14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Mars 2026

Mark Marku

AMBASADORI I DIJES PERTEJ OQEANIT AKADEMIK ZEF PERGEGA
Mark Zef Marku
Librat janë dritare dhe mundësi për të parë e njohur botën,ato edhe pse pa jetë, ato shpesh transmetojnë shumë më tepër, sepse librat përmbajnë mëndimët më të zgjuara dhe më të vlefshme të kohës, librat janë ato që nuk i kanë lenë t’i marrë era,e kur ato shkruhën mbetën shumë gjatë.Librat kanë një forcë të tillë sugjestionuëse që na prek ndërgjegjën, por edhe nënndergjegjen tonë.Ne duke mos u shkëputur nga leximi librave, forcojmë gjithnjë e më shumë aftësitë analitike të mëndimit. Për dije dhe zgjerimin e tyre ,kanë nevojë të gjithë njerëzit ,qofshin të pasur , të shtresës së mesëme ,apo të varferit ,pra kushdo në jetë,pavaresisht mundësive që ka njeriu në jetë.E dija fitohet kur i ke mundësitë ekonomike,se dihët ,dija ka pikë e mbështëtje ka sëpari paranë ,por megjithatë kërkon vullnet,dashuri ,përkushtim ,vëmëndje.
Dija fitohët kur shkollohësh me mund e djerëse,ajo merret nëpermjet mediave të shkruara dhe elektronike, librave dhe leximit të vazhueshëm të tyre,por ajo nuk ka kufi për nga mosha ,të marrësh dije duhët të mëndosh se është e nevojshme gjithë jetën,dhe gjithnjë je në kërkim të saj.
Marrja e dijëve të thelluara bëhët e merrën në shkolla ,universitete ,por ato fitohën dhe merrën edhe nga eksperienca e jetës , dhe thesari i dijës që brezat e mëparshëm lënë për pasardhësit e tyre.Po dihët se librat janë dhe mbetën mbetën pasuruësit me të mirë të dijës. Në fillim e muajit Tetor komunikoj në rrjetët sociale me Mirditasin Oroshianin, në Origjinë miku tim Akademik Zef Pergega.
=Prej vitësh ,gazetar,redaktor tek gazeta ‘’Koha Jonë ,, dhe në Agjensinë Telgrafike botues i gazetës ‘’Kaltërsia,,.Autor i 40 librave dhe i 10 librave të tjerë ne në dorëshkrim , është autor i 46 dokumentarëve televiziv dhe i shumë studimeve e hulumtimeve historike.Ai njihet si një enciklopedist më i spikatur i shqiptarëve të Amerikëes ne 50 vitet e fundit.
Ka vite që jeton e punon në Amerikë,gjatë kësaj përiudhe në Shtetet e Bashkaura të Ameriekës ,ai ka aktivitet të gjërë .
=Në Detroit ku banon ai ka Botuar Buletinin periodik ‘’Shqiptari,,.Për disa vite ka qënë pjesë e redaksisë ‘’Illyria,,New York,
=Redator i revistës ‘’Kuvendi,, në Detroit,dhe ‘’Trojet Tona,,në shtetin e New York.
=Në vitin 2002 ka themeluar ‘’Albania Amerikan Institute,,.
=Mban dekoratën ‚‘‘Pontifica,,akorduar nga shteti i Vatikanit ne 2015 dhe në gazetari Dekoratën ‚‘‘Naim Frashëri,,.
=Është prej shumë vitësh gazetar në ACTV në Micigan,dhe Drejtor i Radios ‘’Iliria,, në gjuhën shqipe në Detroit.
= Autori është antar i Akademisë së shkëncave dhe Arteve në New York.
=Mban titullin Akademik në fushën e Historisë.
1
Unë mëndoj se është shumë i njohur,si studjues e historian, si gazetar por edhe si poet ,ku ka tashmë dhe 3 libra të botua me poezi.Gazetari në Detroit Rafael Floqi do të shprehej për poezinë e tij: ‘‘ Zef Pergega është një poet që ka krijuar individualitetin krijuës, jo vetëm në poezinë e sotme shqipe që krijohet në mërgim, por individualiteti dallohet edhe nё nivelin e poezisë së sotme shqipe. Tashmë poezia e tij ka fituar një vlerë dhe peshë të vertetë artistike. Poezia e tij, ka marrë vlerë që duhet respektuar, sepse ka tërhequr vëmendjën e lexuesit, për më tepër të asaj kategorie që leximin e poezisë e bëjnë më kujdesshëm dhe në mënyrë profesional…..Vetё evolimi qё ai ka shёnuar nga libri i parё, botim i vitit 2009 «Dheu i Atit» dhe «Kallnuer në Detroit » dhe libri i fundit “Lëreni kohën të flasë » ёshtё njё triptik tematik i gjithё rrugёtimit poetik tё autorit, Atdheu-Mergimi-Universi i lirisё,,.
Akademiku Zef Përgega është një shkrimtar me një kolanë prej 40 libra të shkruar e botuar, ai me shkrimët e tij me ka tërhequr ,dhe vlerësoj punën krijuese të tij që ka bërë dhe që tash ka në dorëshkrim mbi 10 libra të tjerë që presin përmbylljën e plotë për të realizuar botimin, si në Shqiperi dhe jashtë vëndit është me një eksperiencë prej me shumë se 3 dekada.
Në bisedë e sipër me tregon se së fundëmi ka botuar librin e tij ‘’Bohemët e Mirditës,duke ju shtuar kolana e tij me 40 libra të shkruar e botuar, e natyrisht si e cilësova ka edhe shumë libra të tjerë në dorshkrim.Gjithashtu ai kishte mënduar nga njohja e konsiderata e tij për mua që të merrja një kopje të librit,nëse unë e dëshiroja.Para se ti ktheja përgjigje ,kujtova një thënie ,‘‘a nuk i do qorri sytë,, kjo në kuptimin që njeriu ka nevojë të marrë gjithnjë dije dhe se çdo libër është një dritare me shumë që të sjellë dritë diturie,dija nuk ka afat kohore që të rreshtës së marrurit prej saj.Gjithashtu me erdhi në mëndje një thënie e Presidentit te Amerikës Abraham Lincoln ,ku sot është shtetas miku im Akademiku Zef Përgega ,i cili ka thënë:
‘‘Gjërat që dua të di janë nëpër lira .Miku im me i mirë është ai që do me japë një libër që unë nuk e kam lexuar,,.Abraham Lincoln me herët President i SHBA-ve,,
Natyrisht që me shumë kenaqësi e respekt i përgjigjem që dua ta marrë dhe sa është detyrimi im.Ai me mirësinë e zemërbardhësinë e tij ,por edhe bujarinë ,me thotë që nuk dua ta jap jo për lekë ,jo se libri nuk ka vlerë monetare ,por unë kam dëshirë që nëse e do, ta marrësh këtë libër nga unë dhe lexoje është i një tematike e veçantë.Po nuk me tha asgjë rrethe librit të tij ‚‘‘Bohemët e Mirditës,mëndja blete…nën kesulën e Mirditorit,,.
E falenderova shumë ,nxitova që këtë libër ta marrë ,ta shfletoj,madje ta lexoj në 278 faqet e tij,dhe kem pjesë në bibliotekën time modeste, i dërgova edhe foto që librin e mora e po lexoj me kureshtje. Unë e di Akademik Zef Përgega ,është Mirditas dhe në Origjine të familjës se tij ,nga Oroshi komuna,sot njësi administrative , ku është pjesë edhe Blinishti, vendëlindja ime,natyrisht që ishte kënaqësi të kisha në dorë këtë librër të shkruar prej tij , vërtet është një libër interesant dhe i vetmi libër që është shkruar për përsonazhe njerëz endacak ,njerëz të varfër në vëndin tonë,me saktë në mirditë,por që kanë lënë mënçuri për brezat me fjalët e tyre.Një libër që autori ja dedikon gjithë lypsave në botë.
