyetjen, njerezore e esenciale ne nje:
Ku e gjen ky njeri te gjithe kete fuqi, perballe kesaj gjame pa shterim, te rrefej me kaq kthjelltesi e dinjitet, per jeten dhe personalitetin e te birit?
Pergjigjen, vetem Zoti dhe Zija Cela e dine.
Zoti, birte e te cilit jemi te gjithe, ashtu i ka shkruar ligjet e jetes per njerzine. Te cilat here-here na mbushin zemren plot me gezim e lumturi. Here-here na urdherojne rrepte e prere, qe shpirtin na trishtojne e endrrat na i kepusin ne mes. Ndodhe keshtu se robi eshte i Zotit. Kush me heret e kush me vone, shpirtin Atij do ia dorezojme. Por Fuqia Hyjnore, te jep edhe durimin e forcen per perballjen me gjamen.
Zija Cela, i vene ne prove ne piken me te larte te dhimbjes shpirterore, ka shkruar per djalin e tij, ashtu siç e ka shkruar vet Zoti per te dy, babe e bir, shoke te ngushte e bashkepunetor gjithashtu. Ashtu me zemer te perveluar, por me nje durim e qendrese te blinduar, ngritet mbi dhimbjen njerezore, dhe rrefen per Engjellin e tij, me nje fryme tejet burrerore dhe letrare ne nje.
Shkrimtari yne i madh, ne nje ekran televiziv do te shprehej:
“Ne raste te tilla, njeriu ose thyhet perfundimishte, ose mbledh mendjen, dhe i bene vetes terapi me pune”.
Me kete parim, ky njeri me nje dinamizem te jashtezakonshem, gjene kurajon e mjaftueshme dhe i therret vetes:
O sot o kurr!
E kur? Fiks tri jave pasi Krijuesi i Gjithesise, ndau nga familja te birin, dhe e mori prane vetes, bash ne kulmin e rinise vetem 36 vjeç, duke lene trashegim Kevin dhe Livian, dy zemrat e gjyshit. Fiks kur gjyshi kishte diten e pervjetorit te 60-te te lindjes.
Keshtu gjyshi, megjithese i cenuar fort nga trishtimi por jo i mposhtur, e ka bindje se sa me e veshtire eshte situata, aq me i forte duhet te jete njeriu. Ne keto rethana fillon terapine, idensitetin e se ciles vetem Ai e di.
Gjate harkut kohor, 25 mars – 17 korrik 2006, Babai i Dritan Celes, investoj te gjithe shpirtin, duke nxjerr nga vetja diamantin, por llaven, ah llava duke i vluar perbrenda, skaliti me penden e tij ta arte, monumentin e dinjitetit, (keshtu e kane cilesuar specialiste te fushes) dhe e pagezoj me titullin kuptimplot: “Per dashurine shkruhet pas vdekjes”.
Me ka mbetur ne mendje per te mos e harruar, nje rrefim i veçant i Zija Celes, jo vetem letrar, ne ekranin e top channel, me 28/11/2011.
Mjeshteri i madh, duke e quajtur krijimtrine e tij nje vuajtje te embel, diktuar ndoshta nga ajo berthama e rrufese qe mbane brenda shpirtit, nga rrefimi i tij origjinal, mesazhet vijne tejet prekse.
” Zotit pyetje nuk i behen,
Tanin e ndjej brenda meje,
Edhe pa i bere pyetje,
me besim eci perpara.”
Jane fjale shpirti, peshen e se cilave secili nga ju lexues te nderuar, mund ta vini ne balancen e gjykimit tuaj.
***
Rreth nje vit pasi humbi te birin dhe nje muaj pas botimit te librit, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, Zija Cela duhej te parballej me nje tjeter prove. Prove brenda se ciles fshehej koeficienti i lart i rriskut per jeten. Jeta i kishte rrezervuar nje nderhyrjeje kururgjikale ne zemer.
Por “fatmiresisht nderhyrja kirurgjikale qelloj ne zemer”. Dhe zemra e Zija Celes, i kishte dhene provat e cilesise, ne rrezistence e ne qendrese. Celik i paster.
” I falem Zotit qe me lejoj,
dhe zemres qe duroj”!
