Nga POETJA,SHKRIMTARJA DHE GAZETARIA”Kumrie Avdyl Shala”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Lamtumirë, Flora jonë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
“Do të mbetesh përherë në kujtesën dhe zemrat tona.”
Poezia “Sotike e fortë çelik”, kushtuar në vitin 2023 Dr. Flora Brovinës, ne librin e dytë timin “Gjurmë që nuk Fshihen”.
poezia
STOIKE E FORTË ÇELIK
(kushtuar doktoreshës Flora Brovina)
Qëndrove heroinë në çdo furtunë, mbajte qëndrim
Ti yll i pashuar që na jep shpresë
Flora jonë doktoreshë
Vendi kishte nevojë për ty
Edhe pse vdekjen sa shpesh kërkove
Por, vdekja nuk erdhi kur the ti,
sepse assesi s’e meritoje
As atëherë kur të bënë namë e nishan stoike qëndrove
Edhe atëherë kur u përpoqën të ta vrasin heshtjen…
Ty kurrë s’të vranë as se morën nga ti besën
As atëherë kur të pedafën në errësirën fatale,
as atëherë kur të gozhduan në mur si plumb
Ti kurrë nuk u dorëzove
U munduan të mbështillnin në lojë tradhëtie
Të jetosh jetën pa brenga si ca të tjerë
Por, ti zgjodhe rrugën e tortures
dhe asaj të lavdisë së ndershme e njerëzore
Sepse lirinë e Kosovës e doje më shumë
Kështu që dhe tani, ti je stoike
e fortë shkëmb e gurë
Ti, moj doktoreshë Flora Brovina
Kosova nuk do të harrojë kurrë
Fytyra e shqiptarisë nga ty po buzëqesh
e shumë si ty trimëresha e luanesha
Vdekjen e sfiduan, sepse ishe shembull
Kosovës i dhatë jetën për ta jetuar
Heshtjen e patët më të fortë se plumbi
edhe plagët më të fuqishme se baruti.
Me laps e me zemër e shkatërruat armikun,
Qëndrove stoike e fortë si teh çeliku.
“”””””””””””””””””””
Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e testo
MOS NA PËRLLOSNI LIRINË
Mos na përllosni lirinë e çlirimtarëve,
sakrificën, gjakun e derdhur gurrë
në çdo pjesë të Dardanisë.
Ne tokat tona i mbrojtëm,
çlirimtarët tanë nuk ka dënim.
Brez pas brezi u munduan
të na mposhtin dashurinë për atdheun,
e ne nuk u dorzuam.
Shkrimë çdo cep të shpirtit
për këtë tokë të shenjtë.
N’shtatë cipa te djegura,
e fituam lirinë.
Me varre të hapura
ende po flejmë.
Lirinë nuk na e falët,
me gjak e me dhimbje e fituam.
E ti, mos na prek lirinë,
as sakrificën e çlirimtarëve të mi!

Nga:Kumrie Avdyl Shala

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.