Unë ,kisha lexuar pjesë të veçanta nga shkrimet e tij ,në librat e botuar vite më parë ishim takuar në Tiranë ,ndonëse autorin unë e kam njohur që në Rreshën në vitin 1983 ku unë startova si ushtarak karriere,xhaxhai i tij ushtarak i lartë ,po ashtu edhe miqte tij i kam te njohur vite ma pare, disa nga këta shumë ushtarak,natyrisht unë me i vogel në moshë se ai ,e i vogli mban mënd më të mëdhenjtë.Autori në vitin 1998 emigroj jashtë në Amerike dhe vite me parë jemi takuar edhe në Tiranë në një promovim libri,për Domgjonin e Fanit me autor Llesh Ndoj, aty biseduam dhe bëmë edhe foto kujtim,dhe në bisedë sëbashku, mora dijeni gjërësisht për aktivitetin e tij,dhe që kishte një kolanë të konsiderueshme me libra të botuar prej tij, dhe jo vetëm për Mirditën ,por edhe vënde të tjera ku jetojnë shqiptarët brenda e shqipërisë dhe shqiptarët në trojët etnike,në Kosovë,Mal të Zi ,për Çamërinë etj.
2
Gjatë leximit librit të autorit Akademik Zef Pergega tij ‘‘Bohemët e Mirditës,mëndja blete…nën kesulën e Mirditorit,, unë kam impresionët dhe vleresimet e mia.Libri është ndër librat e parë që u kushtohët njerëzve ,endacak,lypës ,po sigurisht që autori trajton edhe tema e figura të tjera të jetës para viteve 1990,që jetuan në Mirditë,në krye të herës dua të them se autori Akademiku Zef Përgega ka meritën se është i pari që shkruan një libër për mënçurinë që kanë lënë me fjalët e tyre ,endacakët si Marka Brunga ,Luke Munegja,Marka Fana,Pjeter Mark Mirdita me cifteli,Preng Dod Valenica,Preng Sherri etj.
Në Amerikë ku jeton autori kam lexuar me herët një libër ka shumë vite ,të një bizensmëni supër milarder citonte se është me mirë të jesh i pari se sa më i miri,e pra autori është i pari që botoi këtë libër kushtuar,këtyre njerëzve të varfër që jeta e tyre kaloj derë më derë,por që lanë fjalë të mënçura.
Por unë që tash e kam lexuar , them se është edhe me i miri si për këtë libër i cili ka vlera të veçanta për brezat e sotëm dhe për ata që do vijnë me pas ,por gjithashtu autori prej vitesh qytetar e nënshtetas Amerikan është më i miri ,se ai deri me tani vjen me një kolanë të librave të botuar që kapin shifrën 40 ,e natyrisht që është një punë dhe sakrificë e tij,për librat e shkruar ,po gjithashtu edhe për këtë libër ,që unë e vlerësoj por edhe nga të tjerët mëndoj se duhët vlerësuar në maksimum nga të gjithë njerëzit ,po dhe strukturat shtetërore e shoqërore në vëndin tonë ,edhe pse ai është me banim prej vitësh në Detroit të Amerikës ,por edhe në librat e tij rrok tema të ndryëshme të historisë ,të kulturës dhe zhvillimit të jetës në Shqipëri.
Gjithkush e kupton ose duhët të kuptoj se që të shkruash ,duhët të kesh dije ,që të kesh dije duhët të hulumtosh ,të studiosh ,dhe mandej të ulësh dhe të shkruash dhe gjatë të shkruarit duhët që të kesh referimët përkatëse në jo me pak se dy burime ,pra të jesh i saktë dhe bindës në ato të vërteta që shkruan,e gjithe kjo pune eshte e lodheshme ,por do edhe guxim.Po gjithë kjo punë voluminoze kërkon mundim ,shpenzim kohë dhe shpenzim në vlerë monetare,deri për ta botuar dhe përcjell librin tek lexuesi. Ata që kanë botuar qoftë edhe një libër e jo me kaq libra ,e dijnë mirë sa vështirësi kanë hasur .Të bësh sot një libër është pak vështirë ,e jo të arrish sukseshëm në botimin e 40 librave e 10 të tjerë në dorëshkrim,kjo tregon per potencial dijesh dhe potencial ekonomik të autorit.E kjo do të thotë se njerëz me dije,me vullnet ,me dashuri, me pasion ,po ka njerëz me ndjenjë Atdhetare, e zemër bardhë ,e keto do i gjejme edhe tek Akademiku Zef Përgega që heq një pjesë të ardhurave të familjës së tij për tu marrë me studime e krijmtari duke arritur të botojë një kolanë prej 40 librash.E veçanta e titujve të këtyre librave dhe tematikën që trajton ,duke rrokur pothuajse gjithë trojët etnike ku jetojnë shqiptarët në ballkan e përtej tij,dhe në diasporë ,pra kemi një autor,i cili është një Akademik i historisë shqiptare, shkrimtar e poet ,me përmasa Kombëtare.
3
Në librin ’’Bohemët e Mirditës Mëndja bletë nën kësulën e Mirditorit,, botim i vitit 2022 ,unë po ndalëm në mbresat dhe vlerësimet e mia që kam pas leximit të këtij libri.Ky është një libër që shkruhet ,për sëpari herë ,e kjo është meritë që i dedikohet autorit Akademik Përgega,dhe që i kushtohët ,njerëzve ,apo shtresës më të vobekët të një populli si janë endacakët,lypsat ,si në vëndin tonë ma herët po normalisht janë shtuar vitët e fundit ,por edhe për lypsat kudo në vëndet e botës,që autori ja dedikon librin.
Gjate leximit qe ne faqet e para imresionohesh me citimin e gjëndur me mënd e me vënd nga autori një citim duke filluar që në faqën e parë,të librit nga Nderi i Kombit Poeti i madhi At Gjergj Fishta ‘’Mirditasit t‘lehtë nga ka kama ,e t’shpejtë ka dora,thonë se kurrë nuk u është lugun ora ,,.Për ta përforcuar se cfar është vërtet Mirdita me fjalën e intelektualit të shquar Diplomatit Prof.Dr.Lisien Bashkshkurti:
‘‘Nëse jemi shqiptarë ,jemi se kemi Mirditën,nëse jemi ata që duhët të jemi ,do të jemi nëse e ruajmë mirditën…,,.Natyrshëm në përcjelljën e kësaj fjale të mbajtur në takimin me mirditorë dhe qytetarë nga treva të tjera ,madje edhe nga trevat shqiptare jashtë vëndit ,takim i organizuar nga Akademi shkëncës dhe letrave Mirdita vite me parë ,autori i librit është treguar i mençur që këtë fjalë në sallën e Muzeut hidtorik Kombetare, fjalë e vlerësim shumë domethënës të mos e lërë të humbasë por e sjellë origjinal ashtu si është thënë,duke e njohur lexuësin që në krye të herës ,duke e bërë të njohur këtë fjalë për shumë e shumë të tjerë brenda e jashtë vëndit. Impresionet në këtë libër vazhdojnë më tej ,autori autokton Oroshiani Mirditas gjithë jetën e tij, nuk ka dasht të përdor edhe pse kohët kane evoluar jo fjalën Mami, por fjalën me të embël e me të shtrejte ,atë kur e themi për sëpari herë që fëmijë kemi belbëzuar të gjithë-NANË,si fjalën e parë në jetë, autori shprehët…‘‘Ajo të nxjerr yjet në xhamdanin e ëndërrave të jetës,mbi kurriz e mban peshën e tyre…prej barkut të saj lindi i varfëri dhe i pasuri…kur përkund NANA përherë të parë ,porositi me këngë , çdo fryt barku –U BAFSH NJERI ,,.
Autori i kushton një faqe,ku përveç fjalëve të tjera që japin emocion ai shprehët : “Midis tokës dhe qiellit rreh vetëm një zemër ,zemra e mrekullisë NANË ,, duke sjellë këtë figurë hyjnore ,me dashurinë që ka, dhe femijët duhët të kenë për nanën , dashuria për nanën e pakushtëzuar dhe e pakufishme.
Në hyrje të këtij Dedikimi ,njihemi me konsatitmin sipas hulumtimeve e studimeve të tij për rreth 600 shqiptarët Mirditas që banojnë në Detroit ,ku shprehët se këto shenime në këtë libër ‚‘‘Besoj tu vlejnë që të mos harrojnë se nga erdhën dhe ku po shkojnë,fëmijët e tyre të ndalën e të marrin cak në besën e gurit e të urtësisë së njerëzve të krahinës se tyre,,. Pra mëndimin autori e ka për Mirditën ,e këtu del në pah ndjenja e tij Patriotike ,dashuria e tij, për vëndin e të parëve ,por që kërkon ta trasmetoj këtë ndjenjë edhe për shqiptarët mirditas ku bashkëjeton në të njetin shtet atje përtej oefqeanit ,me mënçuri e thjeshtësi.