Mjeshteri yne i madh! Sa here lexoj nje liber tuaj, ndjej se brenda meje diçka ka ndryshuar. Por vellimi “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, eshte tjeterlloji. I veçant. Eshte vertet monument dinjiteti. Me ke mesuar aq shume, sa ne mendje e ne zemer, e kam te shkruar nje roman per ju. Por ne leter, ah ne leter, s’guxoj te vihem ne prove. Pse-ne ua shpjegova qe ne fillim. E di se si lexues ndjehem borxh, por leterarisht me shume se kete postim falenderimi e mirenjohjeje, ketu ne Facebook, s’mund te bej.
TE SHTRENJTET TUAJ!
Per krijimtarine e Zija Celes, kritika e specializuar ka folur e shkruar deri ne detaje. Ndaj une, s’besoj se mundem te shtoj ndonje pike, apo te levize ndonje presje.
Por si lexues modest, mendja e zemra me thone se penda e arte e shkrimtarit, ( Zija Cela edhe sot krijimtarine e tij vazhdon ta shkruaj me dore. Interesant!) siç i kendon prozes me aq ndjenje dhe emocion, po aq perulesi e vleresim percjell edhe ne komunikimin e vazhdueshem me lexuesit/et e tij.
Ne kete plane po. Ketu, megjithese s’eshte e lehte, do te mundohem te shpreh ndjesite e mia, ashtu siç e shohe une njeriun human Zija Celen. Per te cilin, me vjen pyetja e drejteperdrejte, ta ndajme se bashku me ju lexues te nderuar:
Ju ka ndodhur ndonjehere me shkrimtare te tjere, te komunikoni ne kete rraporte kaq perulesie, dashamiresie, vleresimi, e gadishmerie si me Zija Celen?
Ne e doni pergjigjen time: Sinqerisht jo. Per mua ne kete rraport, Zija Cela eshte i pari dhe i vetmi!
Ne termin humilite, e kam bindje dhe e them pa tepri, se Zija Cela eshte pike rreferimi. Unik!
Sigurisht, kjo e ka nje shpjegim.
Mjeshteri yne, si askush tjeter ne letersine shqipe, ka krijuar ne rrjetin social facebook, enkas nje “konto” te perbashket me te gjithe komentuesit.
I madhi dhe i thjeshti artisti i fjales, aspak enigmatik as me fjale te medha, por i kuptueshem, i ndritshem si vet shpirti i tij, prej shtate-tete vitesh vazhdon pa nderprerje komunikimin perzemersisht, me qindra e mijera miq virtual e rreal, te njohur e te pa njohur, emer per emer, pa kurrfare kufiri. Nuk po them se kjo pune, merr vlere me shume kur shkrimtare te tjere, pak e aspak i bien ketij krahu. Por po them se shkrimtari, yne vazhdon terapine me pune, ne permbushjen e misionit jo te lehte por aq fisnik, qe i ka vene vetes.
Eshte ky rraport, brenda te cilit ka mesazhin sensibilizues, per te zgjuar interesin e lexuesve. Kjo e ka bere shkrimtarin tone, njohesin me te mire te lexuesve te tij.
Se kur e gjen kohen ky njeri per sa me siper, vetem ai e di. Shkrimtari, fjalen dhe kohen i ka te shenjta. Nuk i shperdoron kurr kot. Por kur eshte puna per lexuesit, vullneti i ketij njeriu qe rrezaton dinjitet e vlere njerzore, i gjene. I gjene te dyja, dhe asnjehere nuk i kane shkuar kot.
Dhe natyrshem, ky rraport eshte faktor i rendesishem i numerit te larte te lexuesve dhe te adhuruesve, qe shkrimtari ka fituar, ne mbare hapesiren shqiptare.
Ne prozen e Zija Celes, e gjejne veten jo vetem lexuesit, por edhe njerez nga te gjitha shtresat, kendej dhe andej kufirit.
Bindje per vertetesine e ketij pohimi, vetem nje shembull qe prek:
Nje emer i njohur i letrave shqipe me shtetesi Maqedonase, K.M, provon nje trishtim familjar te ngjashem me Zija Celen. Kur e pyeten shoqeria, se pse nuk shkruan nje liber? K. M, u pergjigj shkurt: Ka shkruar Zija Cela “Pas dashurise shkruhet pas vdekjes”, edhe per djemte tane.
