Fabula:
1.AUTORITETI
U tha brumbulli me zërin e zgjatur,
bletëve që për punë s’rreshtnin:
– Në jetë gjithnjë autoritet kam patur.
bletët e dëgjonin edhe qeshnin.
Për çautoritet flet ti mor i mjerë!
I thanë bletët vrulleshumë.
Ai,si tani dhe kurdoherë,
vihet pak nga pak me punë.
ULLIRI , DARDHA DHE I ZOTI
Në një kodër për karshi,
kish shumë kokrra një ulli.
Tha një dardhë pa një pa dy:
– Çsekret ke,o mik ta di?
Tha i zoti i tij pa drojë
që përgjigjen kish në gojë:
– Si këtë vit dhe mot për mot,
u pres degët që rrinë kot.
Varka siç ishte e mërzitur keq,
i ankohej detit,tek rrinte në breg:
– Çdo gjë mik tek unë heq e vuan,
ndërsa për ty flasin mirë e të duan.
Dhe deti i gjerë me dallgët muskuloze,
ia ktheu varkës qetë qetë:
– Të shoh që për mua bëhe shumë xheloze?
Por ti mike një gjë ende se di,
këtu tek unë ke vlerë dhe ti.

Nuset del i pret në shkallë,
në sokak me zëra dasme.
Nuset pa vello të bardhë,
por fustan me cop prej basme.
Këngët për nuset i tjerr,
siç tirret një gjalmë i hollë.
ca lule për nuset mbledh,
ti mbajnë byzylik në dorë.