10.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Janar 2025

Arbana Arba

Gjendje (Risjellje)
Sot du me vallzu n’tavernën e shpirtit tem,
veç atje kam me u ndie i lirë.
.
Te nij trokun e valsit të erës
e viseve të bredhim në fluturim.
Sot du me nij veç ritmin e hapave t’mia,
Nën tingujt e kangës të njeriut si unë.
.
Që djepin e zemres tund me ninulla fëmijësh,
të atij f’mije me dashnin’ brenda vedit.
Sot du me vallzu n’tavernën e shpirtit tem,
N’ tango me kercy veç tinguj shprese.
#AR BANA
“””””””””””””””

Zeri i heshtjes
-Ty nuk të mungojne fjalët,po përse arma jote më e fortë është të shkruarit?
Ato kanë të njëjtin burim mendjeshpirtin .
-Po ,sepse rruga shpirt- mendje- dorë, flet me tingujt e heshtur.
Ajo i trembet zërit.Disa gjëra janë të bukura vetëm sepse dinë të flasin me zërin e heshtjes.
E une jam xheloze ,qoftë dhe për zërin.
Nuk ka timber më te bukur e më melodioz.Ai është zëri i shpirtit
Ndaj ti je gjëja më e bukur që kam.
#AR BANA
“””””””””””””””

U arratis në një ditë shumë të zakonshme.
Në fakt ,ajo më kish paralajmëruar me parë. Jo se nuk i kisha vënë veshin,po nuk e mendoja se do vinte ajo ditë.
Iku e etur për të jetuar në lirinë e saj.
Më akuzoi se e kisha mbajtur të shtypur,të ndrydhur,pa guxuar të shprehte ndjenjat e saj.
E ruaja pasi kështu mendoja se e mbroja.
Po ,ajo iku dhe më la.
Nuk po e njihja më.
Në fillim i preu kontaktet me mua.
Nuk guxoja askënd të pyesja.
-A e keni parë Dashurinë time?
Ndonëse kishin qëndruar në të njëjtën ambasadë.
S’mund t’ia bëja këtë turp.
Njerëzit do më gjykonin.
Si ka mundësi të mos e dojë Dashuria e saj?
Kaluan vite ,një dy ,tre .
Ndoshta më shume se katër.
Kur befas m’u shfaq në derë.
Unë isha kthyer si shkëmbi ku kurbatkat ndezin qirinj për kurbetlinjtë.
Kishte ndryshuar.Po unë i njoha buzëqeshjen.
Ajo buzëqeshje që më ushqente shpresen çdo ditë
M’u hodh në krahë.
Më mbajti ashtu shtrënguar e mallëngjyer në ngashërima kushedi sa.
Nuk kërkova asgjë të më tregonte ku ,kur,pse,kur,nga; si kish qenë jeta aty jashtë në lirinë e saj?
Ajo tashme kish ardh te unë për të mos më braktisur .
Ne ishim me të bashkuara se kurrë.
Ndoshta secila e kuptuam se asnjera nuk kish faj.
Ishte kohë për më shumë dashuri
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.