Ndonjëri, ndoshta, do të thotë se poetët janë pessimist, se i zmadhojnë konstatimet e tyre. Jo! Poetët nuk janë pessimist. Poetët janë realist dhe me poezinë e tyre jo vetëm që pasqyrojnë realitetin por në të njëjtën kohë duke folur për të bukurën, me fjalët e tyre të bukura, duket sikur gdhendin në mermer trupin e bukur të shoqërisë, ashtu, të bukur siç e përfytyrojnë, ashtu siç e dëshirojnë, nxisin lexuesit të shikojnë të nesërmen ashtu siç duhet të jetë dhe jo siç e shikojnë në realitet. Poetët nuk dijnë të heshtin, nuk dijnë të pajtohen me të keqen, nuk dijnë dhe, nuk pranojnë të bëjnë kompromis. Sa mund të arrijnë? Nga llogoria e tyre që u ka caktuar historia, nga llogoria që kanë zgjedhur falë një shqise të çuditshme të tyre, ata, nuk lëvizin, nuk dorëzohen. Poetët janë në vijën e parë të luftës për liri,barazi, miqësi, vëllazëri.
Duke lexuar një poezi të poetes Anna Amoroso shikojmë se ajo si në skaner na jep një realiteti të hidhur të shoqërisë sonë. Pabarazia shoqërore e cila sa vjen e thellohet. Pasuria shoqërore gjithnjë e më shumë koncentrohet në pak duar, të cilët të shtyrë nga egoizmi dhe deliri i madhështisë, shpesh kalojnë në narçizëm dhe nuk mendojnë asgjë tjetër veç pasurisë dhe madhështisë së tyre, duke përdorur të gjitha mjetet dhe mënyrat për t’a arritur. Nuk i intereson këtij prototipi nëse punëtori, i cili punon në ndërmarrjen e tij, merr një pagë, e cila, nuk i mjafton për të arritur në fund të muajt, atij i intereson të shtoi fitimin e tij nëpërmes shfrytëzimit,me të gjitha rrugët e mundëshme. Ai, kur i shikon në rrugë të varfërit, të pa strehët, ndoshta shtrembëron buzët me neveri dhe nuk shikon tek vetja ndodonjë pjesë e fajit, që ai i varfër, ai i pastrehë, sot ndodhet aty. Nuk i intereson se është pikërisht pangopësia e disa zotërinjve që kanë krijuar këtë disproporcion social. Dhe kyj zotëri, i cili kalon dhe shtrembëron buzët me neveri nuk do të dijë asgjë përveç parasë. Zotërisë që kalon me makinën e tij luksoze nuk i intereson se një të varfëri mund t’i bijë të fikët në mes të rrugës ngaqë nuk ka ngrënë. Atij i intereson që ky njeri të mos i zërë rrugën e të mos bëjë aksident në rrugë. Atij nuk i intereson se në rrugët tona të varfërit shtohen çdo ditë, atij i intereson të ketë krah pune që do të punojnë në ndërmarrjen e tij
Poetja Anna Amoroso këtë disproporcion e shikon dhe ngre zërin. Ngre zërin sa nuk është tepër vonë, aq vonë sa të mos ketë kthim mbrapa
_”Mund të më ndodhë dhe mua”-, thotë ajo. Kush është i imunizuar nga kjo? Askush. Bile as vetë ata që besojnë se janë të pasur. As vetë ata që sot shfrytëzojnë krahun e të tjerëve. Mund të ndodhë sepse siç thamë se pasuria po koncentrohet në pak duar dhe, radha për t’ju bashkëngjitur të pastrehëve, mund t’i vijë kujtdo.
I pastru ynë qendron mbështetur poshtë një strehë,qendron në një vend disi të mbrojtur nga shiu dhe era. Mbështjellë me rrobat e tij të rënda, me rrobat e ndotura, ndotur në anë të rrugës, poshtë një ure, në një stol në lulishte, ku i bie të shtrihet për të fjetur, për të fjetur nëse i ftohti apo shiu do t’ja mundësojnë. I pastrehu ynë ndjen të ftohtë. I ftohti përshkon tejpërtej zhelet dhe lëkurën e holluar të tij dhe artin drejtë e në kockë. -“Mjerim s’ka mëshirë.
Ka vetëm zhele.
Zhele fund e majë, flamujt e në shprese”-, shkruante Migjeni ynë plot një shekull më parë. I pastrehu ynë ka ftohtë në kockë, i ftohti i arrin në zemër.
