26.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Nga Sakip Cami

Kush është Flamur Micko ? Është lindur me 23 prill të vitit 1929 në fshatin Nivicë të Kurveleshit të Sipërm të Tepelenës. Mësimet e para i mori në vendlindje. Në moshën 15 vjecare iu bashkua luftës antifashiste nacional clirimtare në fillim në batalionin “Perlat Rexhepi dhe më pas në Brigadën e VI Sulmuese. Në batalionin partizan ishte flamurmbajtës, ndaj i thirrën Flamur. Pas mbarimit të luftës dhe të luftimeve në Ish Jugosllavi fillon Shkollën Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë dhe në përfundim të saj në vitin 1948 shkon për studime ushtarake për aviator në Bashkimin Sovjetik ku ndjek Akademinë e Pilotëve reaktivë dhe në vitin 1952 diplomohet për pilot avionësh reaktivë. Me krijimin e Shkollës së Aviacionit në Tiranë dhe më pas në Kucovë dhe në Vlorë shërben si instruktor fluturimi për përgatitjen e pilotëve të ri shqiptarë. Është ndër pionierët e parë të Aviacionit shqiptar dhe ndër krijuesit e Shkollës së Aviacionit në Shqipëri. Libri i tij me kujtime “Midis qiellit e tokës mëmë” është vetë historia e aviacionit shqiptar. Libri përmban 432 faqe dhe shumë fotografi nga jeta partizane dhe ajo ushtarake. Vjen nën redaktimin e poetit dhe gazetarit të mirënjohur Lirim Deda dhe me recensë nga Prof. Kol. Bernard Zotaj. Dashuria për Atdheun, për vendlindjen e tij Nivicën e Kurveleshit, dashuria për armën e aviacionit, të cilës ia kushtoi jetën, përshkojnë të gjithë rreshtat e faqet e këtij libri voluminoz. “I etur për dije e plot dashuri për vendin tim, në mars të vitit 1949 shkova për studime në Bashkimin Sovjetik dhe u ktheva në muajin gusht të vitit 1952, i diplomuar si pilot gjuajtës luftarak. Kur u ktheva në fshat m’u duke se më duartrokitën edhe vetë malet”, shkruan autori në hyrje të librit. Libri hapet me poemën për fshatin e lindjes, Nivicën. Po shkëpusim një fragment: “…Sa kam bredhur pyjesh larg, Nëpër re, mjegull, shi… Nëpër natë unë fillikat Mëma larg, si Perëndi…” Në 100 faqet e para autori përshkruan vendlindjen, fshatin, lagjet, malet, lëndinat dhe gjithcka ruan në kujtesën e tij. Përshkruan fëmijërinë e vështirë në fshat, shkollën e gurtë dhe mësuesit e mrekullueshëm, prindërit që e mëkuan me dashuri dhe guxim. Në prill të vitit 1943, kur ai ishte vetëm 14 vjec në Kropisht vinë partizanët e cetës “Halim Xhelo, vinë drejtuesit e lëvizjes Nacionalclirimtare të zonës Arif Hasko, Et’hem Gjinushi, Delo Balili, Hito Cako, Rrahman Parllaku. Eqerem Kreshpa nga Kanina më tha se ti je i vogël për në batalion, por për këtë vendosin komisari dhe komandanti. Unë e ndoqa cetën partizane nga pas dhe ata më pranuan, tregon Flamuri. Në maj të vitit 1943 mua m’u besua flamuri i batalionit dhe që nga ajo ditë më thirrën Flamur, megjithse e kisha emrin Avni. Me 7 gusht të vitit 1943 në Cepo u krijuan Batalioni “Asim Zeneli” me komandant Jaho Gjolikun dhe komisar Shefqet Pecin. Me 23 janar 1944, Flamuri do të rreshtohej në Brigadën e VI Sulmuese. Dhe si një histori e gjallë me një kujtesë për t’u admiruar Flamuri rendit partizanët e fshatit të tij, Nivicës: Avdul Muco Lopa, Balil Cerciz Bylyshi, Novrus Sheho Matushi, Novrus Reis Xhaka, Bylysh Dalan Koka, Flamur Selim Micko, Hysni Shaqo Bega, Isuf Teno Shehu, Mirjana Isuf Shehu, Pëllumb Veip Malo, Rexhep