Ku rrënojnë në Mriza, Orë e Zana,
Ku në prag t’kullës mbështet kryet Hana,
Djemtë kreshnikë ku i leu nana,
Luftë me turq e luftë me krajla,
Në maje kreshte dy vigana,
Bjram Curri, Gjelosh Rama,
ku janë vashat shtat çetina,
Princesha në botë ma të mira,
Ku ka kullën në vezullime,
Ajkuna shejt, nana ime
Ku në Shkam Forcës pushon Dielli
Ku n’ tojë yjet fut varg qielli..
Ku a’ Piku dhe Lumi i Plasë,
Ku a djep shpirt Parajsës,
Ku çel agut, shpresa ëndërra,
N’ Sofra, buka, kripa, zemra,
Ndryshe botës që ju njihni,
Me uratë ktu pritet miku,
Kjoftë livdue Jezu Krishti!!!
N’ gur ndez eshka dhe unori,
Ku del flaka prej krahnori,
Ku jetoi madhshtor Eposi,
Ku ken në breza mjeshtrat e gurit,
Ku lulëzoi latimi i drunit,
Ku u ngrit Venica e zhgunit,
Motra janë pushka, lahuta,
Ku rrit votra dragoj burra!
Në ah dhe rrasa skalitë emna,
Aty më çon krahe e qafë ëndrra,
Aty në rrëma më lodron zëmra,
Me shqiponja më thëlleza,
Ku i ka ngrit kështjellat liria,
Ku i ka rranjtë Shqiptaria,
Për më thanë Curraj Epër sot,
Ke thanë Amë, ke thanë Komb!
“”””””””””””””””
ITAKË I THM
DHEUT SHEJTË KU KAM MBI!
Unë Odhise nuk jam,
As gishti i kamës Tij,
Por Itakë me shpirt i tham,
Dheut Shejtë ku kam mbi!!
Unë nuk kthej me lavdërime,
Në Itakë si Ai,
As hero nuk jam, veç dramcë, therrime,
Nji Gur prej Kores Merturit
Ra në Dri!!
Itakën,
djepin tim prej Dielli,
Betoshën si një grusht mes malesh,
E dua, se pa të nuk e ndjej jetën,
Pa atë dhe shpirti më bahet kashtë!
Kur them Odiseu u kthye në Itakë,
Në strajcë zemre kam dyzet vjet mall,
Dhe malli ba mal, rrufe në flakë,
Dhe grimca e gjakut prej dashnisë më dhëmb!!
Nese Itakën shpesh shkruaj në kreshtë,
Ku rron një shqiponjë , një zhgabon,
Unë kurrë nuk mendoj të jrm i pa mend,
Pa bujar, pa besë…
Homerin në Sofër Mertur si mik e ftoi!
“””””””””””””””””””””””
ITAKË I THM
DHEUT SHEJTË KU KAM MBI!
Unë Odhise nuk jam,
As gishti i kamës Tij,
Por Itakë me shpirt i tham,
Dheut Shejtë ku kam mbi!!
Unë nuk kthej me lavdërime,
Në Itakë si Ai,
As hero nuk jam, veç dramcë, therrime,
Nji Gur prej Kores Merturit
Ra në Dri!!
Itakën,
djepin tim prej Dielli,
Betoshën si një grusht mes malesh,
E dua, se pa të nuk e ndjej jetën,
Pa atë dhe shpirti më bahet kashtë!
Kur them Odiseu u kthye në Itakë,
Në strajcë zemre kam dyzet vjet mall,
Dhe malli ba mal, rrufe në flakë,
Dhe grimca e gjakut prej dashnisë më dhëmb!!
Nese Itakën shpesh shkruaj në kreshtë,
Ku rron një shqiponjë , një zhgabon,
Unë kurrë nuk mendoj të jrm i pa mend,
Pa bujar, pa besë…
Homerin në Sofër Mertur si mik e ftoi!