4
Në librin ’’Bohemët e Mirditës Mëndja bletë nën kësulën e Mirditorit,,në vazhdim autori Akademik Zef Përgega na njeh me një Dedikim sa vlerësues edhe prekës ,librin ai ja kushton të gjithë lypsave,të vobektëve dhe të pastreheve te botës….që presin shpresën me një ankth dimri ,në lecka poshtrimi ….frymën e jetës dhe lirinë,,. E gjatë leximit të librit njihemi me ‚‘‘Monumentet e fjalës se mënçur në shkëmbin e bardhë të Mirdtës,mëndja është bletë nën lekurën e mohuar e ka folenë.Mënçuri Mirditorë nën kësulën e vjetër .Dikush i ka quajtur lypsa gjenial,një tjetër ka shkruar ,njërëz me shkop magjik ,diku urtak të fjalës e zakonit ,filozof të mënçurisë popullit ,njerëz që i korri drapëri hyjnor.Këta Nastradinë të Mirditës apo Bohëm,,.
Libri ka një parathënie ‚ me një temë promocionale ‘‘Magjistarët e Fjalës ,, kjo parathënie e qëndisur aq mirë nga shkrimtari, , Akademiku ,historiani,shkrimtari,dhe poeti Prof.Nikoll Loka,unë po shkëpus vetëm një vlerësim të tij për vlerësimin që ju bën përsonazheve dhe autorit ai në parathëniën e librit ku shprehët: ‘‘Si njerëz me inteligjencë ata e kanë njohur këtë fakt dhe për të përballuar dramën e tyre jetësore ,kanë patur nevojë ,për mbështetje .Për të arrituar atë duhëj të thyhej muri i indiferencës dhe përçmimit ,që zakonisht i shoqëron në këtë botë hallexhinjtë…,,.
Përsonazhet në librin të sjellur me mjeshtri nga autori Akademik Zef Përgegës të bëjnë të mëndohësh ,se edhe pse kanë patur peripecitë e tyre në jetë ,madje shumë të medha,sa që kanë rënë depresion mëndor ,të pariparuëshëm, ata kanë ruajtur traditën dhe kanë zbatuar rregullat e shoqërisë në atë kohë që jetuan ,dhe përveç kësaj ,kur lexon këtë libër arrinë secili në konkluzion se ata lanë fjalë të mençura kudo shkuan si endacak ,apo si lypsa,në shumë raste si për fjalën dhe sjelljën e tyre ,ata mbetën të vlerësuar nga populli , për fisnikerinë e mënçurine që lanë gjatë jetës ,ani se ata ishin endacak derë me derë.Meqë ata halli i kishte përjashtuar nga shoqëria ,kishin gjetur një mënyrë për tu rikthyer në vëmendjën e saj ,një rikthim interesant dhe me vlera.
Lypa ose të kërkuarit lëmoshë ,sëbashku me prostitucionin janë profesionët më të vjetra të njerëzimit. Autori e thotë se Bibla e njeh këtë fenomen ,madje i bënte të qartë nevojtarët dhe poesduesit e pasurive me fjalët lapidare : ‘‘ Trokit se do të hapet dera ,lyp se do të jepet,,
Në libra ne ndeshemi me një numër të madh përsonazhësh, me historitë e tyre, ambiciet, nuancat që jo vetëm e kompletojnë veprën, por plotësojnë edhe mirë idenë e autorit, për ta sjellë atë edhe më bindëse pranë nesh.Kështu ndodh edhe me librin ’’Bohemët e Mirditës Mëndja bletë nën kësulën e Mirditorit,,në vazhdim autori Akademik Zef.Përgega,ka mision që të përcjell portretin e tyre ,lirshëm,të vërtetë ,e ku disa nga këto përsonazhe ai i ka njohur që në fëmijërinë e tij dhe gjatë jetës .Përsonazhët kryesore janë si endacakët ,lypës ,njerëz të varfër ,e të vobekët, si përsonazh që i ka dedikuar mjaft vëmëndje me shkrime ,thënie e poezi të krijuara prej autorit ,që janë sjell në libër.Ndër përsonazhët kryesor lexuesi bie në kontakt me përsonazhin mirditas Marka Brunga, por natyrisht ka trajtuar edhe përsonazhe të tjerë që janë Marka Fana ,Luk Munegja, Ndue Koka ,Vangjel Heba…etj, që zona nga Rubiku ,Rrësheni , Shpal, në Orosh e Fanë ,por edhe deri në Fush Arës , i njohin mirë po edhe më gjërë se kaq.Vangjel Heba erdhi nga Durresi në kohën e luftës dhe nuk u thye kurrë atje ,po ashtu përsonazhet si Preng Dod Valenica,që zona nga Shpali deri ne Orosh e njohin mirë,Pjetër Mark Mirdita me cifteli,lypsi endacak që thurte vargje trimërie,poezia e tij me 360 vargje të botuar në librin Shqiponja e Grudës nga Gjekë Gjon Sinishta.Marka Brunga ishte një njeri ,edndacak derë më derë nga Ndërfana ,prej vitesh e sot njihët Ndërfushaz ,autori përveç të tjerave që është nisur ta shkruaj një libër për ta është se ai ka vlerësuar ,këtë njerëz të shoqërisë,por edhe fjalët e tyre ,fjalë mencurie të lënë trashegimi,që deri me sot askush nuk kishte ndërmarrë një veprim të tillë që të shkruajnë një libër kushtuar atyre.Autori që në fëmijëri i ka parë dhe njohur nga afër ,pasi Marka Brunga ka shkuar disa herë si mik në shtëpinë e tij ,duke qënëse edhe njihte të atin Ndue Përgega,i cili kishte mbaruar shkollën ne Bari Itali ,për telekomunikacion dhe ishte graduar Kapiten,ai me vonë, pas çlirimit punoj si si nëpunës në Rubik ,e Marka Brunga ishte njohur me të ,ndaj shkonte në shtëpinë e tij, se edhe mirpritej ashtu si miqtë e tjerë
5
Në librin ’’Bohemët e Mirditës Mëndja bletë nën kësulën e Mirditorit,, botim i vitit 2022 ,gjatë leximit të këtij libri ,që është shumë tërheqës,por edhe të jep emocione rast pas rasti sipas lëndës tematike të ndërtuar e zhvilluar në të nga autori,mëndja të shkon se megjithëse kanë patur fatkeqësi të mëdha në jetë,e shumë përipeci e vështirësi për të jetuar, njerëz të tillë,por edhe me probleme të shëndetit mëndor, kudo kanë shkuar ,ata thanë fjalë të mençura të cilat ,ndoshta edhe një njeri që njihëj normal ,mund mos t’i artikulonte aq mirë dhe me kuptimplotë,e për ti kushtuar vëmëndje , nuk mori përsipër të shkruaj një libër për ta askush.
Në të gjallë të tij ,poeti i madh Gjok Beci kishte përgatitur në dorëshkrim një libër ,por shkruan autori,sot fati i këtij dorëshkrimi nuk dihët ende se në dorë të kujt ndodhët.Akademiku Zef Përgega me të drejtë citon se ,‘‘Shkrimtarët e sotëm shkruajnë vetëm për trima ,njerës që mbajnë ose kanë mbajtur poste e karrike ,spaleta e çifligje ,për poetët e mëdhenjë si Migjeni ,Nonda Bulka …ata shkruan edhe për lypsa .Në të gjitha asetët Shqipëria ka nevojë për një përlindje ,jo për t’i lidhur dy fijet e këputura se përsëri mbesin nyje…,, Shkrimtari në libër mjaft saktë përcakton edhe në kontekstin e kohës që jemi ,se ata ishin ‚ ‘‘Nevojtarë po njerez me dinjitet,,njerëz të dëgjuar në shekullit XX ,ishin të varfër por të mënçur ,nuk ishin lypsa të mirfillë,edhe nëse nevoja për të mbijetuar i shtynte të venin derë me derë,për një vakt bukë,,
Në libër lexuesi njehihet me batutat ,por edhe me fjalët e mënçura të përsonazhit ,që unë e vlerësoj si përzonazhi kryesorë në këtë libër,një përsonazh i të njohur në Mirditë ,por edhe jashtë saj e ky ishte Marka Brunga ,njerëzve të tillë fati ju helmoj ditët dhe jetën e tyre.Dora e tij mbeti e shtrirë gjithë jetën ,si ky dhe shumë endacak të tjerë të mjerë ,që autori thekson se duhët shkruar për ta,edhe ata duam apo nuk duam janë pjesë e shoqërisë se çdo vëndi.‘‘Marku si e cilëson edhe autori ishte një lypes gjenial dhe klasik në Mirditë.Mënçuria e tij kalonte si vala pas valës dhe pushonte në mëndje njerëzish,,. ajo mbetët edukatë për brezat ,e sideomos për zakonet,dokët tona,në Mirditë e më gjerë.
