ME POETEN :Gjelina Maçi Keci “

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e persone che sorridono

VETËM NJË STINË
Nuk dua ,
Por Jam e detyruar të iki dhe unë shumë larg,
Nuk mund të të shoh, duke dhënë frymën e fundit,
Si enë plakë, e shpikur, që rrjedh çdo ditë nga pak,
Derisa të boshatisesh e të jesh gojës së ujkut.
Të gjithë atyre që u duhesh e zënë në lak e pa bërë gjak…
Më duhet të iki se, nuk mund të shoh diellin, kur lind i mërzitur ,
E hënën në lot pa yje mbuluar me mantelin gri,
Deti i tërbuar heshtjes pa pikë dashururie nga ajo që do ai.
E bregu gjithnjë pa puthjet e valës, dallgëve i mbytur,
Qiellin e ngrysur me re të zeza në breshër e stuhi,
Braktisur pa zogj, dallëndyshe e bilbilë,
Malet pa zana të ikura nga bora e përhershme,
Toka rënkon për orën e vet, pa lule e trendafilë.
Nuk mund ta shoh gurin,
Kur të çahet nga dhimbja e dhimbjes së tij,
Prej mallit nëpër troje i vetëm në shtëpi;
Nuk mund të shoh gjyshër me fotografi në duar
Në ikje të pashmagshme, kur treni i jetës u ndalon
Me lot të ngrirë hapit fundit të vetmuar.
Nuk dua të shoh gjarpërinj, çdo ditë duke të helmuar,
E krokodilë që enden në gëzimet e tyre duke ngrënë,
Mrekullitë e tua, trupin duke ta copëtuar.
Raki, musht e verë në gosti shtrigash me magji,
Dy a tre kolltukë fantazmash pa veshë e sy në ballë,
Pa shpirt, pa zemër dhe pa dashuri.
Ikën engjejtë, tani çirren për fron vetem djaj,
Nuk dua të shoh Drinin, kur të ndryshojë rrjedhën e tij,
Fushat djerrë e ferrat aty t’harruara përherë
E vendi kthyer në greminë memece pa gjuhën e tij,
Pa pranverë, pa sythe dhe pa lastarë…
Vetëm një stinë jetë atdheu, vetëm një stinë
Tri të tjerat vrarë…
Por dihet që Shpresa e fundit vdes
Vesa avullon kur Dielli shëndrit
Edhe pse nuk dua , duhet të pres
Dhe ikja do t’kthehet, në ardhje nji ditë .
Gjelina Maçi Keçi
E botuar tek libri “Me Ty” !
“””””””””””””””
ROJTAR I SHPIRTRAVE TË BUKUR
Bien kambanat dhe hoxha këndon
Në vesh të shurdhër si gjithmonë,
Interesi e urrejtja për fyti kap boten
Jetës Hiroshimë e Nagasaki i kujton.
Cunam apokaliptik që t’nesërmet tresin
Njerëzit gjethe vjeshte t’kohës varg e vijë,
Zotat në shpirt te pashpirt vdesin
Dielli i marrë peng me lot ndër sy.
E vranë dashurinë natën pa hanë
Ditën fjalosen si shtriga me borëbardhën,
Besimi si një litar i tjerrë me ranë
Njerzillekut ka kohë që i vunë flakën.
Rojtar i shpirtrave të bukur
Në ç’gjumë ke rënë vallë,
Mirësia s’jeton dot as sa një flutur
Të lutem zgjohu në je akoma gjallë.
Gjelina Maçi Keçi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.