E pra, Zija Cela nuk eshte i vetmi shkrimtare, qe jeta i perveloj shpirtin. Ka edhe prinder te tjere. Disa edhe kane shkruar. Por Zija Cela, eshte shkrimtari i te gjithe Shqipetareve, ne mbare hapesiren ku jetojne.
Avancimi i teknologjise, ne pergjithesi e ka paksuar lexuesin. Por jo per krijimtarine e Zija Celes. Rikthehem shpesh ne Shkoder, dhe shoh se ka nje interesim te veçant per prozen e ketij shkrimtari. Sidomos tre – kater librat e fundit, kerkohen me shume. Por hajde e gjeje. As miku s’ben pune. E them me pergjithsi, se te gjithe librashitesit te pakten ne kete qytet, do te pergjigjen: Jane shit. Kane mbaru.
JU ME SHKRUANI, UNE JU SHOH!
Keshtu ju dretohet shkrimtari lexuesve te tij, ne nje bashkebisedim rutine. Mesazh plot dashuri e vleresim, qe vjen vetem nga nje shkrimtare i lindur.
Per Zija Celen, nuk mjafton vetem emri shkrimtar i madh. Ai mund te jete edhe nobelist, por ne se s’jep modelin e thjeshtesise, te humanizmit, dinjitetit e vleres njerezore, atehere ai mbetet vetem gjysma.
Shikoni konkretisht modelin e komunikimit, te simbolit te letersise shqipe, se me ç’far perzemersie bashkebisedon me lexuesit e tij, pas nje gjendje gripale disa ditore.
Nuk e di, a do te me mirekuptoj shkrimtari? Sinqerisht i kerkoj ndjese per guximin e tepruar, qe mora pa lejen e tij nga origjinali, mesazhin e me poshtem. Por me ka mbetur ne mendje, e s’mund te rri pa e nda s’bashku:
TE SHTRENJTET E MI!
“Jeni te lutur, mos beni merak per mua, se me vret meraku juaj pastaj… Dua te them: Mos duhej te kisha heshtur?! Edhe mundet. Por u bene pese vjet qe komunikojme se bashku pa reshtur dhe ta nderprisja komunikimin ne menyre te njeanshme, madje befasisht, me dukej si nje pabesi ndaj jush.
Kam mirenjohje te thelle per gjithe ndjeshmerine, mesazhet dhe gatishmerine tuaj pas njoftimit “Perkohesisht”. E kam thene, ju me mua e une me ju nje kalim nga zemra ne zemer.
Shumekujt i bie te heqe ndonje semundje kalimtare, per te cilat mjekimet efektive tashme nuk mungojne. Kjo foto flet vete: Ne ballkonin tim shega ka nisur te lulezoje…”
Ja, ky eshte rraporti i simbolit te letersise shqipe me lexuesit. Binom i lindur. Dhunti e nje shkrimtari te madh.
***
Zija Cela, ka sot pervjetorin e 76 te lindjes. Moshe ideale per nje shkrimtar te rradhe. Vitet? Vitet jane nje malore e bukur. Perfekte kur mjeshterisht ke arritur majat.
Zija Cela nuk njeh moshe, as lollje. Perkundrazi! Sfidant me dinjtet, ndaj moshes, lolljes e dhimbjes njerezore. Po te ishte ndryshe, s’do te vinte gjithnje ne rritje kurba e krijimtarise se ketij artisti letrar.
Ai kurr s’do te kene nje here te fundit.
Shkrimtari yne! Nderi i Kombit! Ne krejt çka merr hapesira Kombit, eshte dhe do te jete i vecant. I pa perseritshem, siç e vleresojne Ali Aliu, dhe tjere specialist te fushes, andej dhe kendej kufirit.
Per qindra e mijera lexues, por jo vetem, Zija Cela eshte vet bota e dashnise. Dhe dihet, dashnia as nuk ka moshe, as nuk vdes sa te jete jeta.
Tungjatjeta, Zija Cela!
Fadil Balaj,
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.