‘‘Autori na sjell në vëmëndje se Marka Brunga nuk ishte një lypës ordiner që flinte në breg lumi apo nën urë,ai kalonte natën në kulla të varfëra dhe të pasura,,.Madje ai pritej si mik dhe përcillej si i tillë,duke i dhënë sipas zakonit edhe bukë për udhë.Na sjellë në vëmëndje edhe varrin e Marka Brungës ,që për mua si ushtarak karrierë edhe kolegët e mi tash është i ditur që herët sapo kemi rënë në kontakt me hartat topografike gjatë studimeve në shkolla ushtarake dhe gjatë stërvitjeve në karrierë në kryerjën e detyrave funksionale.Pra edhe pse në atë kohë sistemi po edhe opinioni ishte disi mospërfillës ,ama ja vëndosi emërin në hartë,po sigurisht që ai e meritonte edhe varrin që një biznesmën Mirditor ,njeri human ,disa viteve pas 1990 ja ka bërë varrin ashtu si duhët,e ky akt human është për tu vlerësuar nga secili qytetar i Mirditës e jashtë saj.
Na jepet me detaje vizitat që Marka Brunga ka bërë në Dibër të paria, që ishin Kaloshët ,që shumë i dijnë por i intepretojnë fjalët edhe jo drejt ,e nga autori janë shkruar me kujdes ato dhe vërtet mbetën fjalë mënçurie e vlerë për ne sot, dhe në të ardhmën.Por ne si Mirditas e dijmë se Kaloshët e Dibrës prejardhjën e kanë në hershmëri nga Mirdita,pra jo me kot Marka Brunga ishte edhe me i sigurt se do të nderohëj edhe si mik ,por edhe si patriot , që vinte nga Mirdita në sarajët e Kaloshit Dibër.
‘‘Historitë e Marka Brungës janë përcjell brez pas brezi deri në ditët e sotme,brezat lidhin kohën me kohën siç lidh ura dy brigjet e një lumi,thesarët nuk humbin ato trashëgohën si jeta dhe si fëmija,,. Fjalët e mënçura janë pjekur në oda ,buzë zjarrit dhe oxhaku nuk i ka bashkuar me tymin ….se fjalët me taban ,janë të lidhura me dheun e të parëve ,me rrënjët ,themelët e kullave tona,,. Batutat dhe fjalët e Marka Brungës në librin e autorit janë të shumta,ato kanë qënë vlerë dhe nuk janë vlerësuar aq shumë nga ne Mirditorët ,në fakt sot ato edhe në të ardhmën mbetën vlerë edhe për brezat.
6
Akademiku Prof.Zef Pergega në librin ’’Bohemët e Mirditës Mëndja bletë nën kësulën e Mirditorit,, botim i vitit 2022 Portretin e Marka Brungës,krahas bisedave që kujtohën nga të vjetrit dhe që i sjell ashtu si kanë ndodhur ato në atë përidhe kohore ,po edhe sot në biseda dhe në vargje i përcillët jehona e fjalëve të mënçura që tha gjatë jetës në biseda në oda të miqëve ,autori na sjell disa vargjët të poezisë në libër me të autorësi të Amarildo Vokrri :
Ka pas ba dikur vaki
Rrafsh në odat e kuvëndit
Na ka mbet si Histori…
Marka Brunga në Krye të vëndit.
Sofrën plot për bukuri
Po jo me hangër të gjithe njëlloj
Një lugë të vogël më dredhi
Ia sollën Markut me vu në lojë
Të gjithë merrnin nga një lugë
Por nga tre Marka Brunga
Jo se ishte me marrë rrugë
Po e vogël ishte luga.
I zoti i shtëpisë nis me fol
Marka Brungën po e pyet
Sa vete shtini në arkivol
Kur dikush në mirditë ndërron jetë
Pa dëgjo një fjalë o shtëpi e parë
Të voglit në mirditë i mbajnë me hatër
Atë ditë kur ndërrojnë jetë
I fusin bashkë nga tre e nga katër
A ka huta në Mirditëe
Po pyet përsëri
Tanë Mirdita ma kanë lanë mau
Po ju paskeni nga nja për shtëpi
E fisniku paska thanë
Kryët e vëëndit me ja lëshue
Se mirditasi mbeti kapedan
Mbarë shqiperisë kudo që ka shkue
Kaluan vitët si ujvarat
Brezat e rinj e morën stafetën
I ruan populli mirë këto fjalë
Dhe në kohëra kurrë nuk tretën
7
Në librin e autori Akademik Zef Përgega’’Bohëmet e Mirditës Mëndja bletë nën kesulën e Mirditorit,, botim i vitit 2022 , kemi mësime të nxjerra këtu nga autori ,se për ditëlindje ,për udhëheqës ,u mbajtën kofrenca ,u ngritën dolli,në medja lajm i parë disa ditë,apo dasmat e politikanëve,që tash dihët se si behën.Autori citon se : ’’Intelektuali është ai që shkruan jo vetëm për tima me spaleta ,por edhe për një njeri që zoti e solli ne jete ,I dha mundësinë të këtë mendjën e kthjellët ,por që nuk mundi te mëndoj shumë për jetën e vet,,.
Në gojët e mënçura të Mirditës ,por edhe në ato normale e letrare e poetike ,për fjalën e tij me mënçuri Marka Bruna mbetët ‚‘‘Qytetar Nderi i Mirditës ,, ani se në fakt nuk ka ndërmarrë një hap të tillë keshlli Bashkiak edhe pse i ndjeri intelektuali dhe poeti ing.Ded Shkurti bëri propozim nuk u ndërmuar një hap i tillë.Edhe pse Marka Brunga nuk ishte si të varfërit e tjerë ,por ishte një njëri i mënçur ,që fjala e tij nuk ra në atë kohë në tokë ,por ajo nuk bie edhe sot dhe mbetët përherë në lartësinë e vlerësimin e duhur.
Autori cilëson në veprën e tij se ,unë shkrova për Marka Brungën ,se para se ta respektonte Mirdita,e ka respektuar Mati e Lura ,Kurbini e Malësia e Madhe ,Dibra ,Luma ,Puka ,Kurbini etj.Duke qënë një njeri tepër modest ,kjo ja shton me shumë vlerat e tij.Ai i doli zot Mirditës ,në momentët kur kishte nevoj aq shumë ti delnin zot e ta përkrahnin për vuajtjët dhe mundimët e tij.Ne liber gjëjmë të shkruar se shumë vite më herët ,në kohën e luftës për çlirimin e vëndit ,Marka Brunga nga shtetarët e asaj kohe është ndihmuar vetëm nga Bardhok Biba ,pasi partizanët e kishin goditur dhe ai ishte ankuar,me pas ai ka dhënë urdhër që forcat partizane kudo që takojnë me të dhe të mos e ngacmojnë , ta lënë në hallët e tij,të mos prekët me dorë as me fjalosje,për çdo fjalë e mëndim që mund të shpreh ai, në raste të veçanta ,se ndryshe kush e bën këtë do të ndëshkohët,dhe në fakt ashtu ka ndodhur,atë nuk e ngacmuan më pas ankimit që bëri në atë kohë.
