Në këto ditë të vështira,
Jetën që e bëjmë,
Po ikun poetët shpejt nga kjo jetë
Ajo që po dhembë, fare pa u përshëndetë,
Mos vallë janë mërzitur poetët prej kësaj jete ,
Në heshtje po nisen rrugës për amshim,
Vargjet po ua lënë zogjëve për kujtim,
Me këtë pandemi që përballet vendi,
Ndoshta janë merzitur prej jetës plotë halle,
Mos vallë po i lutën Zotit të gjithësisë,
Te lënë në heshtje trupin në këtë tokë
Në heshtje të ju shkoj shpirti diku lart në qiell,
Pse kështu u ndave poet Adem Zaplluzha,
Pse kështu ike nga jeta poet Sami Sherifi,
Vallë , pse po ikun poetët në këtë muaj nëntor,
Nepër manifestime kur vargje deklamojm,
Për Krujën e Vlorën dhe Prekazin tonë,
Pse, pse, pse,… po na lënë poetët,
Neve që ju kemi njohur vështirë të pajtohemi,
Gjurmët e jetës suaj prapa ju kanë mbetur,
Ti lexojnë lexuesit vargjet tuaja jete,
Juve nuk keni vdekur shokët e mi të penës,
Vetëm keni ndrru jetën ikët në nji botë tjetër.
I lehtë ju qoftë dheu i tokës t,Shqipnis
Për jetë do të kujtoheni o ju shokët e mi
Pushoni të qetë në atë dhe flori,
Vargjet që ua keni lënë zogjëve amanet
Do të recitohen nga brezi në brezë…