QESH DHE QAN
Në këtë botë dalim në vaj
mësojmë më vonë të qeshemi pa e ditur arsyen
rrëzohemi duke u mësuar të ecim
dhe prapë ngrihemi për të vazhduar tutje.
Rritemi
dhe prapë qeshim,qajmë dhe rrëzohemi
ngrihemi për të vazhduar sërish
por tani me gjurmë në zemër
me plagë në shpirt
jo sikur atëherë kur na mbanin në duar
tani ngrihemi vetë
dhe e përqafojmë jetën ashu siç është.
Flasim me hënën në mbrëmje
i përgjigjemi diellit në ag
gërshetojmë lotët me vesën mëngjesore
dhe ngrihemi të sfidojmë
sa herë që rrëzohemi
nuk e duam gjunjëzimin
e mbajmë durimin.
Përmbahemi para barierave jetësore
e presim mëngjesin me diell
dhe natën me hënë
e vesës i themi se do ta lëmë vetëm
pa lotët tanë
asaj do t’i buzëqeshemi
se jeta vazhdon
qesh e qaj
rrëzohu dhe ngrihu…
“””””””””””””””””””””””””””