Në libër që është shumë prekse nga autori trajtohet gjërësisht ajo çfarë i ka ndodh familjës Brunga në Ndërfanë Mirditë. Njihemi me një tragjedi të madhe në familjën e Marka Brungës ,atij në pabesi i vrasin vëllanë e madh Ndue Brungën në pabesi,një propotin- byrazer i familjës tyre nga fshati Malaj ,tek vëndi i quajtur Suka e Ndërfushazit ,ku sot edhe Rrapi aty njihet si Rrapi i Ndue Brungës.Me ardhjën e pushtuësve ,një nga fshatarët e tyre,i kërkoj forcave pushtuëse të ardhura në atë kohë , që ti pushkatojnë dy vllezerit e Markut ,pasi ata ishin gjoja kundërshtarë të pushtuësëve.I marrin nga fshati Nderfushaz nëpër fshatra dhe ata vriten tek shpellla e Lajthizës së Oroshit,pra pushtuësit vrasin dy vllezërit e tjerë Kolë dhe Nikollë Brunga ku më parë ishin detyruar që të hapnin varrin vetë ,ndërkohë Marku ishte më i vogli dhe ishte në shërbim të detyrueshëm ushtarak Shkodër ,kur mori vesh për vrasjën e dy vllezërve ,kërkoj leje ,por nuk e aprovuan lejën ,ai largohët pa leje ,dhe rrugës për të ardhë nga Shkodra në Mirditë , gjatë natës ndodh furtunë e rrëbesh gati për ti marrë jetën, e ndërkohë ai kaloj në depresion , pra një tronditje të fortë psikologjike të pa riparueshme gjatë gjithë jetës.Ai largohët pa leje dhe varros vllezërit e tij ,të cilët ishin detyruar për të hap varrin para se ti vrisnin. Mark Brunga mbeti i vetëm dhe i traumatizuar ,ai nuk u kthye në ushtri ,por pësoj probleme mëndore,që nga ajo ditë ai doli si ednacak shtëpi në shtëpi. Një dramë e vërtet dhe e dhimbëshme e jetës së tij,e kjo mësohët nga të gjithë nëpërmjet librit të autorit Akademik Zef Përgega të shkruar enkas për këta njerëz si Marku,por mësohën shumë fjalë e thënie të këtij njeriu që fjala në tokë si ra kurrë.Ai ishte njeri me sedër dhe njeri që kudo që shkoj ,hëngri bukën dhe nuk i përmbysi kupën ,por la fjalë të mençura për tu përmendur kudo në brezni.
8
Autori Akademik Zef Përgega citon në libër në mënyrë të përmbledhur se Marka Brunga ‚‘‘mbante Kodin e Nderit ,ai ishte vetë mënçuria dhe urtësia,një filozof popullor i lindur,improvizuës dhe interpretuës,i zakonëve dhe dokëve të krahinës,,.
Marka Brunga pas fatkeqësive në familjën e tij ku ai si trajtova edhe më sipër , kaloj në depresion të pariparuëshëm ,pra mbeti me të meta mëndore,njerëzit janë munduar ,në biseda ta ngacmojnë,madje edhe ta përçmojnë,po ai kudo që ka shkuar si bujtës derë më derë ,në Mirditë e jashtë saj , ka dalë fitimtarë dhe ka thënë e lënë fjalë me mënd në çdo kuvënd.Ne ketë libër të autorit Akademik Zef Përgega , është treguar kujdës i veçantë që të gjëndën pothuajse të gjitha fjalët që Marka Brunga ka thënë.Ai ka lënë fjalë të gdhëndura në traditën e Mirditës ,dhe tash janë të sistemuar në këtë libër.
Marka Brunga shkruan autori ,shkoj gjatë jetës në 1000 familje ,ai mbante mënd kush kishte dasma ,por edhe në vdekje .Ja si e sjell natyrshëm levizjën e tij si endacak derë më derë aurtori Akademiku Zef Përgega ,me një poezi të tijën ,në ketë libër :
Marka Brunga lypës prej hallit
Brinjë për brinjë e përgjatë zallit
Me shkop në strajce e Tesha të pista
Ku e zu nata s’e çeli drita
A ka bujrëm o i zoti konakut
Kudo shkoj,njeri padvetë
Si për dasëm e për dekë
Bukën e kërkujt se korita
Si zakon që ka pasë mirdita
Autori Akademik Zef Përgega edhe pse larg vëndëlinjdës dhe Shqipërisë ,në libër shkruan për gjëndjën ekonomike dhe politike në këtë vënd ,ai në vargjet e nje poezisë të tij çelë njërin sy Marka Brunga ,
Çoju Marka Brunga
prej vorrit e çele njanin sy
Shiko si është rrit shtetit gunga
E shqipnia është bam e njëqind parti
Mbush me drogë,me horra e vagabondë
Qeveria mjel tamël me bidona
Hareme osmane e degjenërim
Bash po plas shpirti im
Mos u merzit more lum djali
Po e shohë shqipërinë që e paska mbulue halli
Haja qenit ,e pija qenit
S’po u dashka gjë dryni i pertenit
Ç ka po thua o Marka Brunga
Në gjak të vet kanë me u mbyt
Ehe pak sa t’u plasi gunga.
9
Autori në librin e tij me të drejtë i drejtohët klasës polike të shqipërisë,e në veçanti atyre që sot kanë pushtetin ,ai ngre shqetësimin e barkatisjës së vëndit nga intelektual dhe një pjese e tyre me grada shkëncore ,si dhe shtresa të tjera të shoqërisë,ngre shqetësimin për gjëndjën e varfërisë në vënd ,për drogën që qarkullon në vënd ,për korrupsionin i cili pasuron në mënyrë marramëndëse politikanët.Ashtu si e cilëson autori , ’’një dukje tjetër, fytyrë e zezë në këtë realitet të dëshprua,askush nuk ngrihet ,sëpaku të protestojë për varfërinë e mjerimin e vet,,.
Autori Akademik Zef Përgega mëndon e gjykon si Amerikan ,po në Shqipërinë tonë është ndryshe ,ende jemi larg me perendimin me mentalintetin tone ,njerëzit janë disi të çoroditur,pragmatista të castit e po ashtu qeveritarët mëndojnë më shumë për vetën e tyre ,jo shumë për përsepktivën dhe të shohin larg në vite,pra si ushtarak i lartë karriëre ,unë them se mëndojnë deri në realizimin e detyrës se afërt dhe as e vrasin mendjën deri tek detyra e largët ,mirqënia në përspektivë për jetën e pasardhësve në Shqipëri .E kjo sëmundje e këtyre viteve që startoj më1991 dhe ende vazhdon ,levizja me gomone duke rrezikuar jetën është e pranishme , është vërtet shkatërruese për kombin tonë ,pasi e njëjta gjë ka ndodh e po ndodh edhe në trojet etnike.I kemi parë me herët dhe tash me vonë se si mbushën autobuzat,e shpopullimi i vëndit është një fenomen aspak dëshpëruës,e populli ynë ka një shprehje, ’’Sheh rrushi rrushin e piqët,,e shqiptarët në keto vite duke ndihmuar njëri tjetrin, dhe disa edhe pa ndihmë vetëm largohën duke ju drejtuar vëndeve të europës,duke kujtuar se atje është me lehtë ,për këtë ka shumë emigrant që e dijnë sa vështirësi ka atje dhe të flasin,po unë me sa njoh situatën atje , mëndoj se nuk është vaj ,ka plot vështirësi për punë e jetesë,unë vetë i kam parë disi mirë dy shtete Italinë e Gjermaninë,kam njohur e njoh njerëz që kanë plot halle edhe atje ,madje sa mbajnë frymën.Do dëshiroja dhe uroj të kemi të kundërtën ,shqiptarët të fillojnë të kthehën në vëndëlindje dhe të investojnë në shqipëri.
Në librin ’’Bohemët e Mirditës mëndja bletë nën kesulën e Mirditorit,,autori ngre shqetësimin mjaft drejtë ,si intelektual,si atdhetar.Në këtë vënd duhet që të hapën dritare ,në fakt behën veprime që të detyrojnë të largohësh,kjo si para 12 vitësh por edhe tash në këto vite të qeverisjës , është për të ardhur keq.Ky është një realitet i hidhur, si helmi në këtë vënd. Mjeshtri i madh Gjok Beci shkroj në të gjallë për vëndëlindjën,e normalisht edhe unë them se si vëndëlinja jonë nuk ka. Edhe fjalët e këngës së shkruar prej tij ‘’Rrjedh në këngë e ligjerime,,e intepretuar aq bukur nga e madhja Vaçe Zela ,janë perle për cdo shqiptarë që e kur dëgjon ‘’Po ku ka si shqipëria ime ,o fisnikja për mbi gurë,rrjedh në këngë e ligjërime ,o ballëlarta me flamur,, Mëndoj se çdo shqiptarë emocionohët kur e dëgjon këtë këngë.Po kur mëndon se shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë në këtë vend ,por ka edhe shumë të tjera për keq ,si është pak a shumë humbja e ndjenjës atdhetare,kjo na pezamaton shumë. Të lësh vëndin kaq masivisht nuk tregon se ne kemi si më parë ndjenjën atdhetare,ky veprim nuk do jete kurre ne interes te zhvillimit te vendit tone,por sigurisht qe ndikon per keq,ndonese jep zgjidhje momentale nuk ofron ikja dhe zbarazja e vendit ,i le rruge veprimeve te tjera te cilat ne vend te kemi nje bashkim te shqiptareve ,kemi shperndarje neper vendet e botes,e ne te ardhmen e vone mund te rrezikojme ate qe ne vite eshte te , lirine dhe identitetin tone.
