“””””””””
SERJOZHA(POEZI PËR ESSENIN)
( 3 Tetor 1895, lindi Sergei Yesenin)
E desha shumë bjondin kaçurrel
Që si unë shëtiste fushave pa fund
Mëngjeseve njësoj zihej me nënoken
Kur ëndrrat agimi aq ëmbël i përkund…
Zili e pata Shaganen e bukur
Persiankat syzeza me perçe e dritë
Sykaltri vagabond zemrën ma këputi,
Poezitë nën jastëk, çdo natë e çdo ditë…
Me të u vërtita stepave të Rusisë
“Ja lyublyu” zë ultë, nën jorgan i thosha
Dhe qava sa shumë me pyetjen naive
“Përse të ikte aq i ri Serjozha?”…
( Shkruar në vitin 1991 )
Për Sergei Essenin
“””””””
Me shkruaj
pertej fjaleve kerkoj
te prek shpirtin tend prej ajri
ate qe mesova ta puth bukur
si ai zogu qe u be muza ime
si fruta e embel e stines
qe prek cdo dite
dritaren tende…
Me shkruaj
pres valezimin e trupit
mbi duar te shtrira ne lutje gjestesh
gjethet le te bien bute-bute
mbi gjithe fjalet e thena nen pasion
era le ti marre pikepyetjet
qe varen si cengele metalike
ne qiellin e besimit…
Me shkruaj pra
sic shkruan reja e Bardhe mbi nate
e m’thuaj se kurre me nuk do ndodhe
qe qielli te puqet me token
e ne te mos mbajme premtimin:
Une do vdes me ty!!!