15.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Hyqmet B Hasko

ERDHI DIMRI.
Dielli i vjeshtës së parë vrapoi,
Bashkë me retë vargan që dynden,
Një vetëtimë e zjarrtë qiellin flakëroi,
Nga era e fortë gjethet filluan të bien.
Dhe nëpër parqe e bulevarde,
Me rrëmujë rrugicat u shtruan,
Athua, sikur po bëjnë mëkate,
Zjarrin e shpirtit në dimër ta shuajnë.
Njerëzit po shpejtojnë për diku,
Kur retë përmbi koka u varen,
Vjeshte gjurmët e veta po lë këtu,
Dhe flet për një nisje e për një ndarje.
Malet me re mbështollën kokat,
Pemët e zhveshura po ngrenë krahët,
A thua presin mallin që u mungoka,
Mall që maleve do t’u hedhë çallmat.
Por jeta lëviz dhe s’pyet për dimër,
Njerëzit rendin ne rrugët e mëdha,
Fëmijët të shoqëruar nga prindër,
Vrapojnë të rreshtohen nëpër shkolla.
Bora erdhi si nje mysafire e mirë,
Na ulet pa trokitur e shumë qetësisht,
E bardhë të ngryset e bardhë gdhijë,
Si një mesazh që na sjell bardhësitë.
“””””””””””””””””””””””””””

E NESERMJA NDOSHTA ME E BUKUR VJEN.
E nesërmja ndoshta më e bukur vjen,
E sotmja më la gjiçka të bukur që pati,
Nuk ikte dot,në shpirte kishte brengë
jetën e saj në pafundësi dot s’ezgjati.
Kështu eshte thënë dhe është shkruar,
Që ditët t’ia lënë radhën njëra tjetrës,
ndoshta e ardhmja do na kish munguar,
enesermja të vinte me dëshirën e shpresës…
Të gjithë nxitojnë t’i marrin sa më shumë,
Te sotmes që po ikën pa gjurmë,
Dikush I babëzitur gllabëron gjithçka.
varfëria të mbetet gjithmonë fukara.
Dhe të gjithëve na ka mbetur në kujtesë
E nesermja ndoshta më e bukur vjen,
Në shpirtin tone shpresa kurrë nuk vdes,
ditet e jetës sonë i përcjell me brengë.
Po kush rrojti me shpresën e së nesërmes,
do të ketë diçka më tepër se e sotmja,
njeriu shtrydhi dhe pikën e fundit të djersës,
më shumë se gjithçka të kishte bota.
Dhe vdiq po me shpresë se bota e përtejme,
Do jetë si kjo që jetojmë me shumë lodhje,
Dhe mbeti gjithmonë pengu i një shprese,
Dhe në atë botë që shkoi nuk gjeti çlodhje…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.