matematika ime ,zanafilla ti.
“”””””””””””””””””””””””
TI EJA E BARDHË ME MADHËSHTINË E MBRETËRESHËS
(Kur takoheshim nëTiranë e në Paris )
Të gjata po më duken këto ditë nëntori,
shirat filluan, retë e errësuan të gjithë qiellin,
për vonesën tënde ky shpirti im trishtim mori,
Ti eja mall kam per ty, po të pres si dita diellin.
Portën e zemrës përherë hapur e kam për ty,
kur ti më vonohesh, unë gjumë s’kam në sy,
ky shqetësim po rritet dhe po më bëhet zakon,
zemra ka marrë drithërim, vonesën tënde s’kupton.
Unë e di se rrugët për tek një zemër kanë pengesa
dhe një lule nuk mbetet e freskët po s’e lagu vesa,
ti mikja ime mos prit që mua të më dhemb zemra,
se mosha ime nuk ka gjelbërim ngahera.
Gjithësesi dhe po u vonove, do të pres deri në fund të jetës,
do të mbetem në pemën e dashurisë gjethe e pa tharë,
mik do të behem me bilbilin, do t’i këndoj pëherë shpresës,
se një lumturi rritet kur një tjetër zemër e ka pranë.
Po të pres siç pret toka shiun në muajin më të nxehtë…
dhe buza e nxehur kërkon të shuhet tek burimi i jetës…
Po përse po vohesh, se zemra ime me shpirtin po flet,
që ti të vish e bardhë me madhështinë e mbretëreshës.