10
Në vëndin tonë qytetërët zihën e grindën për një politikan,madje edhe ka ndodhur fatkeqesisht të krisë arma dhe të kemi viktima, dhe a nuk ngrihën ,si shkruan autori ’’të bërtasin,të çirrën ,të thërrasë gjerë në kupë të qiellit ,për taksat e larta dhe rrogat e pensionet e ulta…etj.etj..asnjë arsye ,asnjë argument ,asnjë motiv,nuk mund të përligj skajshmërinë e varfërisë tek ne,,….ai citon Sami Frashërin se: Qeveritë shqiptare gjithmonë kanë qënë të lidhura me hajdutët,, Unë mëndoj se kjo ka ndodhur në këto 30 viteve nga të gjithë qeveritë që kanë qenë në pushtet,korrupsioni ka prevaluar,pavarësisht luftës e masave kundër tij.Gjithkush le ti referohët matërialeve të kontrollit të shtetit në vite,për abuzime me vlera të larta monetare ,askujt nuk i ka hyrë ferrë në këmbë ,pak persoan ne gjykim dhe kaq,e kjo është e turpëshme për një vënd që ëndrron ti bashkohët Europës.Ashtu si shumë shqiptarë edhe unë që kam ndjenjën atdhetare që në rininë e hershme si skënderbegas,do deshiroja shumë që emigrantët të kthehëshin sa më shumë të jetë e mundur në vëndëlindje.
Në librin ‘‘Bohemët e Mirdites mëndja bletë nën kesulën e Mirditorit,, botim i vitit 2022, autori Akademik Zef Përgega një veçori në shkrimet e tij,ai ka studiuar e ka marrë me kujdës me herët çdo shkrim ,koment apo fjalë, që studiuës ,shkrimtarë,intelektual ,e njerëz veçantë kanë shkruar lidhur me këtë figurë filozofike popullore si Marka Brunga por edhe për përsonazhet e tjerë dhe i ka përfshirë në këtë libër.Kështu janë marrë shkrime nga nga Gazetari i mirënjohur Marash Mirashi,Gazetari Prengë Baloj,Kryetari i Akademisë shkencës dhe letrave Mirdita ,Piktori Akademist Pjetër Marku,Studiuësi e shkrimtari Prof.Ndue Dedaj ,Gazetari e shkrimtari Gjergj Marku, Gazetari e shkrimtari Kujtim Dashi,shkrimtari e historian Ismet Balaj,Jaho Brahaj,poeti Viktor Gjikolaj ,poeti ing. Ded Shkurti,poeti Preng Maca,poeti Zef Bardhi,ing.Dod Pjetraj,ing.Mark Zefi,ing Gjon Dedaj,ing Gaspër Gjeci,studiuës e botues të disa librave me autor Hilë Lushaku ,Gjon Ndreaj,Fran Cukaj,Ndue Gjoni,Murat Xhafa,Ndre Picaku,studiues Bibë Kaza, Mark Zef Marku,Lek Previz,Agim Picaku,Viktor.P.Përshqefa,Gjin Nikolli ,Bibë Llusku,Paulin Pali,dhe shumë të tjerëve…..
11
Në libra ne ndeshëmi me një numër të madh përsonazhesh, me historitë e tyre, ambiciet, nuancat që jo vetëm e kompletojnë veprën, por plotësojnë edhe më mirë idenë e autorit, për ta sjellë atë edhe më bindëse pranë nesh.
Duke lexuar faqe në faqe , librin ’’Bohemët e Mirditës Mëndja bletë nën kësulën e Mirditorit,,botim i vitit 2022 të autorit Akademik Zef Përgega,njihësh përveç përsonazhit kryesor, që Marka Brunga,të cilit i ka dhënë një vëmëndjë te veçante trajtimit të tij në libër ,autori në libër ka shkruar edhe për disa përsonazhe të tjerë si: Lukë Munegja,Marka Fana ,Preng Dodë Valanica,Pjetër Mark Mirdita me çifteli ,Preng Sherri një përsonazh i Kol Jakovës te libri ‘’Fshati midis ujrave,,
Gjithashtu për fjale mënçurie në këtë liber janë trajtuar edhe përsonazhet si Nana Gjela Gega bije Xhuxhë martuar në VauShkjezë fshatra të Mirditës,njihemi me hokat me spec të mirditorës së mënçur dhe të urtë,e fjalë të gjëndura si vajtimore ,por edhe një grua fat keqe në historinë e jetës së saj,pasi katër djem, asnjë nuk jetoj dhe burri i vdiq ,po ajo qëndroj e fortë në konak të Gegajve në Vaushkjezë Rubik,ajo ishte edhe vajtimore e mirë,e në këto rite nxirrte fjalë të mëncura gjatë vajtimit.Në libër njihemi me përsonazhe shumë interesante dhe tërheqëse si Nana Gjela Përgega bashkëshorte e Nikoll Përgegës bajraku i Kthellës, njihemi me jetëën e fatin e saj ,edhe vetë e pohonte ‘’fati është fat,, dhe i nënshtosh atij. Autorit Akademik Zef Përgega në këtë libër trajton si një përsonazh tjetër ,tash edhe e njohur është edhe vajtimorja Bardhe Pjetraj,me herët edhe në detyra të asaj kohe si kryetare këshilli të bashkuar në një koperative të Mirditës.Ajo sot është në një profesion tjetër , si thotë ajo gjatë intervistës nga autori,atë të një vajtimore që tash njihet jo vetëm në Mirditë po edhe në rrethet në kufijt e saj.Gjithashtu autori na sjell në libër një përsonazh tjetër ,Nanë Liza Dushi,bashkëshorte e Mark Dedë Dushit me një barrë të rëndë fatkeqësie ,por që ka lënë fjalë mënçurie,ajo gjatë intervistës se të ndjerit gazetarit Fatos Baxhaku,janë fjalët e saj të mençura të saj si ‘’ Kena punuar shumë-po puna është se ça korrëm ,, apo ‘’Kohë të këqija boll kanë ardhë-në budallt e vjetër kena pas thanë me kohë -ruju ujit e zjermit,mjerë kujt ti ndodhi kjo punë,, janë fjalë pas përmbytejve në Shkodër. Në libër njihemi me një përsonazh tjetër tërheqës për lexuesin është edhe jeta Nana Tereze Filopati 84 vjeçe në Kodër Rrëshen , bijë e Gjomarkajve, ,e martuar me Zef Filopatin ,djalin e Preng Pjetër Filopatit e cila rrëfen një mal me histori ,ajo tregon kur hynë në vëndlindje ,pra në Orosh në kohën e luftës partizanët që nga Shënpali e në këto anë lufuan pesë ditë e pesë netë, ku është bërë luftë e rreptë dhe në fund kanë hedhë në ere kullën e Kapidanit ,athëre filluan armiqësitë e mëdhaja.Ku pas vrasjes së Bardhok Bibes ,asaj i arrestuan babain dhe e futën në burgun e Shkodrës e më vonë në atë të Burrelit.Nanën e saj me dy motrat i internuan 3 vite në Tepelenë.E babai i saj Llesh Ndue Gjoni pasi doli nga burgu ,jetoj vetëm 9 vite dhe ndrroj jetë.Burri i saj beri dy herë burg ,gati 10 vite.Gjithashtu në vazhdim te leximit te librit njihemi edhe me personazhin Gjekë Gjon Shyti Sinishta i shquar për trimëri dhe humanizmi e tij edhe në natë Shënkolli ndaj një lypse,ai si tregtar i fal gjelin e shtëpisë,që në malsi konsiderohej ora e shtëpisë.
Në vazhdim ,njihemi me një tjetër përsonazhin Plaka Marë zonjë e shtëpisë së Regjit në Orosh Plaka Marë ,por marrim dijeni edhe për një fjalë të Marka Brungës ,duke marre dijeni se ku u tha për herë të parë ,ai e la edhe nje fjale tjeter të mencur dhe si ishte mikpritja ne shtepine e Rregjit, ,ku Marka Brunga la një fjalë që qarkullon edhe sot si mik në këtë familje në Bulshar të Oroshit që nuk harrohet ,ai shkoj për darkë ,të nesërmën plaka e ashpër i nis nuset për punë në mal ,për dushk për bagëtitë dhe i thotë edhe Markut ti ndihmoj në mal gratë ,ato kishin marrë bukë me vete ,por morën edhe rrush një shportë tek vreshta , kaluan nëpër arat e tyre pa i parë plaka,i dhanë edhe Markut,po ti mos i trego plakës se ke ngrënë rrush. Kur u kthye e pyeti plaka ,se si kalove ,a ke ngrenë,boll mirë ,bukë ,djathë ,kos e rrush.Plaka u hakrrye,si more rrush,Marku e ndjeu se gaboj dhe i thotë, ’’Ishte fjala për rrush,se rrush nuk kishte.Atje e ke të tanë, në fund të arës,,.E kështu mbeti në kujtesën e popullit të zonës kjo fjalë e tij.
