8 dhjetor 1990!
Një shkëndi në horizont,
Tutje në asfalt xhaketa e vjetër,
Pëllumbi o bardhë fluturon.
Si vullkan zien nga brenda,
S’durojnë pranga as klishe,
Ra një mit si ta kish ënda,
Ëndra evropiane kudo zien.
Cep më cep Shqipërisë i rashë,
Njerëzia zgjuar nga gjumi,
Si lastar lindën filiza,
Urragani si valë lumi.
U shkërmoq një perde e hekurt,
Si të ish karton prej letre.
Unë isha një prag i shkretë,
Si një flutur fletë, fletë.
Gjumi trazuar, gjumi trazuar…
Pëllumbi i bardhë erdh me aromë
Si vala e detit shkumbëzuar,
Fluturon si një shqiponjë.
Bisqe të rrinjë kudo shpërthejnë,
Si lastar rriten çdo ditë,
Zinxhirët u këputën,
Nga errësira erdhi dritë.
Amanetet, jo lëmosha…
S’kemi kohë të zvarritemi,
Ëndra jonë është Evropa,
Është e jona Shqipëria.
-Kushtuar Samitit të BE në Tiranë-
6 dhjetor 2022,
Shqipëria nur ka marr,
Një Samit me shumë s’qimë,
Hijeshi sjell në Tiranë.
Fjalë, fjalë, fjalë me mend,
N’troje t’Arbërit pleqërohet,
Janë mbledh burrat në kuvend ,
Veç liria, s’negocohet.
Nga Evropa e Ballkani,
Mençuria ka zbrit n’Tiranë,,
Në unison, për luftën n’Ukrahinë,
Fjala ligj një zë të tanë.,
Moj Evropë, moj rruga e dritës,
Mos lësho pe për Kosovë,
Pavarësia është vulosur,
Se luan topi, s’të lënë heronjtë.
“Shqipërinë e duam si Evropa”,
Një rrefren i bërë këngë,
Ne flamurin e Skënderbeut,
N’gji e mbajmë bashkë me shqiponjë.
Janë mbledh burrat e Evropës
Ëndrën europiane për me thurr,
Si të ishin fije prej ari,
Demokracinë mos me e t’kur.
-Me rastin e 110 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë e Ditës së Flamurit-
O flamur dritë, o flamur shkabë,
Ti valvitesh në liri…
Kombi shqiptar akoma i ndarë,
Nëntorët përflakur kuq e zi.
N’shqipen mëmë një rreze drite,
N’shekullin e 21-të kurohet një amanet,
N’kuvend burrat e kombit tubuar,
Me lidh besën për mëmëdhenë.
O flamur i bekuar nga zoti,
Ti për ne je nënë e babë,
Si shqiponja n’fluturim,
Je rreze drite që skuq flakë.
Në çdo prag pikon gjak Arbëri,
Rrënjë të thella historia,
Shpata, pena e pushka shkruar,
Është e madhe shqiptaria.
Vargje pa fund shkruan poeti,
Si xhevahir i hedh n’ditar,
Në liri mijra të rënë,
Si heronjë mbetën pishtar.
Hej, sa borxh t’kemi o Skënderbe,
Si Kryetrim n’Krujë ngrite flamurin,
Nën gremzat osmane princat bashkove,
Si dengu i thuprave që nuk thyhen.
Ismail Beu cep më cep i ra botës,
Shqipërinë firmësoi, si vatan,
N’Vlorë n’vjeshtën e tretë ngriti flamurin,
Me gaz e lot shpall Pavarësinë dhuratë.
O flamur o balli i kombit,
N’troje shqiptare valvitesh krenar,
Je flakadan që s’shuhesh,
Si Dielli që ngroh çdo bajrak.
Mbi truallin e Arbërit fluturon shqiponja,
Si plis i bardhë ti hallemadhe,
Je gur i çmuar në gji të ruajtën të parët,
Si drita e lirisë xixëllon në male.
Të parët mbollën pemën e lirisë,
Ndër shekuj luftuan si dragonjë,
Si ilirjan lanë gjurmë në histori,
Një etalion Flamuri i Skënderbeut.
Si diamant, Hymni Kombëtar i Asdrenit,
Me gjak e lanë të rënët amanetin…
Heshtin dhe zogjtë e malit kur këndohet,
E ne marrim forcë si Prometeu.
Si tatua le shenjë ndër vite…
Si dy vija paralele..
Jeta rrjedh rrëke, rreke…
Fusha që përmbyt natyra,
Si mozaik gjurmë le.
Në Oqeanin e pafund,
Si Frojdi flas me peshqit,
Në faj ndjehem, si askush,
Pse, rrekem e rrekem…
Si fletë libri me shumë dritë,
Dielli e Hëna, pranë rrinë,
Dy paralele pa pikë takimi,
Rrugëtim në infinit.
Në detin e ëndrave vetmuar,
Si kronikan ngjesh kujtimet,
Në rraftin e librave deng lëmuar…
Si një tatua lë shenjë ndër vite.