Kur i dhurova librin tim me poezi “Kur fjalët Bëhen Buqetë” mësuesit tim të gjimnazit Asllan Bami i’u drejtova me shprehjen “mbeteni një personalitet i shquar në Kurbin Profesor. Ai lehtas vuri buzën në gaz dhe me atë buzëqeshjen e tij karakteristike, më pa drejtë në sy me sytë e tij të shëndritshëm dhe mu drejtua:
-Laçi kurdoherë është shquar për kontributin që kanë dhënë figura të rëndësishme të qytetit në fusha të ndryshme të jetës, sa i përket punës sime në fushën e mësimdhënies mund të them se kam bërë detyrën time si mësues ashtu si duhet të jetë një mësues në çdo kohë,si në procesin mësimor ashtu edhe në atë edukativ .
Fjala “personalitet” më duket e madhe përsa i përket emrit tim.Ndihmesa ime është shumë modeste.
Ai e quajti kontributin e tij modest ashtu siç ja vlerësova edhe unë shprehjen e tij modeste.
Para pak ditësh kur i telefonova për ta përshëndetur dhe pyetur për shëndetin, ai më tregoi se sapo kishte dalë nga spitali në Tiranë.
-Pësova një problem shëndetësor dhe akoma nuk e kam marrë veten sa duhet
-Të uroj shërim të shpejtë profesor, më bëhet qejfi që e keni kaluar me sukses. Desha të të bëj me dije se kam përgatitur një shkrim biografik për ju ashtu siç ju ruaj në kujtese, para se ta publoikoj do u’a nis ta lexoni.
-Unë të falenderoj Ymer i dashur për mirësitë që tregoni, por ti e din unë një mësues i thjeshtë kam qene.
-Vërtete ai ka qënë mësues i thjeshtë, nuk pati miq apo përkrahje nga udhëheqja e kohës për tu bërë as drejtor shkolle, as inspektor apo Drejtor i Seksionit të Arsimit të rrethit, por para nxënësve, veçanërisht para nesh që lexonim literaturë artistike ai ishte shumë I rëndësishëm. Jo vetëm shquhej si mësimdhënës, por kishte një bagazh njohurishë të jashtzakonshëm. Kishte lexuar me mijra libra. Me mijera libra e kishte biblotekën personale. Librat e ndaluar, apo “librat e verdhë” që paraqitnin rrezik ti lexoje ne i merrnim te mësues Asllani, ose direkt te shtëpia e tij, ose na i sillte ai me kujdes mbështjellë me gazetë si libra shkollorë.
Ishin vite kur nxënësit “konkuronin” me njëri tjetrin kush ka lexuar më shumë libra, kush bën hartimin më të mirë, kush krijon më bukur etj,kohë kur konkurohej me dije dhe leximi ishte edhe domosdoshmëri edhe “modë”.
Ishte njeri i thjeshtë dhe i dashur për ne nxënësit, por për disa kolegë ishte “ironik”, kuptohet duke qenë njeri i ditur, padiskutim që mbi injorancën e atyre që nuk kishin lexuar qoftë edhe një libër veç atyre shkollorë, pse të mos tallej ai me ta.
Mësues Asllan Bami ka lindur në Krujë më 1946 në një familje të varfër .
Me origjinë të herëshme nga një fshat i afërt i Krujës me emrin Picrragë.
Mësimet fillore dhe ato 7-vjeçare i ka kryer në shkollën “Xak Pengili’ dhe “Mustafa Kaçaçi”, ndërsa arësimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë.në vitin 1964.
Si çdo nxënës në kohën e tij, ku shfaqeshin prirjet e moshës, te ai dëshira për leximin i ka lindur shumë herët,që në klasën e dytë të fillores, mesa me kujtohet të më jetë shprehur në një bisedë të lirë, pasion ky që erdhi gjithmonë duke u rritur deri sa u kthye në një mani .
Ju mësues shquheni se keni lexuar shumë libra, madje shumë mësues të tjerë thonë se mësues Asllani nuk ka lënë libër pa lexuar, e vërtet është kjo?. Ishte një pyetje që ja kam bërë unë dhe qindra nxënës ndër vite që ai ka mësuar.
Buzëqeshte ëmbël dhe me atë zërin e tij karakteristik, me atë buzën kurdoherë të qeshur siç e kishte zakon, të hdhte dorën në qafë dhe me shumë dashuri të ledhatonte kokën dhe shprehej:
-Libri artistik më duket një mrekulli më bën të jetoj një realitet tjetër, më fut në një botë magjike nga e cila nuk kam dëshirë të dal asnjëherë .Letërsia më përpin gjithnjë e më tepër në mbretërinë e saj.
E dëgjonim dhe na dukej se përjetonim magjinë, na joshte drejtë leximit.
