11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Marissa Rrasa Ashiku

Marisa Ashiku
Më jep pak kohë!
Më jep pak kohë…
sa të përqafoj të vërtetën,
jam vetëm një sekond larg saj…
njësoj si fryma mbi buzët e tua,
kur flirton me mallin e lagësht
varur në qerpik…
Më duhet
një fije e hollë mendimi,
sa të gjej foljen e duhur
dhe ngjyrën përkatëse,
që të shkruaj në cipën e trurit.
Të numëroj
përplasjet e njëpasnjëshme
të imazhit tënd
me neuronet,
të dëgjoj për një çast
jehonën
që lë emri yt tek unë….
Hëmmm…
E vërteta e vetme,
që dua të përqafoj…!
2/11/2022
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
(Mara 1)
-Nuk jam Perëndi, as gjysmë Perëndi –
Shëtis në të shkuarën,
në kujtime të paqarta,
ditë që zhyten në mjegull
dhe shqetësohem,
për të gjithë njerëzit që nuk i kuptova…
Një uragan ndjenjash
më ngrihet në stomak
dhe ma prish kthjelltësinë e mendimit,
kondradiktore me atë që them,
me atë që bëj
me atë që dua të bëj…
bëhem e ashpër,
e ftohtë me veten
që s’më kupton kur i them se :
ndërgjegjësimi që jeta është vetëm një,
do më sillte lirinë e pafajshme
dhe do kuptoja që nuk jam Perëndi…
S’do e kryqëzoja veten
për çdo dhimbje që ndiej,
kjo më shpërqëndron,
më çon në një labirint
brenda vetes së humbur
që s’ia gjej fundin…
por në çdo cep të tij
është shkruar emri im
që e dua kaq shumë,
madje është shkruar emri yt
që e dua akoma edhe më shumë
e dua sa emrin tim…
Të kam dashuruar pa frikë
kështu e njoha lumturinë
me ty dhe pa ty,
nuk shqetësohem
që s’e kam kuptuar ende
pse të dashurova kaq shumë…
Por di që, ti je ai që më bën ta dua jetën!
Me ty jetoj
dhe jeta ime merr sens si njeri …!
Marisa Ashiku 2/10/2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.