SHKOLLA IME…
Hape per mua dyert e zemres
me lirove pak vend prane vetes
me laps ne dore vazhdoj te shkruaj
ndjenjat per ty skane te mbaruar
Ishte viti dy mije
kur nisa klasen e pare
ate kohe kishte shume femije
nga gezimi e qeshura kthehej ne te qare
U ula ne bankat e shkolles
perballe kisha mesuesen
zura shoke e shoqe me kalimin e kohes
deri ne tru me ushqeu dijen
Librin qe ne duart e mia mbaja
ishte vetem Abetarja
kishte plot 36 shkronja te arta
i mesoje nje e nga nje
si shkruheshin e shqiptoheshin
i hidhja ne fletore pa bere ze
Kalonin ditet shkronjat vetem ecnin
muaj e vitit fluturonin si era
festen e abetares mezi e prisnim
mesin e festes ishim si lulet qe sillte pranvera
S’mjaftonte vetem me kaq
dija tek une shtohej dhe me shume
tjera libra vinin tek une
rrinin rradhe-rradhe qe te mesoja
Shkolla ime ishte shtepi e dyte
mora perkushtim dashuri e dije
vendi me i qete ku lirisht merrja fryme
librat kundermonin arome
sherbenin si ushqim per trutin tim
te isha e mire ne lexim e perkthim
Oborri i saj eshte parajvete
rrethuar me mesues te denje
por ca lule perreth
ia shtojne hijeshine qe ka vete
Shkolla ime eshte cerdhe e diturise
e sofres se mikepritjes e mencurise
nje nga castet me te cmuara te jetes
ku verviten ngjarjet e se vertetes
Mezi pres te shkoj ne shkollen time
te ngrihem cdo dite me energji
per nje cast me duket vetja nxenese
kur me therrasin mesuese
loti nga syte me del i paster kristal
ti mesoj e edukoj brezat e rinj