-Kur marr në dorë një libër të ri më duket se zotëroj një çelës për të hapur shumë dyer të reja e të panjohura më parë.do shprehej para nesh.
Bibloteka e mësues Asllanit ishte e dyta më e madhja në Laç pas Biblotekës së qytetit në pallatin e kulturës. Ne që e kishim pare habiteshim. Ai jetonte në apartament Bibloteka e tij kishte zënë gjysmën e shtëpisë dhe ai e quante thesarin e tij. Librat na i jepte me kartelë.
Teksa na jepte librat për të lexuar shprehej: Fillova të krijoj bibliotekën time modeste me libra të blerë e të dhuruar.Kur biblioteka ime e vogël arriti numrin 20 libra , m’u duk se kisha në duar një thesar të paçmuar. Mbase ishin fjalë që mesuesi i dhënë pas leximit dhe librave na joshte drejtë krijimit të biblotekave tona personale.
-Nuk ishte biblotekë si kjo që shikoni, ishte një valixhe e thjeshtë druri. E hapja herë pas here atë valixhe të drunjtë që kisha,,nxirrja librat që kisha blerë ,i shikoja me dashuri,i përkëdhelje një nga një dhe i fusja përsëri në valixhe duke ndjerë një ndjenjë gëzimi dhe krenarie .Kjo veçori më shoqëroi në jetë sdaqë në shkollën e mesme ky pasion mu kthye në mani .
-Mësuesit e mi të letërsisë kanë pasur një rol vendimtar në formimin tim letrar, do të shprehej ai me mirënjohje për ta.Edhe sot i kujtoj me respekt e dashuri mësuesit e mi të letërsisë si Stefan Bulo dhe Uran Butka që na edukuan me dashurinë për dijen, dhe për librin artistik.Dua të them se gjendja ekonomike e familjes time ka qenë shumë e vështirë.Babai im ishte punëtor i thjeshtë dhe me rrogën e tij mbante familjen prej dhjete vetësh. Ato pak lekë që më binin në dorë i ruaja vetëm për të blerë libra.
Kurrë si harroj këto fjalë, mbase më kanë nxitur që të paktën një deri në tre libra ti blej çdo muaj.
Mësues Asllani sikur na bënte magji me shprehjet e tij nxitëse për të lexuar.
-Nuk isha vetëm unë i apasionuar pas leximit.,Në klasën ku mësoja unë kishte shumë shokë që lexonin libra artistikë.Ishte hapur midis shokëve një garë e fortë se kush lexonte libra më shumë Ato libra që lexonin i diskutonim me zjarr me njëri tjetrin .
Kjo na zgjeroi shumë horizontin tonë letrar,sidomos edhe për letërsinë botërore
Ndonjëherë na binte në dorë ndonjë libër “i ndaluar’ ose ” i verdhë “,siç quhej atëherë
Mbaj mend që libra të tillë si” Ura e psherëtimave”, “Dashuri fatale” Kompania e Bretkosave”, “Gremina e Dashunisë’ ” “Pse?”, apo disa fashikuj të “Lahutës së Malcis” etj ..i kam lexuar që në shkollën e mesme.
Studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-filologji dega Gjuhë – Letërsi,i përfundoI në vitin 1964-1968.
-Nuk më harrohet një detaj interesant nga jeta studentore.Kur pedagogu i letërsisë botërore Prof.Muzafer Xhaxhiu dhe Prof. Nexhip Gami na dhanë listat e librave që duhet të lexonim,unë nuk kisha lexuar vetëm një roman nga numri i madh i veprave që na i rekomanduan.Të gjithë të tjerët i kisha lexuar që në shkollën e mesme.
-Kam qenë i privilegjuar që në universitet kam kam pasur pedagogët më të shquar të kohës si Eqrem Çabej, Mahir Domi, Selman Riza, Shaban Demiraj, Alfred Uçi, Vedat Kokona, Mark Gurakuqi,Jakov Xoxa etj ,që kanë mësuar e nxjerrë qindra studentë që më vonë i bënë figura të mëdha të letërsisë shqiptare bashkëkohore do të shprehej gjithë dashuri e nirënjohje mësues Asllani.
Mbas mbarimit të studimeve të larta në shkurt të vitit 1969 emërohet mësues në Laç,ku për 6 muajt e parë ka dhënë mësim njëkohësisht edhe në shkollen 8- vjeçare. Në vitin shkollor 1969-70 e deri në vitin shkollor 2000-2001 ka punuar si mësues në shkollën e mesme “Ismail Qemali” Laç që më vonë mori emrin Gjimnazi “At’ Shtjefën Gjeçovi” .
Pikërisht në klasat e kësaj shkolle ai ngjalli te nxënësit dashurinë për letërsinë dhe për librin .Shumë nga nxënësit falë nxitjes së tij filluan të krijojnë bibliotekat e tyre personale dhe kjo e gëzonte pa masë mesues Asllanin .
