RINI
– Rini, ardhmëri e botës mbarë
Pa ju jeta s’do kish kuptim,
Jeni shumë ëndërrimtarë
Nëpër botë ecni pa mbarim.
Pa ju për ne asgjë s`ka vlerë
Dita duket shumë e zymtë,
Jeni buzëqeshja e çdo shpirti
– Diell! Ju i jepni vendit dritë!
– Rini! Ylber me plot ngjyra –
Pa ju Atdheu si mund të ekzistoj?
Luteni, mos na i vrisni shpresat
Malli nëpër botë mjaftë shtegëtojë!
Ju jeni kuptimi i gjithë jetës
Arsyeja e çdo nëne në zgjim,
Nektari si lulja në bletëz
Drita e aurorës, e Atdheut Tim!
Jeni si pëllumbat e paqes
Që n`largësi dinë të fluturojnë,
Pa ju s’shkëlqejnë as yjet e natës
As mëngjesi nuk don të agojë!
Ndaj, ejani e na riktheni buzëqeshjen
Të ngrirë ndër vite, mbetëm të mjera,
Toka ta rrotullojë normalisht boshtin
Që nënat e vashat t`mos presin tek dera
Bruna Musai
“””””””””””””””””
Merre trëndafilin moj vashëz
Ty po te drejtohem moj vazhëz syzezë.
Në shenjë dashurie merre këtë trëndafil.
Të keshilloj ta hapësh fletë-fletë.
Në pistilin e tij mban gdhendur dashurinë.
Degjoja aromën se ka aromën tendë,
Nëpër petale formoi aromën per Ty
U ujita cdo dite me shumë ëndje,
e sot e képuta ta bej dhuratë Ty
Ndoshta ty te duket një dhuratë modeste.
Por dije se per mua ka shumë vlerë
Eshté rritur me dashuri nëpër ditë shpresë
Me ty cdo dite ne mendje e kujtesë
Në këtë trëndafil,ndodhet e gjithë bota.
E në sytë e tua, me lër te shoh lumturinë.
Dua ti degjoj zemrës rrahjet e forta,
Se bashke me trendafilin te shpreh gjithë dashurinë.
Bruna Musai
“”””””””””””
MERRE MALLIN TIM
Gjeje mallin tim të shpërndarë galaktikës
Merre përqafoje nëse e njeh,
Ndoshta do të fshihesh diku prej frikës
Se malli si zjarr të lëshon përdhe.
– Merre mallin tim, provo ta nuhasësh,
Merre e përkunde në tënden zemër,
Mundohu ta fshish nga shpirti i etur
Që nga malli tani të është tretur.
– Merre mallin tim, të tharë nga lotët
Ndoshta do ta gjesh në ndonjë ujvarë,
Aty ku përkëdhele, për herë të fundit flokët
Mund edhe të jetë fshehur, aty në ndonjë skaj.
– Merre mallin tim, nëpër gjethet e vjeshtës
Në ndonjë degë peme, ndoshta mund ta gjeje.
Kërkoje dhe gjithë dimrit pareshtur
E ndoshta e gjen në një gjethe pranvere.
– Merre mallin tim, mos e lër të ikë
Ruaje me kujdes, të pastër kristal,
Se zemra po vuan e shpirti po digjet
Ky mall i pashuar, po plas si vullkan.
Bruna Musai