LËNDINA E LULEVE
Dy lule të bukura në një lëndinë,
Në mes mijëra e mijërave të tjera,
Qeshnin e mburreshin me bukurinë,
Stolinë e vyer, dhuratë nga natyra.
Ngjyrë kuqaloshe porsi shega,
Kundërmonin aromë trëndafili,
Ju gëzoheshin dhe zogjtë nepër dega,
Me këngë i përshēndeste dhe bilbili.
Por koha e veniti këtë atmosferë,
I vyshku, i përkuli dhe i mundi,
E për çfarë do krenoheshin atëherë,
Për petalet që ua mori, ua shkundi.
Ah koha që vrapon e nuk ndalet,
Koha që të rrëmben, të tronditë,
Luleve nuk ju mori vetëm petalet,
Dhe kërcellin ua thau një ditë.
Mbijetoi shpresa tek pranvera,
Dhe lëndina u riqëndis me stoli,
U rritën më shumë lule të tjera,
Buzëqeshi fort jeta, gjalloi përsëri.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data 17 dhjetor 2022.