“””””””””””””””””””””
Nuk ka ndryshlime,- jo!
Humba udhëve të natës
ngarendin ato që janë si unë,
shpresuesit dhe të pashpresat.
Po, unë kalëroj pandalshëm
me mallin erën që kam,
tek kalon përtej dhimbjes
dhe në agun e dritës.
Prek dritëgazin e afërt të agut,
gacëzohem mornicave të akullta,
e ngulitem në sytë e buzët
plot për plot vesë.
Ardhjen e freskut e pres
nën mornica….
Atdhe,- ndryshimi nuk vjen.
Dita e bardhë duhej të vinte
ndryshe e ajo nuk shihej të
ishte aty as si ishte më parë.
Vajtojcat dolën nga një legjendë
dhe përshkruan pritjet
tej e përtej, mandej pushuan,
sikur gjetën folenë e dritës,
në burimin e etjeve të mia,
të shenjtëruara do horizonteve
vajtuese të kohës pa kohë.