
Endem udheve te gjakut tend
E dal e lare me diellë,
Je kenga,ankthi,verbimi im
Je endra qe shoh sa here.
Je Troje e ringritur prej dashurisë
Shembur nga lufta e gjatë,
Gladiator qe ngrihesh mbi rrënojat,
Fitimtar pa parzmore e shpatet.
Nuk je Paridi as une Helena,
As Romeo e Zhuljeta qe bene historinë,
Ne jemi luftëtare ne arene,
Heronj te heshtur per dashurine.
Ne jemi dy trupa ngjizur ne nje
Jemi vellezrit siameze,
Njëherë te mbart une njehere ti
Kështu do te ecim ne jete.
Mbyll sytë e ndjej te nxehtin tend
Ne buzë e venat e mija
Le te shuhen yjet sonte ne gjol
Tromaksur nga dashuria.
“””””””””””
Mbi plagë zjarr më vunë si melhem
Bërtit: – më thanë: – grisi retë!
Me britmën tënde të vdekurit zgjo,
Dhe lumturisht kthej në jetë.
Kthej ata që ëndrrën lane përgjysmë
Ata që brengën morën si dhuratë
Ata që shkelën mbi të ligën
E mallin nuk ua shojti udha e gjatë.
Ktheji ata që vranë mëshirën
Për hir të dashurisë sfiduan perënditë
O zot! S’e sheh?!Me mua janë çdo ditë
Loti i tyre – gjerdan i poezisë.
Nuk di ku jam ç’bej mes çmendurisë
Më ruaj, Zoti im, më ruaj nga të ligjtë
Ma mbush me dashuri shpirtin dallgëplot
Pa le të mbetem bimë e çveshur ballë