Shkruar nga”Robert Martiko”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone

PËRSE E KUNDËRSHTOJ FOUCAULT-NË
Shkrimi im i botuar në Itali është një kritikë ndaj mendimit të filozofit të mirënjohur francez, Michel Foucault.
Ai nuk e mohon lirinë në teori. Por tjetër gjë është të flasësh për lirinë dhe tjetër gjë kur pasojat praktike të një teorie rrezikojnë t’i ngulin thonjtë në grykë vetë lirisë. Historia është e mbushur me shembuj të tillë.
Pikërisht për këtë arsye i drejtohem filozofisë së rendit dhe të kuptimeve të thella, që e vendos në qendër njeriun, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tij.
Sot, kur algoritmet rrezikojnë të mendojnë e të vendosin në vend të njeriut, mbrojtja e mendjes së lirë është një çështje themelore për të ardhmen e njerëzimit.
Sepse bëhet fjalë për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë, liria e mendimit të të cilëve rrezikohet gjithnjë e më shumë nga pushteti i pakontrolluar i teknologjisë.Potrebbe essere un'illustrazione raffigurante testo
MË MIRË NJË MENDJE E PAVARUR NË LIRI, SE SA MENDJE E NGURTËSUAR FOSILE NË FOLE TË NGROHTA
Me kënaqësi ndaj lajmin e botimit të studimit tim filozofik “Il soggetto, il significato e la responsabilità” (Subjekti, kuptimi dhe përgjegjësia), në vëllimin kolektiv italian “Il soggetto nei luoghi del capitale-potere contemporaneo”, botuar nga revista Filosofia e nuovi sentieri, nën kujdesin e Matteo Spagnuolo dhe Emiliano Bazzanella.
Studimi trajton çështjen e lirisë, kuptimit dhe përgjegjësisë njerëzore në epokën e algoritmeve, në dialog kritik me mendimin e Foucault, Kant, Husserl, Bergson dhe Weber.
Botimi është i disponueshëm për lexim falas:
P.S. Ky botim është rezultat i një nisme individuale dhe i një përzgjedhjeje të pavarur redaksionale, pa ndërmjetësimin e institucioneve shtetërore apo të marrëveshjeve kulturore ndërmjet dy vendeve. Kjo është në përputhje me rrugën time të jetës: nuk kam pasur kurrë mbështetjen e shtetit shqiptar në veprimtarinë time intelektuale dhe as e kam kërkuar ndonjëherë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.