TRISHTIM
U vyshk lulja, çerpikët uli,
ngjyrat n’telajo i përzieu,
erëmirë s’është parfumi,
botën gri dhimbja e ktheu,
Lotin në vesë ajo pikoi,
turbullirë përhumb shikimin,
për të bota perëndoi,
veshur mba petal- trishtimin.
U vyshk lulja, jeta u muzg,
as pranvera më nuk erdhi,
e gjithë qënja kthy në murg,
kaltërsinë e mrruli qielli.
Iku lulja në udhë pa kthim,
krejt e vyshku atë bukuri,
mbeti në zemër një kujtim,
mbeti imazh për profeci.
Autore: Margarita Nikolli Bardhi
Tiranë

::::::::::::::::::::::MËRDHIZË PRANVERORE
Drithërim petalesh n’degë:
Pse s’po ngroh siç duhet dielli?
Edhe qielli gdhinë i zbehtë,
ngjyrat tona i fsheh prilli.
Lulet kokën fort kanë ulur,
kuvendojnë e s’po gjejnë zgjidhje,
ndër flokë bore janë përhumbur,
s’dinë në është pranverë a dimer.
Strukur jeta ndër mërdhizë,
vakur stina ndër mrizore,
proteston më i vogli -syth:
Pse u zbeh stina hyjinore?
Xhelozia keq na mundi,
t’konkurojmë botën njerëzore,
kësaj jete filli i humbi,
në kolaps stina pranverore.
Autore: Margarita Nikolli Bardhi
Tiranë
:::::::::::::::::::::TY DASHURI…
Sa lavde i thurin kësaj profecie,
me lule e dhurata e stolisin një ditë,
pastaj xhëmbat e tua moj trëndafile,
si shigjetë ia ngulin drejt në shpirtë.
Andrralla krijojnë e vepra len pas,
për ty e mrekullueshmja dashuri,
pa mëshir t’vrasin ëndrrat, më pas,
të ngarkojnë me mijëra peripeci.
Legjendare je në shërime plagësh,
e vuajtje të ëmbla dhuron ndër ne,
kampion përherë në thurje mëkatësh,
në kopshtin Eden zanafillen ke,
E shpirti dehet në mëshirë fatash,
xhelozia keqas ngatërru në prokupi,
ndizen e fiken ëndërrat serenatash,
purgator urejtjesh t’vrasin – dashuri.
Bukurinë ta vyshkin pa asnjë ngurrim,
droje e mëshirë nuk kanë kurr’njiherë,
të imponojnë dhimbje e vetëflijim,
me pahir dimer e kthejn çdo pranverë.
Eh, moj dashuri!
Si lule çel e vyshkesh përnjëherë,
lunturia të shndrit ndër sy,
kur në shpirt lulëzon si pranverë.
Autore: Margarita Nikolli Bardhi
Tiranë