Në këtë moshë dukem si lule vjollce
Në kopshtin tim që shpërndan aromë
të këndshme mes fryteve të mi
Pres datëlindje me muzën e rizgjuar të rinisë
Mes gazit e këngës së pambaruar
Festoj me kujtimet që më sjellin pranë kohën e bukur
Gëzohu oj zemër e imja
Prit buzagaz vitet e pleqërisë
Sot duart i zgjas gëzueshëm për të përkëdhel nipa e mbesa.
Lumturohem më rriten e gëzimet e tyre
Jam gjyshe e begatuar
E nesër
Dua t’a pagëzoj vdekjen
“Këngë e lumturuar”!
“”””””””””””””””””””””””””
NJË QYTET NGRITUR ME SHKRONJA
Manastir, rreze drite
Ku flatroi shkronja shqipe,
Me bekime perëndie
Shqiptari mbushur me hire.
Kur hedh hapin n’Manastir
Fjala e vargut më merr dritë,
Kur zgjoj dallgë historie
Më gufon ndjenjë krenarie.
Alfabeti shkronjë-artë
Më i lartë se gjitha kalatë,
Varg më varg jehon kuvendi
Ndriçon ABETARJA zgjohet shendi.
Ëmbëlsisht si zë bilbili
Vargëzoj vlerën e një betimi,
Cep më cep prek
Faqe historie
Përmes zemrës thur urime!