Të thuash, jetoj?… jetuar jam prap.
Se larg vëndit tim,po më kalon jeta.
Të bukurën që dua,dot nuk e kap.
Diku ka ikur, nga e përplas era.
A@. Gjini
“”””””””””””””””
Duke dergjur,në shtratin e harresës.
Në mëndje më erdhën,sa shumë kujtime.
Në këtë fund,viti që sa po delë.
Doja ti hidhja të gjitha, në poezin time.
Shumë herë,kam kaluar dhe momente të bukura
Po kam patur,edhe shumë zhgënjime.
E kam parë djellin,kur më buzqeshte.
Por..dhe netë të errta suferine
E kam shijuar,pranverën e bukur
Po kam kaluar,dhe dimra të egër.
Shumë herë,më ka ngrohur djelli.
Por kam ndjer,dhe të ftoht në zemër.
E kam dashur,aromën e trendafilit.
Po kam duruar,dhe kur më shponin gjëmba
Ndjenja kënaqësi,nga valët e detit.
Po shumë herë,ngrinte dhe dallgët të rënda.
Më kan pëlqyer gjithmon,si këndojn bylbylat.
Kur më tutje,me këngë ja mbante thelleza.
Kam shikuar, kur fluturojn dallandyshet.
E mjaltin nëpër koshere, kur e prodhon bleta.
Kam ecur shumë herë nëpër rruge bote.
Ghithmon krenare, e me hapa të rënda.
Dhe pse kam patur ,momente të nxituara.
Po kurr, nuk mu rrëzua këmba.
Eh.. këto ditë festive,në botën e largët.
Ku llamburijn dritat,shumë ngjyrshe neon
Bukuri prrallore,në çdo rrugë e lagje.
Por mua.. më duhesh ti, o vëndi jon.
A@. Gjini
D 12-23-22