Nga periudha e punës së tij si mësues në gjimnaz ka kujtime shumë të bukura dhe emocionuese nga të dy krahët mësues-nxënës..
-Nuk mund ta harroj një kujtim të bukur që do t’a mbaj mend përjetë, kur nxënësit e një klasë të maturës më bënë një surprizë të këndshme e tepër emocionuese. Nxënësit morën vesh nga një kolegia ime e shkollës (dikur ish-nxënësja ime) se unë kisha 55- vjetorin e ditëlindjes. Atë ditë kisha 6 orë mësimi. Orën e fundit mora regjistrin dhe u drejtova për në klasë. Më bëri përshtypje se në katin e tretë ku kisha mësim nuk dëgjoheshin ato “zhurmat” e zakonshme që bëhen në orën e fundit të mësimeve Kur i afrohem klasës,shoh që të gjithë nxënësit ishin rreshtuar nga dera deri në korridor dhe po më prisnin mua me shumë rregull e disiplinë për të më uruar ditëlindjen. U përqafova me të gjithë me shume dashuri ,isha shumë i prekur nga kjo dashuri e pastër dhe nga respekti i madh që kishin nxënësit për mua. Edhe nxënësit më “harakatë” atë ditë ishin bërë shumë të urtë..
-Kur i futa në klasë shoh që në muret dhe tavanin e saj ishin vënë 55 tollumbace,aq sa vite kisha mbi kurriz. Kuptohet që atë ditë nuk i zhvillua ora e fundit e mësimit. Kisha thyer rregullat për herë të parë dhe të fundit në karrierën time të gjatë në fushën e arsimit..
-Momente të vështira desha te di nga jeta juaj si mësues?
– Kam, bile shumë Po përmend vetëm një. Më vijnë për kontroll në shkollën e mbrëmjes të dërguar nga Seksioni i Arsimit i Rrethit,apo nga Komiteti i Partisë i Rrethit.
Në një klasë kisha për të analizuar romanin”Këneta”, Nxënësit ishin kryesisht punëtorë të Uzinës së Superfosfatit që pasi kryenin turnin e parë të punës,vinin pothuajse direkt në shkollë
Mbasi mbaroi ora e mësimit personi që kishte ardhur për kontroll nuk më bëri asnjë analizë apo konkluzion. I shkreti nuk kishte ç’të thoshte se nuk ishte mësues por një anëtar i kontrollit punëtor që ishte caktuar nga Partia për të parë si zbatohej i ashtuquajturi ” boshti ideologjik” në procesin mësimor-edukativ.
Më e bukura ishte se në një seminar me mësuesit e zonës që e organizoi Komiteti i Partisë i Rrethit Krujë në Pallatin e Kulturës Laç,një nga sekretarët e këtij Komiteti ,kur po jepte leksionin e tij para gjithë mësuesve,ndër të tjera tha:”
-Çfarë mësuesi është ai që kur i shpjegon nxënësve romanin “Këneta “, nuk i thotë atyre sa kv panxhar për ha.prodhohen tani në kënetën e dikurshme që u tha nën udhëheqjen e Partisë? Ku është lidhja e mësimit me aktualitetin, me vendimet e fundit të Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë?
Shumë mësues kthyen kokën nga unë sepse e kuptuan për cilin mësues ishte fjala.
Momente të tilla të vështira kam kaluar shumë,por unë dua të kujtoj vetëm momentet e bukura, kënaqësia e madhe që më ka dhënë puna me nxënësit që janë pasqyra e sinqeritetit ,e dashurisë dhe e vlerësimit të punës së mësuesit
Ju professor keni punuar edhe në qendrën Kulturore të Fëmijëve.
Po e vërtetë. Nga viti 2001 deri më 2008 kan punuar në Qendrën Kulturore të Femijëve Kurbin.dhe pse te mos e them jam ndjerë mirë me sukseset e arritura prej tyre në ato vite.
-Tani professor me se merreni?
-Kam dalë në pension në vitin 2008. Dhe nga viti 2013 e deri sot banoj në Durrës. Jetën e bëj të qetë me miq, e të njohur. Mbaj lidhje me ish nxënësit e mi, veçanërisht ata krijues. Kënaqësi e madhe që i kam pasur nxënës. Shpesh lëviz edhe jashtë vendit. Para ca vitesh kemi qenë në të njejtin qytet në Itali, por se dija. E mora vesh se ke qenë edhe ti aty kur pashë fotografinë tënde me Sindakon (kryetarin e Komunës). Të them të drejtën po kujdesem edhe për shëndetin, tani jam në moshën e pleqërisë.
Keni akoma vite përpara profesor, të uroj jetë të gjatë , plot shëndet e lumturi pranë familjes miqve e gjithë të dashurve.