Se ç’mu kujtuan kohërat e vjetra
kur luanim me guralecë,kapuça e letra,
gugjash e gegja, cicmic, guracak edhe vizak
Gjumin bashkë e bënim të gjithë në një shtrat
Kur qeshnim e qanim prapë të gjithë ishim bashkë
Rrobat e arrnuara, e me pasterti
Sa me gëzim i prisnim festat e Vitin e Ri.
Sa të bukura ishin ato mëngjese,
duke pyetur njeri- tjetrin, a u zgjove a fjete
Fytyrën e dhëmbët shpejtë i pastronim,
njëri-tjetrit ne i ndihmonim
Sofren nëna e shtronte me dashuri,
të gjithe rreth saj të bashkuar oh sa bukuri
Buka në sofër sa shumë avullonte nga duart e nënës
që kurrë nuk pritonte për ne të gatuante
E Babai bukën ndante në disa pjesë,
në mes të sofrës veç një pjatë ishte,
turreshim me vrap të hanim sa më parë,
dikush ikte ne shkollë , dikush në fushë e arë
Nënat na uronin një ditë të mbarë,
kush në shkollë e kush në arë.
Ju fëmijët e mi paçit jetë të gjatë e mirësi,
faqe të bardhë e dashuri
Në ato kohëra kishte shumë dashuri,
duanim njëri-tjetrin me zemër jo për pasuri,
Nuk duanim për sy e faqe s’kishte gjelozi
Në kohën e shkuar mbretëronte njerëzia,
buka e kripa edhe dashuria
Tani se ç’është futur në mes një shejtan,
të gjithë rrotull se ç’po i bën,
humbi dashuria, i mbyti xhelozia, droga e rakija,
Prej këtyre punëve të pista
humbi respekti e njerëzia.
K.A.Shala dt/16.12.2022