Ishte kenaqèsi pèr mua, qè kètè messhtatori tè 2026-tès, tè bèj pak ditè pushime te Bujtina “Oxhaku i Doçit” nè Lurè, ku pashè dhe shijova klimèn e rrallè, ajrin e pastèr, bukuritè natyrore, si dhe mikpritjen dhe bujarinè tradicionale luriane ! Syri mè rroku mjaft ndryshime e zhvillime tè Turizmit Malor, me Bujtina e Hotele tè mrekullueshèm, qè falè investimeve private ia kanè rritur edhe mè shumè vlerat turistike Lurès. Nè kètè destinacion tè pèrmasave kombètare e ndèrkombètare, tashmè po asfaltohen edhe rrugèt, nè tè dy krahèt e ardhjes: si nga Dibra, ashtu edhe nga Mirdita, qe me siguri e kanè shtuar numrin e turistève e tè vizitorève te huaj e vendas…!

Bujtina “Oxhaku i Doçit” me pronar intelektualin e spikatur, Dr. i Shk. Llesh Doçi, bashkè me “Hotel Lura” tè Hasan Hotit, si dhe Bujtinat “Koçeku”, kanè shènuar njè progres tè dukshèm akomodimi e mikpritjeje, ku vijnè e kalojnè fundjavèn edhe grupime turistike familjare, jo vetem nga Dibra, por edhe nga Tirana, Durresi, Lezha, etj ! Madje, te Bujtina “Oxhaku i Doçit”, prenotime tè tilla, bèhen pèr çdo fundjavè. Rastisa te jemè prezent, te kjo Bujtinè tè shtunèn artistike tè datès 19 shtator 2026, ku grupi i kèngètarève tè shquar dibranè:

1. DRITAN JASHARI
2. YLBER SOPOTI
3. EDMOND PÈRNEZHA, tè cilèt koncertin e tyre recital, e kthyen nè njè Spektakèl Show, qè u duartrokit dhe u shoqèrua me valle, nga turistèt pjesemarrès, qe perjetuan çaste tè bukura emocionesh e argètimi !
Gjithçka e bukur dhe e kendshme, te Bujtina “Oxhaku i Doçit”, qè nga arkitektura, kultura e shèrbimeve e deri te gatimet e shijshme e tradicionale bio…! Me punèn e saj cilèsore, kjo Bujtinè, traditès luriane tè bujarisè e tè mikpritjes, i ka shtuar edhe argètimin me koncertet e bukura tè tè shtunave…! Njè veprimtari plus kjo, qè e ka rritur ndjeshèm frekuentimin me prenotime per fundjavè !
Urime dhe suksese ne vazhdimèsi Bujtina “Oxhaku i Doçit”