Cako, Rushan Murat Goxhi, Sali Tare Seferi, Selim Dervish Beqo, Liri Toska (Duka), Mejdi Bilo Mema. Më tej Flamuri përshkruan të gjitha luftimet e Brigadës së VI në Jug dhe në Veri të Shqipërisë dhe pas clirimit të Shkodrës me 29 nëntor 1944, kalimin e brigadës në viset shqiptare në Ish Jugosllavi me komandant të Brigadës Jaho Gjolikun dhe komisar Xhule Cirakun. Pas kthimit nga lufta në viset shqiptare të Ish Jugosllavisë në Prill të vitit 1945 Flamuri filloi Shkollën Ushtarake “Skënderbej”. …….. Nëpër faqet e librit: Kursantët e parë shqiptarë për aviator në B.S: Me 7 mars 1948 nga Shkolla Skënderbej” niset për në Bashkimin Sovjetik, grupi i parë për t’u përgatitur si pilot. Në stacionin e trenit ata u pritën nga Edip Ohri dhe Niko Hoxha, të cilët vijonin vitin e fundit në Shkollën e Bombarduesve “Maria Raskova” në qytetin Engëls. Më 10 mars 1948 u regjistruan kursantët e parë shqiptarë: Lulo Musai, Elmaz Hasamataj, Gani Selami, Refat Jazo, Shaqo Hoxha, Riza Ramadani, Hektor Lako, Qemal Mërtiri, Bajram Hitaj dhe Flamur Micko. Në mars të vitit 1951 shkëputemi nga Shkolla “Maria Raskova” dhe shkojmë në qytetin Saratov në Shkollën e gjuajtësve luftarakë “Pokrishkin”(Tre herë hero i BS). Pas diplomimit si pilot fluturues me avion gjuajtës bombardues më 31 gusht 1952 u kthyem në Atdhe, ku në Durrës na priste Edip Ohri dhe Niko Hoxha dhe ku u takuam edhe me grupin tjetër që kishin mbaruar studimet për gjuajtës luftarakë, Petrit Malindi, Kosta Dede, Liktor Stafa, Zebo Dyrmishi, Sulo Salo. Në tetor të vitit 1952 me Urdhër të Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxha, të gjithë ne kursantët që kishin studiuar në B.S për aviator, u titulluam oficerë të Ushtrisë Popullore. Në skuadriljen e aviacionit të sapokrijuar komandant ishte Niko Hoxha, komisar Edip Ohri, Zv.komandant Babace Faiku, Shef Shtabi Fari Bubsi. Fluturimin e parë, tregon Flamuri në qiellin e atdheut tim e kam bërë me Peco Polenën. U mahnita me bukuritë e natyrës sonë të mrekullueshme, me Liqenjtë e Lurës, me Ujvarën e pambarim të Valbonës, me bjeshkët e Veriut të rradhitura si fishekët në gjerdan, me Korabin që qëndron si busull orientimi në territorin e Veriut. Dhe më tej në Jug duket madhështor Olimpi shqiptar Tomorri legjendar, vatra e perëndive ilire, edhe ky busull orientimi për të tërë vendin. Në Shkollën e Aviacionit Shkolla e Aviacionit është krijuar në vitin 1957 me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Beqir Balluku, i cili vuri detyrë që të fillojë përgatitja e pilotëve pranë skuadriljes së Laprakës në Tiranë. Përgjegjës u caktua Major Areteo Konomi. Në maj të vitit 1958 filloi praktika e fluturimit në aerodromin e Tiranës. Gjatë përgatitjeve një avion rrëzohet në aerodrom, por nuk pati viktima. Për siguri në korrik 1958 fluturimet vazhdojnë në fushën e Shijakut dhe kursantët mbarojnë programin e stërvitjes ajrore fillestare. Kursantët që mbaruan programin mësimor në Shqipëri në gusht të vitit 1958 u dërguan jashtë shtetit, në ish Bashkimin Sovjetik. Në “shkollë” vijnë kursantë të tjerë, përsëri një avion pësoi defekt, takoi me një pemë, njëri krah i avionit u copëtua, por piloti e kursanti shpëtuan. 1959 – “Shkolla” u vendos në Kuçovë. Komandanti i “shkollës” Thanas Gjiknuri. 