4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Leke Imeraj

Tipi „kontrapedal“.
(miniportret)
Tipi kontrapedal mendohet njeriu kryeneç, dogmatik, fanatik, injorant, i vetmbyllur. Në gjuhën popullore mendohet tipi mushkë, kokëshkëmb, kalë karroce, që nuk han pykë. Eshtë i kundërt me tipin e hapur, konstruktiv, komunikues, modern.
Ky tip, gjendet jo vetëm tek njerëzit e paditur, të pashkolluar. Në një masë shumë të madhe, gjendet edhe tek njerëzit e shkolluar, universitar, madje edhe tek ata me grada shkencore.
Ndërkohë që tipi i hapur tregon dhe përkrahë ide të reja, mendime përparimtare, ngrohtësi shpirtërore, tipi kontrapedal tregohet i mbyllur, refuzues, injorues, paragjykues, mendje dhe shpirtngrir.
Tipi kontrapedal, është i rrënjëzuar thellë në zakonet dhe traditat e veta. Në asnjë rast dhe, me asnjë çmim, nuk i braktisë ato. Eshtë i mbyllur për gjithçka që nuk shkon me botën e tij.
Midis të resë dhe të vjetrës, ai zgjedh të vjetrën, botën e vet. Midis ligjit dhe kanunit, ai zgjedh kanunin. Midis tavolinës për bisedime dhe llogores, ai zgjedh llogoren. Eshtë i verbër para shanseve dhe perspektivës, për ndryshim.
Hiqet shurdhmemec në informacionet bashkëkohore. Asgjë nuk i intereson jashtë kafkës së tij. E mendon veten aksi i botës, i mençurisë, diturisë, kulturës, patriotizmit. Ai mendon se është lindur vetëm për të transmetuar, jo për të dëgjuar dhe mësuar.
Ndjehet i fyer dhe, bëhet shumë agresiv, nëse të tjerët i kondërshtojnë apo, injorojnë idetë e tij. Ai njeh vetëm miq dhe armiq. Të mesëm nuk ka. Kundështarët e ideve të tij, ai, i deklaron menjiherë armiq.
Ky tip, e ka shumë të zhvilluar aftësinë e vetmaskimit. Nëse, regjimi apo, rrethanat nuk ia mundësojnë pasionet e tij, ai hesht, madje, hiqet bashkëkohor dhe, militant i flakët, i regjimit dhe kohës.
Karakterizohet nga çrregullime shumë të forta psiqike dhe të personalitetit, në shumë raste, nga të dya bashkë. Nuk ka ndjenja, ka vetëm pasione. Nëse bëhet i plotpushtetshëm, vetëm me revolucion mund të rrëzohet nga “kali”.
“””””””””””””””””””

Të “çmendurit” tonë dhe Dumani
Në regjimin demokratik, ku sundon Shteti i së Drejtës, të çmendurit, mjekohen dhe, të rrezikshmit, mbyllen në çmendi.
Në regjimin tonë anarshisto- Lumpenkomunist, të çmendurit, bëhen politikanë, mbushin Foltoret dhe Kuvendin. Ata qeverisin vendin, të shendoshët mjekohen. Për tri dekada, Foltoret dhe Kuvendi, janë koka e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Çfarë mund të bëjë Dumani!? Do të mund t’ia heq popullit qafe këta të “çmendur”? Vështirë e ka. Po populli, do t’a ndihmojë Dumanin!? Ah, populli i shkretë, është përçar, copa-copa, sipas ngjyrave politike. Një pjesë e madhe, jo vetëm që është pajtuar me të keqen por, edhe e ka pranuar atë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.