15.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Resmie Hoxha

DUKE MENDU PËR MOS ME U TRANU

KO*RONA; Mirë që ra ky rast „Vdekje“ dhe u pamë!
LIJA E MAJMUNAVE: „Teatri“ që do të tregoj se kush dhe sa është njëri dhe sa majmun!
POLITIKA: Nëse nuk e kupton të kapë për hunde dhe të vallëzon përreth.
POPULLI: A tutet (frigohet) arusha me def?!
MASHTRIMI: Pse lejon ta futesh kokën në thes?!
LAJMET: A „blehet dushkë për gogla“ pa e kontrollu?!
MENDIMI: A gatuhet buka me grurë pa e blu?!
KRIZAT: Shfrytëzoje të qarën e derës së thyer për dalë
Suksese dhe mirësi për të mbjellë në tru edhe ar
UNË: Jam duke mendu për mos me u tranu, se nuk durohet kjo kështu
TI: Po më shqetëson shumë. Përgjumësia jote po më le mua pa gjum. Po thonë se do të bëjë fortun.
Do të na ngrihet shpirti, mund të shofim dhunë. Më duhet të bëjë rojë, po pse me lë të vetmuar.
Ujku s´do kishte shans sikur të ishim të gjithë të zgjuar!
VDEKJA: Po vie në mantel të bardhë. Djalli ka ngrën shkumes, po tingëllon si shpëtimtar.
Më ka kapluar një pikëllim i madh
SHPRESA: Po më shoqëron në errësirë me pëshpertitjet se do të vije një ditë më e mirë.
Nga Tuneli jam duke e njerrë me shumë mund; disa po e ngrehin, disa po e shtyjnë.
Nuk po shofim fund.
Sikur të kishte duar më shumë, dhe mos të ishin vetem disa edhe unë,
Por të ishe edhe Ti aty; i zgjuar, mendje-ndritur, të vërtetën me e rrefy,
Mirësinë nga humnera për ta sjellë përmbi
Në CAK më shpejtë do të kishim mbërri, djalli ish dorëzu, NE kishim ngadhënjy!

27.07.2022, Diasporë, Evropë e Mesme

“””””””””””””””””””””””””””Ist möglicherweise ein Bild von 1 Person, Blume und außen

SISTEMI PERËNDIMOR PO SHKON DREJTË FUNDOSJES

Perandoria Perëndimore (SHBA, Evropa, Kanada, Australia, Japonia, Izraeli) po perëndon, po bie, dhe po fundoset si Titaniku, dalë e ngadalë, që shumë kohë. Por tani këto lëkundje të rënjës do të jenë edhe më të forta; ekonomikisht, politikisht dhe nga gjendja sociale e popujve që jetojnë në këtë „BORD“, dhe të atyre popujve që janë nën ndikimin e marinarë/eve të tij, të cilët të verbuar nga egoizmi dhe grykësia nuk e panë „Eisbergun“ e madh (Kinën e zellshme) në horizont të oqeaneve të kësaj bote, dhe tani më nuk kanë asnjë shpëtim, sepse politikat e tyre ishin teper antinjerëzore dhe të gabuara (për këtë me gjerësisht në shkrimet tjera të mia).
E rëndësishme është tani, që NE, SHQIPTARET , të mos merremi me këto figura të mjeruara politike që po klithin mbi „dërrasat e kalbura“ të këtij sistemi në fundosje, prej të cilëve shumica e tyre do të kaloj në plehun historik, por ti përvjelim krahët dhe të ndërtojmë „Barka“ dhe „Anije“ KUQ e ZI, për të shpëtuar veten dhe popullin tonë, dhe ti bashkangjitemi organizimeve liridashëse të njerzëve mendje-ndritur në vendet perëndimore (të cilët shpëtimin e njerëzeve dhe vlerave fisnike kanë në sy dhe mendje e veprim), ku ne kemi kërkuar strehim dhe sot jetojmë.
Për të gjitha këto do të bëjë një seri shkrimesh në kohët në vazhdim, që të hedhë disa shkëndija drite në këtë mjegull dhe errësirë infromative plotë mashtrime, që këta të mjerë të sistemit të kalbur (duke kindnapuar mediet) kanë krijuar me qëllim, për mos të parë masa e gjerë e shoqërive të popujve, se çfar gabime kanë bërë që po përmbyset ky „Titanik“, dhe si po përpiqen me dorë tradhtare të armeve bio-kimike (vi*rus-vrakician) të sigurojnë pasurinë e tyre në këtë përmbysje, duke shkelur mbi kurrizin dhe jeten e njerëzeve, dhëmbje që këta popujë do ti përjetojnë në kohët në vazhdim, me krizat e rënda ekonimike, shëndetesore (nga helmimi me vrakcinë), dhe të sigurisë shoqërore (situata të luftës qytetare), në të ardhmen e afërt.
Pra, ju lutem shumë, lërëni vajtimet apo mbrojtjen e këtyre të mjereve politikanë/e që kemi në qeveri dhe opozitë, në Tokat Tona, dhe afrohuni me njëri- tjetrin, për të përballuar sa më mirë këto „Cuname“ të rrezikshme historike të dyndjeve tektonike të politikave globale, që do na e tundin tokën nën këmb.
E ne bashkë, shihemi këtu në shkrimet e mia në vazhdim për këtë dhe temat tjera të ngjashme.
Me besimin tim të plotë se i keni kuptuar të gjitha figurat stilistike të metafores që përdora këtu në tekst, ju përshëndes përzemersisht, duke ju uruar një kohë sa më të durueshme dhe shumë forcë, parasegjithash shpirtërore, psiqike!

Juaja Resmie Hoxha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.