1960 – maj. Filloi programi i përgatitjes së kursantëve për avionët reaktivë MIG-15. Më 27 qershor, kursanti Jovan Kaçorri humbi jetën duke fluturuar mbi qytetin e Fierit. Në korrik, kursanti Petraq Qafëzezi u hodh me katapultë. Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, urdhëron të formohet “Shkolla e Aviacionit në qytetin e Vlorës”. Me 11 maj 1962 me dekret tw Kuvendit Popullor zyrtarizohet krijimi i Shkollës së Aviacionit. Komandant i shkollës u emwrua Babaçe Faiku. Me datë 3 nëntor u diplomuan “Pilot gjuajtës-bombardues”, kursantët që kishin lënë përgjysëm studimet në ish-Bashkimin Sovjetik. Nw gusht tw vitit 1966 u titulluan oficerë, kursantët e grupit të parë për “Teknik Aviacioni”. Nw tetor tw vitit 1966 u titulluan oficerë, grupi i parë i kursantëve për “Pilot gjuajtës –bombardues”. Nw shtator tw vitit 1967 u titulluan oficerë, grupi i parë i kursantëve për “Specialistë Aviacioni”. Nw shtator tw vitit 1972 shkolla e aviacionit u bw tre vjecare dhe kaloi nw sistemin e shkollave tw larta ushtarake dhe nw sistemin e lartw arsimor tw vendit. Mw pas mori emwrtimin:”Akademia e Aviacionit. Flamuri në kujtimet e tij shkruan se, “Me një projekt të studiuar mirë nga komanda e MKA (Dega e Aviacionit) u krijua grupi drejtues me Përgjegjës kryesor Major Areteo Konomi, grupi inxhiniero teknik drejtohej nga Jorgji Bitri, komandant katërshe Irakli Grazhdani, ndërsa instruktorë ishin Petrit Malindi, Refit Jazoi, Hektor Lako, Vasil Gjikondi, Agim Spahiu dhe Flamur Micko. Kursantët e vitit 1957-1958 ishin Aristotel Poga, Agron Galanzhi, Lili Laçka, Nestor Dhaskali, Bilal Josa, Ilia Kovaçi, Vangjel Nakuçi, Luan Sima, Thanas Naçi, Llazar Çupa, Iljaz Kelo, Pandi Buci, Vasil Kromidha, Skënder Kanina, Burhan Nurja, Gëzim Picari, Muharrem Hida, Nase Leka, Aranit Tartari, Gaqo Rrapi”. Në përgatitjen teorike të lëndëve speciale dhanë mësim inxhinierët Andon Koroveshi e Kleanth Hanxhari, ndërsa teoria e fluturimit jepej nga ish-pilotët Andrea Stavri e Vasil Gjikondi. Gjatë muajit shkurt instruktorët përfunduam programin e përgatitjes metodike, ndërsa kursantët programin teorik, kështu që në pranverë të vitit 1958, në muajin maj filloi praktika e fluturimit në aerodromin e Tiranës. Pas përplasjes së një avioni, që nuk pati viktima, si masë sigurie fluturimet vazhduan deri në korrik të vitit 1958 në fushën e Shijakut. Kursantët, pasi mbaruan programin e stërvitjes ajrore fillestare, në muajin gusht u dërguan jashtë shtetit. Një pjesë e tyre u dërguan për pilotë reaktivi në qytetin e Borisoglebsit, ndërsa të tjerë për të mësuar helikopterët Mi-1 e Mi-4, në qytetin e Pugaçovit”. Në vitin 1958 në këtë “shkollë” shkuan kursantë të tjerë si, Ali Islami, Baftjar Meta, Bilush Imeri, Lirim Kokona, Myrteza Arapi, Petraq Qafëzezi, Kosta Dalla, Panajot Gjikopuli, Osman Allkja, Vasil Nikolla, Jovan Kaçorri, Atllan Buzo, Divin Abazi, Pandi Prifti, Raif Hozha, Servet Murati, Shuaip Nurja, Niko Qëndro, Robert Marku, Çerçiz Zeka, Sotir Majko, Muço Muçaj. Kontingjenti i dytë i kursantëve prej 20 veta, në pranverë të vitit 1959 u shkëput nga reparti nr. 5818 dhe kaluan pranë Regjimentit të Kuçovës, së bashku me instruktorët. Komandanti i “shkollës” caktua piloti i Klasit I, Thanas Gjiknuri, i cili zëvëndësoi Areteo Ikonomin. Vetë Gjiknuri sapo kishte dalë i paaftë për të fluturuar në aeroplanët reaktivë. Instruktorët ishin pothuajse ata