ODAT DIBRANE
(marrë nga libri “Ura e Fjalës”)
Ta ka qejfi të ulesh, në odat dibrane
E t’kuvendosh, me burra e kësaj ane
Të pritëshëm e bujar, si në asnjë vend
Burra të beses, qe flasin me mend
E kam thënë e shkruar, dhe në vend tjetèr
Po hyre në Dibër ,duhet të “kesh mjeker”
Dibrani flet e di ta mbaj fjalën
Po ta dha besën, nuk e nxin më faqen
Më rastisi këto ditë në një dasëm të jem
Prej kohësh vertet kështu s’kisha qenë
Ulur këmbkryq, n’lëkura delesh
Shtruar muhabeti, për shtat palë qejfesh
Dhe unë i lindur, e rritur k’tyre anëve
Më dehu natyra, e hija k’tyre maleve
Kohët kanë ndërru dhe njerzit n’malsi
Por dibranit i ka mbet akoma burrni
Tymosin duhanin, e mjergullohet dhoma
Afër ka dasem ndigjohet cula e lodra
Pritet e hidhet fjala me kode zakanore
Këtu sfidohen dijet shkollore
Le te kesh universitete,e grada shkencore
Po nuk ke bujt n’dibër, mos u ul në oda
Se shkon e mbetesh pa hapur gojë
Po s’di t’ua kthesh të vënë në lojë Demir Rusi