-” Ndjej të ftohtë në zemër”- thotë i pa strehim i Ana Amoroso. Kjo është e tmerrëshme. Në shpirtin e të pa strehut janë shpresat që kanë ftohtë. Është shpresa që ka ngrirë
-“Në ekran kalon
fotoja shumë e trishtuar
e vetmisë”-, …Dhe i pastrehu i Anna qendron aty, mbështjellë me ato rroba, nëse mund t’i quajmë të tilla, ne sy gjysmë të perënduar, me sy gjysmë të fjetur. Do të flejë, po stomaku nuk e le. -“Revolucion në miniaturë”-thoshte Migjeni, ndërsa fliste për të varfërit. Revolucioni migjenian, kur stomaku i boshatisur bluan e nuk ka çfarë të bluaj. Dhe sot pas plot njëqind vitesh i pastrehu i Anës, do të flejë, por një i uritur nuk mund të flejë sepse stomaku i tij i boshatisur bën revolucionin e tij. Ai ëndërron. Si në ekran shikon foton e tij të trishtuar. Ooo, çfarë dhimbje tragjike, çfarë tmerri të arrijshl të shikosh veten në atë gjendje të mjeruar.Aty vdes dhe shpresa e fundit. Aty bota përmbyset. Aty qielli të bie mbi kokë. I vetëm, i braktisur, pa asnjë fije shprese…Por jo! Është një zë, i cili duket se vjen si një aurorë nga qielli, me rreze të ngrohta, kërkon të shkrijë akullin nga zemra e të pa strehuar, e të pa strehë e. Është zëri i poetes sonë Anna Amoroso, është zëri i poetëve. Ja, pra, pse poetët nuk janë pesimistë, pse poetët nuk janë nihiliste. Ata përmes përshkrimit të realitetit, kërkojnë të shkrijnë akullin nga zemra e ngritë e bashkëkohësve të tyre dhe t’u tregojnë se ata nuk janë vetëm, se për ata shoqëria mendon. A ka më mirë se në çaste të një dëshpërimi të thellë dikush të drejton një fjalë të ngrohtë, dikush me zërin e tij,pasqyron .ndjenjat tuaja të pa shpresa dhe duke ju drejtuar shoqërisë, e akuzon para njeriut dhe qiellit. Këtë bën poetesha jonë, Anna.
-“…atyre që nuk dinë më se për çfarë të shpresojnë,
prej atyre që tani kanë pushuar së besuari…”-
Jo, thotë poetesha jonë. Nuk ka mbaruar. Një ditë këta që sot mbushin rrugët do të kenë për çfarë të shpresojnë, do të kenë për çfarë të ëndërrojnë. Do të kenë, sepse ata do t’a kuptojnë se prapa heshtjes dhe pesimizmit qendron” Nesër mund të më ndodhë dhe mua” Pra do të vijë koha kur të gjithë di të kuptojnë rrezikun evmadh që sjellë indiferentizmi që ka pushtuar shpirtin e shoqërisë njerëzore. Do ta kuptojnë se duke qendruar indiferent, në një farë mënyrë drejtojnë veten drejtë greminës. Shikojnë se duke qëndruar indiferent për ata që sot shikojmë të mbushin rrugët, nesër do të gjendemi të gjithë në të njëjtën anije pa busull dhe pa timon në mes të dallgëve të tërbuara të jetës…
-“Është mbytur anija në një det
indiference pa kufi,
tëPoetja Anna Amoroso këtë disproporcion e shikon dhe ngre zërin. Ngre zërin sa nuk është tepër vonë, aq vonë sa të mos ketë kthim mbrapa

një njerëzimi që ka humbur
zemrën, ndjenjën e vëllazërisë.”- Poetesha Anna Amoroso, duke drejtuar gishtin drejtë fajtorit të vërtetë, paralajmëron se kjo rrugë e indiferncës, e cila pothuaj është kthyer në ves të shoqërisë sonë. Një njerëzimi i cili ka humbur zemrën…, ja, pra, poetja jonë tregon çelësin për të hapur rrugën e cila do të na largojë nga kjo anije, e cila ndodhet mes dallgësh të tërbuara, pa busull dhe pa timon. Duhet të bashkohemi, duhet të jemi më pak egoistë, më pak të pangopur. Kjo tokë, kjo botë është e të gjithëve e të gjithë duhet të gëzojnë. Kjo do të arrihet, kur t’a shikojmë njëri tjetrin si vëlla. Le t’a ruajmë detin e pamëshirshëm të indiferencës, le të rrafshojmë malin e egoizmit, të kërkojmë dhe të gjejmë zemrën e humbur, të humbur në grumbullin e letrave të mykura, t’a nxjerrim sa më shpejtë, sa akoma dhe ajo nuk është mykur. Kështu thotë zëri i poetes sonë
-“Mund te me ndodhë…
është pothuajse Krishtlindje,
është gati dashuri”-.
Le të ndalemi qoftë dhe për një çast, para këtij të pa strehu, të mendojmë vetëm disa sekonda. Ndoshta aty do të mësojmë një histori, një histori të dhimbshme të një vëllai a një motre, tandihmojmë ta kalojë atë gjendje nga ku vetë kjo shoqëria jonë me egoizmin, delirin e madhështisë së disa të “zotëve” indiferencën, heshtjen e tj, e ka hedhur në rrugë. Të ndalemi pra dhe të shkrijnë akullin që i ka ngrirë zemrën. Të ndihmojmë dot atë, që nesër të mos na ndodhë. Le të falim më shumë dashur e më pak e aspak urrejtje.
Le të besojmë se “është gati krishtlindje”
Le t’i urojmë njëri tjetri gëzuar krishtlindjet, dhe në vend të pakove të zbukuruar por që brenda janë bosh, të dhurojnë dashuri për njëri tjetrin
GËZUAR
Urime poete e nderuar Anna Amoroso!