“”””””””””””””””””””
“DHE PSE HAJDUTESHE UNE U DASHUROVA”
Do bëhem diell të prek fytyrën,
e di që diellin e do në ç’do kohë,
në verën me diell do të kem fatin,
gjith trupin tënd unë do ta shoh.
Do të prek ngadal të puth unë buzën,
gjoksin hajdutshe do të ta shoh,
ke qef ti ngjyrosësh me nuancë çokallate,
unë brenda teje luaj me to.
Këmbet e gjata do ti ngroh me rrezet,
ngadal, ngadal do ti skuq ato,
krahet fshehurazi ti do mi hapësh,
për rrezet e ngrohta kanë nevoj ato.
Të përqafuar fshehur mbas djellit,
unë shpirtin tënd arrij ta ngoh.
dhe pse hajdutshe unë u dashurova,
jam dielli me rreze që zëmrën ta shoh.
Do bëhem diell deri sa t’më duash,
dhe kur është dimër unë të të ngroh,
brenda vetes po digjem
i tëri,
do jemi të lumtur me rreze do të ngroh…
(nga Meri Mezini)