6.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Resmie Hoxha

ME GJUHËN KRIJOJMË REALITETE

ME INTERPRETIMET KRIJOJMË BOTËKUPTIME

Prandaj dhe duhet të kemi kujdes me të dyja

Thënja në fotografi mendoj se nuk është korrekte. Është një interpretim i cunguar. Buka që hahet me hile (pabesi, dashakeqësi) të vret, dhe jo buka e dhënë me fisnikëri dhe bujari. Populli thotë, nuk i jepet bukë gjithëkuj sepse buka jote të vret, por ai gjithashtu thotë se buka e ngrën me hile të vret. Theksi qëndron pra, te „gjithkuj“, „nuk i jepet gjithkuj“. Kjo nuk don të thotë se duhet të kemi permanent frikë dhe të dyshojmë të secili, se kujt po i japim „Bukë“, por ai bënë thirrje për kujdes, që bujaria të mos jetë aq e pa kontrolluar sa të keqperdoret nga njerëz të papërgjegjshëm. „Mos të të marrin për budalla“, siq thuhet. Gjithashtu ja tërheq vrejtjen atij që e keqpërdorë bujarinë fisnike, se mund ta pësoj, nëse e ha bukën e atij që ja mendon të keqen. Pra, unë mendoj se duhet të kemi kujdes me interpretimin e urtësisë së popullit, sepse ajo është shumë më komplekse dhe përmbajtësore se sa që duket në sy të parë. Shumë thënje nga thesari i çmuar i Letërsisë Popullore janë filozofi të pasura që ngërthejnë shumë tema në vete. E kam një përshtypje se ka një tendecë, apo prirje, që shumë virtyte të bukura njerezore të keqintepretohen në këto kohë të turbullta dhe të mjegulluara, duke i deformuar vlerat fisnike deri në mosnjohje. Kjo është shumë e rrezikshme. „Sa ma shumë që jepë, aq ma shumë të jepë Zoti“ e thote populli gjithashtu në këtë kontekst. „ I miri apet se apet (përseri) del në dritë, fiton“. „Ani, me atë ftyrë koft (qoft, ose mbetë)“, „ Hajt se ty ta jepë Zoti apet (përseri), e atë e lë me aq (me atë të mirë të keqperdorur)“, nuk fiton gjë më shumë në jetë se sa atë mashtrim. Kjo lë të kuptoj se të bëhësh i mirë dhe bujar e fisnik përkundër të gjithë të kqive që mund të ketë kjo botë, ti në fund je fitimtari.
E themë këtë edhe nga përvoja ime jetësore se kjo është e vërtet. Shumë bukë kam dhënë dhe japë deri sot (në forma të ndryshme), dhe shumë njerëz janë përpjekur të më shfrytëzojnë, gënjejnë, mashtrojnë, tradhtojnë, dhe e kane bërë. Por në fund unë kam ecur përpara dhe jeta ime veç është bë më e mirë dhe e begatshme, kurse jeta e tyre ka shkuar drejt mjerimit. Më vijnë informacione për këta njerëz nga burime tjera edhe pa pyet për ta, sepse unë koncentorhem vetem te sjelljet e mia dhe jo çka bëjnë të tjerët. Kjo s´don të thotë se besoj verbërisht. Jo, unë medoj shumë kur bëjë një veprim. Por unë nuk merrem me gabimet e të tjerëve, sepse ato i takojnë atyre.
Pra, i shkrova këta rreshta jo vetem nga njohuritë teorike por edhe nga përvoja.
Jo vetem se e besoj, por e di se në fund MIRËSIA FITON! Nuk të vret si plumbi as kur e jepë gabimisht.
Filozofi i madh austriak, Ludwig von Wittgenstein, ka thënë se me gjuhë krijojmë realitete. „Atë që nuk e kam thënë, nuk e kam menduar“ thotë ai . Unë mendoj se me interpretime krijojm botëkuptime, prej të cilave mvaren sjelljet tona si individ dhe shoqëri. Prandaj, të jemi të kujdesshëm me të dyja; gjuhën dhe interpretimet!

Resmie Hoxha

“””””””””””””””””””

KY SISTEM ËSHTË KALBUR DHE DO TË BIE
POR DO TË QENDROJ DHE MBIJETOJ, PERDERISA NJË I RI
NUK PËRGADITET NGA KJO NJERËZI
Jemi duke e mbajtur veten në kalbesi të tij të ngujuar,
vetem se nuk mbledhim mendjen një të ri;
progresiv dhe me vlera të mirëfillta njerëzore për ta punuar!
***
“Nëse doni të ndryshoni diçka, atëherë nuk ju ndihmon asgjë ta luftoni ekzistuesen, por të ndërtoni modele (të reja) që e bëjnë të vjetrën të tepërt (të panevojshme, e nxjerrin nga përdorimi) ”
ka thënë
Richard Buckminster Fuller
(1895 – 1983),
një Arkitekt, Konstruktor, Disajner, Filozof dhe Shkrimtar amerikan
***
Popujt janë vetë fajtor për fatkeqesitë e tyre!

„Sa të lëshon litarin e ngrehë tjetri“ (Populli)

„Nëse lejon të bëhësh krimb, mos u anko kur të shkelin“ (I. Kant)

„Nuk të hypin në shpinë, pa u kërrusur ti“ (E dëgjuar)

***

LOGJIKE!

“””””””””

Eh kjo Mendjemadhësia
që po e tregon hapur vogëlsinë e saj

***

„Para fundosjes vje Mendjemadhësia!“

(Fjalë e urt gjermane)

*

„Mendja e madhe, e zeza kresë (kokës)“

(E thotë populli ynë)

*

„Kalliri me kokrra plotë, mbanë kokën për tokë“

(E kanë thënë Rilindasit)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.