Me Poetin :ISUF SOKOLI

Nessuna descrizione della foto disponibile.

TË LIDHUR BASHKË
Derisa sytë tanë ta kenë shkëlqimin,
Dhe dritën që kurrë nuk prëndon,
Të ëmbël do ta mbajmë përqafimin,
Se zemra e dashuruar veç gufon.
Do rëndim te dy lidhur dorëpërdore,
Me vrapin lëndinë më lëndinë,
Rrethuar me trëndafila e lule bore,
Do ta mbajmë të freskët dashurinë.
Do flasim, qeshim e do vallëzojmë,
Siç bëjnë artistët në skenë,
Dhe këngët që ne do këndojmë,
Do hapen, jehojnë e marrin dhenë.
Dhe vrapi ynë kurrë s’ do të ndalet,
Siç rëndin shpendët në fluturim,
Bashkë do kapërcejmë fushat e malet,
Dhe detet e oqeanet e pambarim.
Gjithmonë të lidhur si trup i pandarë,
Me guximin e shpresën tek Perëndia,
Me dallgët e jetës do vihemi në garë,
Se fitimtare do na nxjerrë dashuria.
Si pulbardhat do fluturojmë përmbi valë,
Që ndjellin kohë të mirë e tregojnë bregun,
Dhe mengjeset kur gjumi të na dalë,
Ëndrrave tona do ua hapin shtegun.
Isuf Sokoli
Data 17 shtator 2026.

“””””””””””””””””””””
Mirënjohje të thellë Antologjisë ndërkombëtare poetike “ALL TOGETHER “, Amerikë, Boston, me themeluesin e saj dhe Editor, Poetin dhe shkrimtarin e Shquar, Kujtim Hajdari dhe Kryeredaktor Dr.H.Blery,
për akordimin e kësaj Çertifikate vlerësuese
Nder, privilegj dhe obligim për mua, në rrugëtimin tim të pandalshëm poetik.
Falënderime të panumërta dhe respekte pafundësisht!
Isuf Sokoli
Bolzano: Data 12 shtator 2026.Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "ALL TOGETHER INTERNATIONAL ANTHOLOGY Boston, USA Certificate Of Lonor To the poet Isuf Sokoli, Albania/Italy In recognition of your valuable contribution to this anthology and your inspiring participation in bringing diverse oices and cultures together through poetry. Your literary contribution helps build intercultural bridges, promotes mutual understanding, and celebrates the power of poetry to connecT humanity. Kujtim Hajdari Founder Ediltor BOSTON USA Kujtim R. Hajdari Founder & Edltor Kujtim.RH Dr. Dr.H.Blery H. Blery Editor- Editor-in-Chief Blory Slory.KO A.Dr"

FALËNDERIM
Të dashur miq dhe lexues!
Falënderoj thellësisht nga zemra, për dedikimin madhështor me vlerësimin e lartë e hyjnor, (Ku komentohen 12 nga librat e mi), Mikun e çmuar, Redaktorin e përkushtuar, të palodhur e fisnik të të gjithë krijimtarisë time, Poetin dhe shkrimtarin e Shquar, Profesor Ndue Dragusha!
Nder i madh, privilegj, obligim, burim frymëzimi dhe dritë jeshile për mua, për të ecur vazhdimisht përpara në rrugëtimin tim të pandalshëm poetik!
Mirënjohje pa kufij, nderime dhe respekte pafundësisht!
Isuf Sokoli
Bolzano: Data 7 shtator 2026.
HIMN
PËR POETIN ISUF SOKOLI
-Në respekt të POETIT dhe NJERIUT, Isuf Sokoli-
Në Shëngjin u ndez si një flakë hyjnore,
Një djalë me shpirt si Promete i lirë,
Nga natyra e fshatit mori bukuritë përrallore,
Në zemër mbajti mallin për njerëzit e tij të mirë.
Në gjuhën e lindur e në të huajat foli,
Si Orfeu që kitarën ia rrëfente qiellit,
Kinezçën mësoi, zemrën e hapur solli,
Në udhë të largëta u vëllazërua me dritën e diellit.
Me rrudha planeti, me plagë demokracie,
Ai shkroi si një Homer i mallit të mërgimtarit.
Në vargjet e tij u derdhën lotë malli e magjie,
Si nimfa që qan pranë burimit të lahutarit.
Në librat e tij frymojnë stinët e jetës,
365 dritare hapen mbi të madhen botë,
Si Odise që endet me shpresë të vërtetës,
Ai rikthehet në fjalë, të shuajë çdo lot.
Kasollja e thjeshtë, tempull i kujtesës,
Sytë e mendjes, orakuj të shpirtit,
Nëna në vetmi, Perëndeshë e heshtjes,
Rruga poetike, një udhë drejt amshimit.
Ëngjëj me bluza të bardha ia ruajnë frymën,
Lëndina e dashurisë lulëzon në varg,
Zemrat i kthehen në yje që shënojnë udhën,
Babai me Perëndinë ngjitet më lart.
Kështu rri Isufi, poet i përmalluar,
Si Feniksi që ringjallet mbi hirin e tij.
Në Bolzano shkruan, por me Shëngjinin dashuruar,
Erdhi si legjendë, dhe ndrin si diell i ri.

Vedi meno
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.