12
Libri ’’Bohemët e Mirditës Mëndja bletë nën kësulën e Mirditorit,, botim i vitit 2022 i autorit Akademik Zef Përgega,gjatë leximit të tij ,njihemi me një tjetër përsonazh ,natyrisht jo endacake ,jo lypëse , që në kohën e sitemit të kaluar hoqi si i thonë fjalës të zitë e ullirit derisa ndërroj jetë në Qytetin e Rrëshenit ,e kjo zonjë e përsekutuar ishte Musine Kokolari intelektuale nga Gjirokastra ,e internuar në Mirditë dhe e dënuar që të ishte punëtore për disa vite në Ndërmarrjën e ndërtimit në Rreshën.Autori sjell momente kur ai e ka njohur drejtpërsedrejti në punë ,pasi në atë përiudhe,ai ishte me detyrë në këtë ndërmarrje.Momentët që ai sjell lidhur me këtë përsonazh,kur ajo ishte sëmurë dhe i thonë të shokjë të baraka ku rrinte dhe kur pa gjëndjën shëndetësore po edhe ambientin ku ajo qëndronte ,kujtimi i atyre momenteve të sjella nga autori në këtë libër janë mjaft shumë prekse ,janë segmente të asaj jetë skëterrë që një pjesë e kanë hequr në kurriz ,nga sistemi i kaluar,e që janë mijra persona e qindra familje që kanë vuajtur shumë,e gjatë leximit përhumbesh kur imagjinon se si mund të jetohet në ato kushte,si mundet te mos interesohet askush edhe pse i internuar dhe e denuar me pune ne ndertim,a eshte njeri.Një femër,nga një rreth i largët jugor, e denuar të punonte në beton bashkë në atë kohë me poetin e madh Gjok Beci ,i dënuar në betonjere në atë periudhe ,në ndërrmarrjën e ndërtimit ,për artin e tij poetit.Momentët kur ajo ishte e sëmurë në prag të vdekjës në një barakë të ftohtë e ambient jo i përshtatëshëm për jetesë,kur lexon disa faqe që i janë kushtuar në këtë libër ,vërtet që secili sot ndjen një keqardhje të thellë,se çfar trajtesë aspak njerëzore u është bërë një shtresë të caktuar në ato vite. Unë e kam njohur si përson ,njeri i vetmuar ,që dy herë në dite ishte e detyruar të bente xhiro përpara degës se punëve të brendëshme në Mirditë.E njoha edhe tek bënte beton dhe pllaka beton në ndërmarjën e ndërtimit ,pasi në atë kohë aty punonte teknike ndërtimi ,nusja e vellait tim ,dhe unë shkoja për ta takur kunatën dhe shikoja sa punë të rëndë bënte edhe Musinea,bashkë me gratë e tjera ,që sigurisht nuk ishin me statuësin e saj,madje si sot kujtoj kur shkova herën e parë përshëndet a u lodhët dhe desha tu jap dorën ,por një grua tjetër me tha jo se behësh pis,po e thërras unë kunatën.Më vonë kunata më tregoj se ajo deshi mos ti jepej dorën Musinesë se ajo është e deklasuar e internuar dhe e caktuar me detyrim të punoj në këtë sektor. Me vonë atë e trasferuan në një ndertesë të vjetër që ta kishin nën mbikqyerje aty afër degës brendëshme ,po ishte me e mirë nga vëndi ku banonte në atë barakën tek fusha e druve ,që në dimër ishte një ngrice që të mpinte të ftohtit nga lagështira që kishte ambienti,po dihët se dimiri në këtë luginë është i ftohtë,ku e pershkonte lumi i Zmesë.Ajo ishte si një intelektuale nga fisi i Kokalarëve Gjirokastër kundërshatrë e ideve në atë sistem ,ku kishte krijuar partinë social demokrate ,jetoj disa vite në Mirditë dhe vdiq në Mirditë. Madje me sa di edhe librat e disa gjëra të saj personale nuk i kanë marrë të afërmit,pasi nuk kanë lejuar.
13
Duke shfletuar e lexuar librin ’’Bohemët e Mirditës Mëndja bletë nën kësulën e Mirditorit,, botim i vitit 2022 i autorit Akademik Zef Përgega,lexuesi do te shikoj e lexoj edhe një shkrim që të jep emocion aq shumë është kur lexohet intervista që gazetari Gjergj Marku i cili i ka marrë djalit të autorit Lorenco Zef Përgega , Modeli i talentuar dhe aktor filmash ne Amerikë,i cili punon si Modelist në firmën ‘’PUMA,,në Çikago,ka emigruar për në Amerikë në shtetin e Miçiganit 28 dhjetor të vitit 2008 ku bashkë me vllezërit dhe nënën e tyre u bashkuan me babain.Lorenco është një djalë përveç të tjera i pasionuar për pikturën,ai ka filluar të pikturoj që në shkollën fillore ,pasion që e ka vazhduar edhe në Amerikë dhe ka mbi 80 piktura të realizuara,ku për këtë gjini të artit ai edhe ka fituar çmime në konkurimet ku ne Amerike ne klasen e 10 -të në një konkurs pikture në 19 shkolla të mesme në qarkun ku përfshihët,piktura e tij me motiv ‘’T mbrojmë natyrën,, fiton çmimim parë. Është emocionuese udhtimi i tij i parë drejt Amerikës sëbashku vllezërit dhe Nënën e tyre ,për tu bashkuar me babain e tyre ,autorin e 40 librave tashmëë të botuar Akademik Zef Pergega,i cili në atë kohe prej 8 vitesh me banim në Amerikë dhe nuk ishte takuar me familjën,shpesh në keto vite e pyesnin nënën e tyre ,a kemi baba ne si gjithë të tjerët ,e ajo përgjigjej fëmijëve ,po keni,ka shkuar të punojë e të blej rroba të mira për ju, e një ditë do të vijë. Në këto 32 vite shumë familje kanë provuar përpipecitë e largimit dhe të qëndrimit me vite të ndarë ,gjatë leximit mua që tash edhe unë kam fëmijët larg nëë emigracion ,më ka prekur shumë.Por kur vazhdova leximin deri në fund të kësaj intervistë ,vërtet jam prekur thellë,kur Lorenco me vëllëzrit dhe nene e tyre zbritën ne New York dhe aty i priste babai autori i tyre.Ata kishin mbetur të shtangur dhe të habitur se ku jemi dhe nuk ndahëshin nga nëna e tyre për të vrapuar të përqafonin të atin ,ai ju dukej si i huaj ,si i panjohur.Pas pak minutash nëna e tyre ju thotë shkoni përqafoni babain tuaj ,ai është babai juaj ecni ,vetëm pas këtyre fjalëve të nënës së tyre ata ju drejtuan babait .Babai i tyre dukej si një statuje e ngrirë ,por një lot që i rrodhi në faqe e bëri të gjallë.I puthi fëmijet e tij në ballë dhe u nisën drejt shtepise në Detroit ,ku babai u kishte përgatit një darkë të këndëshme.Por fëmijëve,vllezërve biniak ,se i madhi po e besonte, ende nuk u besohëj që ai ishte babai i tyre.
Ky është një momënt që kushdo e lexon këtë libër nuk mund të mos ndjej emocion ,deri në lot ,ashtu si me ndodhi edhe mua,pasi si cilësova më lart ,kjo është një dramë në këto vite ,jo vetëm për këtë familje fisnike në origjinën e tyre Mirditase. Sot për fatin e keq shqiptarët përsëri vazhdojnë duke u larguar nga vëndi me gomone ,e keshtu duke rrezikuar jetën e tyre.Sot ka shumë Nana në shqipëri që janë të veshura me rroba të zeza,pasi kane humbur tragjikisht fëmijët e tyre,sot për fat të keq ka akoma emisione televizive,që kërkojnë njerëzit e humbur.Sot ka shumë vajza që ende trafikohën ,ka shumë gra që jetonë me fëmijët të ndarë nga burrat pasi ata janë në emigracion,dhe për këto familje mundësia e bashkimit ështe e veshtirë.Ne këto vite e fundit ka shumë shqiptare të larguar jashtë vëndit, statistika në shqiperi , mediat dhe ato elektroinike japin të dhëna se nga vëndi janë larguar 700-740 mijë njerëz të shtresave te ndryeshme me dhe pa arsim te larte. Po vetem ata emigrant që janë rrugës apo të pastabilizuar ,por edhe ata që janë larguar vite me parë flasin se cfar veshtiresi ka emigranti në dhe të huaj,vendi po boshatisët gradualisht dhe popullsia shqipatare po shkon drejt plakjës.
