15.5 C
Tiranë
E enjte, 5 Mars 2026

Rame Smajlaj

DYZET VITE
Në 40 vjtorin e martesës!
Për dyzet vite
Shumë kush përjetoj
Përvjetor të tij
Shumë kush kremtoj
DhEmbje e nostalgji
Dyzet vite jetë
Me ngjitje e zbritje
Në luftë për mbijetesë
Për lumturi a sfidë
Dikush në atdhe
Të tjerët në mërgim
Me ngrohtësinë e Diellit
E buzëqeshje Hëne
Ka sot mërgimtari
Unë të pys Ty
Ndonëse dhe ti mu
Engjëllushë belkëputur
Ikonë ishe strehu
Unë nuk isha skulptor
Hyu t kishte ngritur
Po qesh prozator
Me vargun e skalitur
Me nota violine
Desha t’ledhatojë
E brushë piktori
Ngjyrë ylberi të dhuroj!
Ramë Smajlaj- Dardani- Mergim Gjerman
PËR TY NËNË
(Në përvjetorin tënd)
______________________________
Vitet ikin edhe furrën djegin
u bënë njëmbëdhjetë sa mijra shekuj
të kërkon një zog me plagë
si vullkani skuqur valë.
*****
Në mërgim jetoja me Ty
në zemrën time veq zymtësi
engjëllore ime nënë
sa m´ka marrë malli për Ty.
******
Male fusha e djerrina
loti im po i pikon
krenaria më freskon shpirtin
nëna ime e ngrohtë ikonë.
*****
Fjalët tua kanë bekim
“biri im kudo që shkon
krijo miq e jo armiq
vetëm lule ti dhuro”.
******
Pas nëntë vitesh prap do më keshë
bënë acar këtu n´mërgim
krah e pupla më janë zverdhur
më mungon pullazi im.
******
E sa gjallë t´më rrahë kjo zemër
loti im nuk thahet n´qepallq
së një ditë e do bashkohemi
që të kënaqemi nëné e djalë.
******
Ty e imja, nënë drite
katër shkronja që bëre ti
me e madhja sa kontinenti
e nëneqiellit zemërgjërsi.
******
Nuk më vlejnë as gjevahirët
se diamant ti na dhuroje
fjala e juaj , tek unë skalitur
sa e ëmbël si bletë hoje.
Dhjetor , Ramé Smahlaj
NË PËRVJETORËT E FLIJIMIT
-Për tokë dhe besë do bëjmë kthese!
Shtigjeve të Pashtrikut
44 Yjeve të Lirisë
Të rëne në Pashtrik të Hasit
Si ju atdhetar
Në pusi nga hiena barbare dhe Europa hieligë
për Ideal kombëtar
Jam vetë autokton
Matanë e në këtë anës shqipesh
Padrejtësisht të ndarë
Deborë të kuqe e banë
Tokë e ngrirë në çdo cep
Ai 13-14 dhjetor 1998
Me ideal çelikosur mbi jetë
Për ç’thurje kufiri
Nga kanibalë paramilitar
Ty Pashtrik i legjendave
s’dot të shkel këmbë barbari
Sa i ashpër e i pa kaluar
Nga hienat uzorpatare
Me mur kinez ishe ndarë
I lart sa vet qielli blu
I vlerës për hasjan
I urryer nga karpatjan
Mbi varr të babë Pashtrikut
U ngulit Besa
Për këtë tokë Dardane do bëjmë kthesa
Se na prinë ; Mujë Krasniqi, Qenë Qenaj
Në rrugë dhishë ishin rritur
Aty kaloj Bajram Curri
Bashkë me Dervish Salihun
Heroinë Shotë Galica
Adem Jashari me shokë shumë
Për ty betejë Pashtriku e 98-ës
E shpagoj me kokë dhe armiku
Kurrë ma ndarje vëlla me vëlla
Të pa mposhtur u flijuan 44 dëshmorë
Në lartësi mbidetare 170 metra
Pashtriku lartësohet në histori
Teren i thepisur timash Lirie
Ah Likenet e Hasit
Mes Dardani e Shqipëri
Bënte dimër e acar
Në mbi dy metra deborë
Ngarkuar municin nga çlirimtar
Çdo pëllembë toke po ndizaj
Rezistenca sy me sy e ballë për ballë
Dhunë makaber nga Serbia
Armiku zbrapset nga ka ardhë
Pa u dorëzuar nga dramë e Pashtrikut
UÇK- tmerr i armikut
Nga Cahani, drejt destinimit
Ishte Besa- shkuar betimit
Ju hytë në altarin e Lirisë
Me gjak vuloset mëvetësinë
Të freskët do ju mbajë historia
Lavdia dhe krenaria
Me ty Lun- Qenë Qenajnga Ramaja
E Nexhmetnin nga Rogova
Bislim Muçajn nga Lugishta
ushtonte Shpella e Ahishta
NË Pashtrikun Legjendar
Mbin trëndafila lulekuqesh çlirimtar
Për ju kënga s`ka mbarim
Edhe penda s`do shtërroj
Hapen flatrat mbarë shqiponat
Gjithë Shqipërinë në vrojtim
Ju domen të ferrit
Zhdukeni nga keni ardhë
Këtu i thonë Shqipëri
Autoktonas Dardani
Në pllakën përkujtimore
Në kufirin Shqipëri- Shqipëri
Do ndrisin si yjet 44- Dëshmorë
Flakadanët e nënqiellit Dardani
Të brishët sa ishit
Të tërbuar si përherë
Mallkuar qofshi nga rënkimet e nënave
Ah lotët i kam pikë të dobët
Për dëshmorët e kuirit
Për inspirim heroizmi
Për Bashkimln e Kombit.
Ramë Smajlaj, dhjetor 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.