që kishin qenë edhe në Tiranë, si Flamur Micko, Hektor Lako, Refit Jazoj, Petrit Majlindi, Irakli Grazhdani dhe Agim Spahiu. Aty nisën të përgatitjet për instruktorë të ardhëshëm edhe Naun Todo, Admir Fllaga, Nehar Jazexhi, Hamdi Arapi, etj. Kursantë të këtij grupi ishin Jovan Kacorri, Baftjar Metaj, Bilush Imeraj, Sotir Majko, Robert Marko, Petraq Qafzezi, Lirim Kokona, Servet Muka, Servet Murati, Divin Abazi, Çerçiz Zeka, Raif Hoxha, Shuaip Nurja, Vaskë Nikolla, Nuço Muçaj, Myrteza Arapi, Atllant Buzo, Niko Qendro. “Shkolla” kishte një skuadrile me aeroplanë mësimorë me helikë Jak-18A, që ishte më i përparuar se Jak-18U, me të cilin fluturuan në fushën e Shijakut dhe në atë të Laprakës. Në skuadriljen mësimore, në “shkollë”, gjithnjë në përbërje të regjimentit “Peza”, erdhi një grup tjetër kursantësh për pilotë, në përbërje të të cilit ishin edhe Sillo Mlica, Lili Xharo, Agim Ismaili, Vaso Pesha, Sazan Abibi, Thanas Papa, Bardhyl Lubonja, Bahri Meshau, Koço Biku, Lutfi Islamaj, Rrapo Kodheli. Në grupin e instruktorëve për avionët reaktivë ishin Tomorr Avdia, që kryente detyrën e komandantit të kësaj Skuadrile, ishin Hamdi Arapi, Sali Dibra, Agim Spahiu, Sokrat Prifti dhe Hektor Lako. Në dimrin vitit 1959-1960, kursantët për pilotë iu nënshtruan programit teorik, ku përvehtësuan veçoritë e konstruksionit dhe shfrytëzimin e aeroplanit reaktiv Mig-15. Të dy grupet stërviteshin, sipas programeve të ndryshëm. Avionët me helikë Jak-18A fluturonin në fushën me bar të aerodromit të Kuçovës, ndërsa në qershor, kursantët që do të fluturonin në aeroplanët Mig-15, i sistemuan në rajonin e Pishë Poros. Për këtë periudhë të përgatitjes së pilotëve pa patur ende një shkollë “zyrtare” shqiptare, Edip Ohri, ka theksuar se “fillimisht unë vura detyrë për përgatitjen e pilotëve pranë skuadriljes së Laprakës. Në vitin 1958 filloi fluturimi në aerodromin e Tiranës dhe më vonë në fushën e Shijakut. Në vitin 1959 i kalova në Kuçovë, por edhe atje u ndërpre. Në vitin 1962 si institucion më vete shkolla filloi në Vlorë me kurset për teknikë dhe pilotë”. Flamuri kujton se, “gjatë dimrit 1959 e pranverës 1960 ata përvetësuan programin teorik të avionit e motorit të MIG-15. Po atë kohë u duk qartë se ky grup nuk do të shkonte në ish-BS. Ata do të përgatiteshin në vendin tonë, në aerodromin e Kuçovës dhe në Pishë Poro. Ky ishte një zotim e iniciativë e vetë Edip Ohrit e Niko Hoxhës, të cilët premtuan se brenda dy vjetëve aviacioni shqiptar do të kishte të gatshëm e të përgatitur njëzet pilotë të rinj”. Nën drejtimin e instruktorëve Petrit Malindi, Nehar Jazexhiu, Naun Todo, Admir Fllaga stërviteshin kursantët Bardhi Lubonja, Agim Ismaili, Lili Xharo, Bahri Meshau, Syrri Barbullushi, Vaso Pesho, Sazan Habibi, Rrapo Kodheli, Thanas Papa, Koço Biku, Lutfi Islami, Sillo Mlica. Në maj 1960 filloi realizimi i programit për MIG-15. Skuadrilja reaktive kishte komandant Tomorr Avdinë, ndërsa instruktorë ishin Sali Dibra, Sokrat Prifti, Hamdi Arapi, Agim Spahiu. Kursantë ishin Baftjar Metaj, Lirim Kokona, Servet Murati, Çerçiz Zeka, Bilush Imeri, Pandi Prifti, Muço Muçaj, Jovan Kaçorri, Petaq Qafëzezi, Raif Hozha, Sotir Majko, Alis Islami, Niko Qëndro, Divin Abazi, Atllan Buzo. Plot 30 vjet në aviacion, historia e gjallë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.