Ndaj këtyre çasteve gëzohuni,
Se jeta ikën e më s’vjen !
Jetoni me mirësi e mundohuni,
Midis nesh,vetëm dashuri të ken !
E pse jeta është tragjedi e komedi,
Në vetvete ka grimca lumturie!
Ndaj falni gjithmon vetëm dashuri ,
Dhe për të gjthë të ketë çaste mirësie!
Në shpirt urrejtje s’mund të mbjell,
Se shpirtin hidheroj e miqtë dëmtoj!
Nga shpirti im vetëm mirësi do sjell,
Që dhe miqtë e mi të mos t’i dërmoj!
Mirësinë e ushqeva vetëm me dashuri,
Me buzëqeshjen i dhash embëlsi!
Me gëzim te të gjithë përcolla lumturi,
Po dhe nga miqtë e mi mora çiltërsi!
Te pema e krishtlindjes vendosa dëshirat,
Ku vetëm mirësi për të gjithë kërkova!
Sytë ndrisnin e shprehenin fjalët më të mirat,
Në atmosferën magjike e lumtur lundrova!
Manushaqe Ismailaj
Island
Dimri veshi kostum të bardh,
Mua më stiloj fustan nusërie!
Natyra shtroi një tapet të madh,
Kudo mbizotron nuanca bardhësie!
Nën petkun e bardh, pemët shëndrisnin,
Në çdo anë, bardhësia vendin kish zaptuar!
Dielli me rezet e arta fytyrat na ndrisnin,
Ky pejsazh i bardhë magjishëm ish stampuar !
Natyra me mjeshtëri krijoj artë magjik,
Për çdo stinë krijon tablo piktoreske!
Këto pamje të magjishëm më bëjnë nostalgjik!
Dhe dimrin e dua me këtë fantazi magjike!
Manushaqe Ismailaj
Island
Për drejtësi, të gjithë të bërtasin!
Sisha në arenën e cirkut,
As në arenën gladiatore!
Por kur dëgjoj fjalët e mikut,
S’kërkoj debate por fitore!
Çdo fjalë që them mirë e peshoj,
Sepse fjala të godet pa e kuptuar!
Ndaj mikun nuk dua ta lëndoj,
Problemet dua ti sheshoj pa debatuar!
Në brëndësi të shpirtit klithma degjoj,
Për padrejtësit që shumë veta godasin!
Betejat për fitoret s’dua t’i mendoj,
Për të vënë drejtësin të gjithë të bërtasin!
Manushaqe Ismailaj
Island