Shkruar nga poti;Ramazan Çeka”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

KUR KËNGA LABE TAKON MALLIN E DIASPORËS
Me jehonën e këngës labe, me ngrohtësinë e shpirtit shqiptar dhe me mallin që nuk njeh largësi, Grupi Artistik “Fllad Labërie” nga Athina do të marrë pjesë në festivalin “Dasma Shqiptare në Diasporë”, në edicionin e shtatë të Festës së Traditës Shqiptare, organizuar nga Shoqata “Emigranti” në Patra.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Kjo ngjarje e veçantë, e kthyer tashmë në një urë që bashkon shqiptarët përtej kufijve, zhvillohet falë përkushtimit të zonjës Kristiana Veliu, kryetare e shoqatës, dhe grupit koordinues të festivalit, të cilët prej vitesh mbajnë gjallë gjuhën, kulturën dhe traditat tona në diasporë.
Në skenën e këtij festivali, “Fllad Labërie” do të sjellë tre këngë, mes tyre edhe një krijim të ri, të shkruar posaçërisht për këtë festë të bukur shqiptare. Kënga do të interpretohet nga këngëtarja kryesore e grupit, Eleni Hoxhaj, duke përcjellë emocionin e dasmës shqiptare dhe dashurinë e pashuar për vendlindjen.
Një pjesë nga vargjet e këngës:
Tundet sot në shtëpinë tonë,
Dasma siç e ka zakon.
Këtu larg në diasporë,
Hedhim valle dorë për dore,
Ashtu siç e do tradita,
Nusja e dhëndri si drita.
Nusja e dhëndri, yll karvani,
Jeni bij të atij vatani.
Kënga labe si gjithmonë,
Në çdo dasëm fort jehon.
Në Patra do të mblidhen zëra, këngë, valle, veshje, rite dhe kujtime, por mbi të gjitha do të mblidhen zemra shqiptare. Sepse, edhe larg atdheut, shqiptari di të ruajë rrënjët e tij, të nderojë traditën dhe t’ua përcjellë brezave pasurinë e kulturës sonë.
Le të jetë kjo festë një himn gëzimi, një përqafim mes bashkatdhetarësh dhe një dëshmi se identiteti shqiptar vazhdon të jetojë e të lulëzojë kudo ku rreh një zemër shqiptare.

“””””””””””””””””””

NË “E DIEL” – “GURRA POPULLORE”, NË TOP CHANNEL
Grupet folklorike të Bashkisë Selenicë
Një paraqitje e jashtëzakonshme, një vërshim i fuqishëm i shpirtit popullor, ku kënga dhe vallja u ngritën si një jehonë e lashtë që vjen nga zemra e Labërisë.
Nga brigjet e Shushicës, aty ku lumi rrjedh mes maleve dhe kënga ka gjetur prej shekujsh strehë në shpirtin e njerëzve, gurron e pastër dhe e gjallë tradita jonë popullore.
Ndiqni një nga performancat që shkëputëm nga kjo mrekulli artistike:
Këndojnë bilbilat e Shushicës,
bilbilat e Bashkisë Selenicë…
Këndojnë me zërin e tokës së tyre, me mallin e vendlindjes, me krenarinë e një treve që e ka ruajtur këngën si pasurinë më të çmuar të shpirtit.
Në çdo varg jehon historia.
Në çdo këngë rreh zemra e Labërisë.
Në çdo valle gjallon një traditë që nuk është harruar dhe që vazhdon të përcillet nga brezi në brez.
Është zëri i njerëzve të kësaj toke,
zëri i maleve dhe i luginave,
zëri i Shushicës që rrjedh e këndon bashkë me ta.
Selenica këndon me zërin e Labërisë.
Shushica sjell jehonën e saj.
Dhe kënga shqiptare vazhdon të gurgullojë,
e gjallë, e bukur dhe krenare,
nga një brez te tjetri.
Një pasuri që nuk plaket.
Një traditë që nuk shuhet.
Një zë që i përket përjetësisë së shpirtit shqiptar.

“”””””””””””””

THESARET LABE NË PATRA, PËR TË SJELLË TRADITËN SHQIPTARE NË DIASPORË 🇬🇷
Me ftesë të Shoqatës “Emigranti” në Patra të Greqisë, Ansambli Folklorik “Thesaret Labe”, me qendër në Tiranë, do të jetë pjesëmarrës në Festivalin e 7-të të Traditës Shqiptare në Diasporë, që do të zhvillohet më 10 tetor 2026, kushtuar “Dasmës Tradicionale Shqiptare në Diasporë”.Potrebbe essere un'immagine raffigurante arpa e testo
Jemi në përgatitjet e fundit për këtë veprimtari të rëndësishme, ku do të përfaqësojmë me dinjitet këngën, vallen, veshjen dhe zakonet e traditës sonë popullore.
Në skenën e festivalit, “Thesaret Labe” do të sjellin një pjesë të Dasmës Tradicionale Shqiptare të Krahinës së Toskërisë, ashtu siç zhvillohej pas viteve ’60 e në vijim, duke përcjellë përmes këngës, valles dhe riteve atmosferën, bukurinë dhe shpirtin e dasmës shqiptare.
Por takimi me bashkatdhetarët tanë në Patra nuk do të përfundojë me festivalin.
Më 11 tetor, Ansambli Folklorik “Thesaret Labe”, në bashkëpunim me këngëtaret e mirënjohura të muzikës popullore Drita Ballo dhe Marjana Leka, do të sjellë një koncert të veçantë kushtuar emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Patra dhe në zonën e Peloponezit.
Do të jetë një takim me këngën, vallen dhe emocionin shqiptar; një mbrëmje ku arti dhe tradita do të na bashkojnë përtej kufijve, duke na rikthyer te rrënjët, te vendlindja dhe te ajo pasuri shpirtërore që shqiptarët e kanë mbartur me vete kudo që kanë shkuar.
Përbërja e Ansamblit “Thesaret Labe” do të jetë deri në 20 persona, së bashku me ekipin realizues.
Një falënderim i veçantë shkon për Shoqatën “Emigranti” në Patra dhe Kryetaren e saj, znj. Kristiana Veliu, për ftesën, besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij organizimi të rëndësishëm në shërbim të traditës dhe kulturës shqiptare në diasporë.
Me këngë e valle, me veshje e rite, me dashuri për traditën dhe respekt për trashëgiminë tonë, “Thesaret Labe” do të udhëtojnë drejt Patrës për të sjellë një jehonë të shpirtit shqiptar, atje ku zemrat e shqiptarëve rrahin fort, edhe larg atdheut.
Udhëheqës Artistik

Viktor Aliu

Vedi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.