“”””””””””””””
Futur lule dashurie
Ndërsa rri mbështetur në gardhin e një ndërtese të vjetër,
era fryn butësisht,
Hedh vështrimin tutje në distancë,
Qielli duket i zymtë,
Fundi i pranverës, tek unë ngjall melankolinë.
Në shkëlqimin e mëvonshëm të perëndimit mbi ngjyrën e barit,
Pa fjalë pyes veten;
Kush do të mbështetej pas gardhit, të më kuptonte mallin.
Dua të dehem në pamjen e rrallë, të qytetit tim.
Dhe ti këndoj gotës së verës,
Muzika e fortë pa verë, është pa shije.
Por pirja për të shpëtuar, nuk të afron qetësi.
Rripi gradualisht, bëhet i lirshëm e kurrë nuk pendohem,
E dashura ime, është e denjë për dashuri.
Shqipëroi
taena
21.10.22
“””””””””””””””
Rilindje e shpirtit
Ndrysho
Ti o njeri,
Poet, artist
a njeri i thjeshtë,
Fillo nga vetja!
Fisnikëroje shpirtin,
Çliroje nga egoja,
Nga ligësitë,
Nga errësira mitike
Dhe do t’eleminosh,
Me tonelata e tonelata
Energji negative,
E do të ndihesh i lirë,
Më i bukur
brenda dhe jashtë,
Do të ndihesh
Më me vlerë,
Lehtesisht i lumtur,
Shumë herë më i dobishëm,
Dhe shoqërisë
Diellin më të ndritur
Do t’ja sjellësh pranë
Nga dita në ditë…
Dritën
Do t’ja sjellësh më pranë!…
Taena
16.09.22