“”””””
31 vjet bashkë…
Sot festojmë 31 vjet martesë – 31 vite të mbushura me dashuri, mirëkuptim, sfida të kapërcyera dorë për dore.. Rruga jonë nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por ka qenë e bukur, sepse e kemi ndërtuar me respekt, besim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.
Bekimi më i madh i jetës sonë janë dy djemtë tanë, Rinoni dhe Ardi, krenaria dhe lumturia jonë më e madhe. Ata janë fryti i dashurisë sonë dhe arsyeja që çdo sakrificë ka marrë kuptim.
Falënderoj Zotin për çdo ditë të kaluar së bashku dhe uroj që vitet që na presin të jenë po aq të bekuara, me shëndet, paqe, dashuri dhe buzëqeshje në familjen tonë.
Uroj që dashuria jonë të mbetet gjithmonë po aq e fortë sa ditën kur vendosëm të ecim bashkë në rrugën e jetës.