Athere thoni, ka vdekur e,I shkreti.
“””””””””””””
NE VLOREN E KUQE NE GROPE
Atje ku ke lindur ti,
Ka male te larte qe kuvendojne me rete
Dhe me pllajat e fushat bejne dashuri
Atje ku dhe fryn,bie shi, dhe dielli shpesh djeg.
Atje ku ke lindur ti
Lulja me e bukur e zallit, me eren e manushaqes,
Me ngjyren si syte e tu plot kaltersi,
Atje vazhdon te vegjetosh, mes luftes e paqes.
Atje ku ke lundur ti,
Kurre s’ka patur pazare burreria,
Atje ku dhe guret luftojne per liri
Dhe balta ndricon nga dashuria.
Atje ku dielli I Cikes magjiplote
Ta ngrohu gjoksin e bukur kryenec,
Atje ne Vloren e kuqe ne grope,
Atje ku puthet deti me det.
Ne Vloren e bute dhe te bukur
Por dhe te serte kur e ben tym e flake
E dua kur krahet me hap si flutur,
Se jemi nje sua e kemi nje gjak.
Ndaj u dashurova me ty, nga malli I perveluar
Me dashurine e virgjer si vet pafajsia
Shtruar bute- bute si lulet, mbi liqenet e Lures brekulluar
Ne shtratin e shpirtit tim malluar.
Ndaj do kthehem , ku ke lindur ti e lulezon
Do ti le mbrapa argetimet e dritave verbuse neper nate
Ne gjirin tend do them, je magjia qe me sheron,
Se ti gjete celsin qe kerkoja, me ngjyren e yjeve te arte.
Do kthehem, ne djall vafshin metropole
Ato qendra te zhurmeshme te medha
Si nderroj kurre me Sheshin e Flamurit
Ku hidhen romuze e behen shaka.
Po, do kthehem pa tjeter nje dite
Do ikij, do le mbrapa gjithcka
Ndaj te lutem zemer, dil e me prite
Dhe ne gjoksin tend te ngrohte me mba.
Aishe.M.Alickaj.