14
Në fund të librit ‘‘Bohemët e Mirditës,mëndja blete…nën kesulën e Mirditorit,,nga autori Akademik Zef Përgega ka një shkrim që ja ka kujtuar Kapedanëve të Mirditës, Gjomarkajve,që mbajnë mbi supe një histori 700 vjeçare,se edhe vetë origjina e të parëve të familjës së tij janë nga ky vënd ,nga Lagja e Grykë Orosh ,poshtë Sarajave.Ishte diçka shumë e veçantë për sa i përket Abacisë dhe të pjesëve ,si pronë,që e kompletojnë atë.
Lidhur me Sarajët,me nje siperfaqe 2000m2, autori në libër ka në shkrimin e tij na sjell në vëmëndje , që doli atje në Grykë Orosh në pasdite rreth orës 19 të pasditës ,normalisht ditë verë,bashkë me Gjon Marka Gjonin si i zgjedhur në legjislativ, vite më herët,i cili tashmë ka ndrruar jetë.Tregon për rrënimin e tyre që të impresionon ,kur tash në shumë vënde të Shqipërisë ,banesat për shkak të largimit të shqiptarëve po kthehën të pa banueshme ,e më vonë gërmadha.
Në Orosh Mirditë ka ekzistuar shkollë ku mësohej gjuha shqipe në mesin e shekullit XVII ,autori Ndue Dedaj e sjell këtë fakt në Librin e tij ‚‘Toka e Kadedraleve ,, botuar në vitin 2006, në faqën 52 citohet : ‘‘Vizitori Apostolik Shtjefën Gaspri ,gjatë vizitës së tij në Orosh në vitin 1671 ,ndër të tjera përmënd edhe shkollën me nxënës që mbahej nga prifti Dom Nikollë Vladani .Nuk jepën të dhëna se ku ishte çelur ajo shkollë ,por sidoqofte është i rëndësishëm fakti se në mesin e shekullin XVII ,Oroshi kishte një shkolllë te vetën me nxënës ku shkruhej gjuha shqipe‘‘ Kjo shkollë ishte pararendëse e shkollës shqipe të Oroshit e hapur nga Imzot Prend Doçi ,në një ndërtesë të thjeshtë afër Aabcisë në Orosh që vite më herët ishte hapur u hap me inisiativën e Abat Prend Doçi me mbështetjën e Kapidanëve të Oroshit -Gjomarkajt, dhe që subvencionohej nga Austria.Shkolla e Oroshit u mbyll gjatë luftës së parë Botërore ,u rihap në vitin 1922 -1924 ku u mbyll përsëri.
Në librin ‘Toka e Kadedraleve,, botuar në vitin 2006 autori Ndue Dedaj në faqën 54 -55-shkruan ‚‘‘ Luigj Gurakuqi prej kohesh e kishte patur preukupim arsimimin e mirditasve ,që kur i shkruante komandës Austriake me 1918 për hapjën e një shkollë shqipe me konvikt (internat) në Orosh…. Edhe në Kongresin e arsimit 1924 ,liberatori i madh dhe i papërsëritehsëm Gurakuqi e përsërit propozimin ,për krijimin e një sistemi konviktësh në zonat malore,si Mirdita etj.Kështu me 1926 ne Orosh nga Ministria e Arsimit Hapet Konvikti Mirdita në një godinë dykatëshe në mjedisët e Sarajeve te Kapidantit me 50 nxënës konviktor nga 10 për cdo bajrakë dhe 50 nxenës të jashtëm ,jo konviktor…..Shkolla e Oroshit 1899-1939 ,pavarsisht ndërprerjës ndjonjëherë , në dyzet vjetet e saj 1899-1939,u be qendra kryesore e arsimit te Nënprefekturës së Mirditës.
Autori në librin e tij shkruan për shkollën e Oroshit ‚‘‘Konviktin Mirdita,, që filloj aktivitetin e plotë në vitin 1926 ku në këtë konvikt kanë mësuar Ndrecë Ndue Gjoka ,Bardhok Biba ,po këtu ka mësuar edhe babai im mesuesi i viteve të para të pasçlirimit Zef Shkorreti e shumë të tjerë , sa kam dijeni unë nga ky vitë e deri me 1939 , vite që u mbyll ,gjatë 15 viteve te funksionimit me program të rregullt morën arsim fillorë 320 nxënës gjithësej.
Autori i Librit Akademiku Zef Përgega vlereson kontributin e Abat Docit nder te tjera ai shkruan se: ‘‘Abat Doci ishte njeriu i alfabetit latin,i botimeve te gramatikave dhe botimeve shqip ,kryetarë i shoqerisë bashkimi Shkodër dhe i unitetit kishtar në krahinën etnike Mirditë me 16 kisha katolike ne varesi te drejtëperdrejtë të Vatikanit .Abacia e Oroshit ka si këmbanë shpirtin e Abat Docit .Ajo bashkë me Sarajët e 120 kapidanëve të Mirditës ,janë një sakriment i vecantë dhe një flije e dhimbëshme e udhëve të tokës sonë.Rreke gjaku ra mbi ta ,sa themelet e tyre celën lulën e lirisë ,nën vetullën e trashë të Nënshejtit.Sipas njëë studimi të botuar në revistën ‚‘LEKA,,atty nga viti 1940 tregon se Abacia ka qënë një qëndër benediktine që daton në shekullin e 12 -të.E ngritur mbi supët e Malit të Shenjtë….,,.
Gryke Oroshi është vëndi i Sarajeve të Kapidanëve ,aty është një histori 700 vjecare e tyre,prej vitësh ato Saraje janë shëndrruar në rrënoja .Sarajë janë djegur 3 herë në vitin 1921 kur ishte Ministër i Brendeshëm Mehdi Frashëri ,1944 nga forcat partizani si dëshmon edhe bija e kësaj dere Tereze Llesh Ndue Gjon Marku -Filopati ,por edhe 1949 ku ju vu dinamit nga Petrit Dume në atë kohë me forcat e ndjekjës.Shpresojmë që Oroshit ti kthehët dicka nga ajo që i është marrë.Në vazhdim Oroshi është planifikuar nga qeveria si pjesë zhvillimore e 100 fshatrave turistike ,eh deri atherë kur të bëhët realitet ky ndryshim ,mbetemi vetëm me shpresën dhe mëndimin se do të ndodhë ,unë shpresoj që të bëhët relaitet. Le të presim realizimin e kësaj nismë.
Autori i Librit Akademiku Zef Përgega rri e banon në Detroit,po mëndjën e zemrën i ka origjinë e të parëve të tij atje në Grykë Orosh vëndlindje e vëndbanim i Kapedanëve të Mirditës , po e ka edhe në Bërzanë, vëndlindjën e tij ku u rrit, në Lezhë ku jetoj e punoj, por kudo në Shqipëri,vetëm ata që janë larg vëndlindjës ,larg shqipërisë e kuptojnë se sa ju mungojnë.Unë e përgëzoj për studimët e tij ,për krijimtarinë e tij mundesinë,e suksesin që ai ka arritur sot të kete një kolanë me 40 librat të botuar.Librat mbetën e shkruar jane dhë mbetën të thesar dije ,për brezat e sotëm dhe për ata që do vijnë në jetë. E shkruara ruhet shume gjate.
Une u jam mirnjohes qe me keni dhene mundesine te keme librin ‘‘Bohemët e Mirditës,mëndja blete…nën kesulën e Mirditorit,, por gjithashtu te njihëm në vazhdim edhe me disa librave tuaj te shkruar me pare si : ‘‘ Martin Camaj Shelbues i Zanit,, ‚‘Shqiptaret pertej diellit V.I dhe i II,, ,Libri ‚‘‘Arkemorti i ishullit mbi gjak,,,
Urime e suksese të mëtjeshme Akademik Zef Përgega.
Tiranë 22.11.2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.