Me poeten:Izmit Miti Imeri”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, persone che sorridono e occhiali

SHIKO HUNDËN,JO GUNËN!
Është e lehtë t’i thuash dikujt mos,
Për ndonjë veprim,mbase të gabuar,
Nëse ti vepron njëjtë,është e kot,
Këshilla jote vetëm se ka harbuar!
Të veprosh,e të sugjerosh ndryshe,
Është hipokrizi e përtej hipkrizisë,
Këshilla vetvetiu bie në mëdyshje,
Has n’veshin e shurdhur të njerëzisë!
Sot,bota është ngopur me këshilla,
Dhe nuk e gjejnë dot rrugën e duhur,
Sot,pak më e ëmbë ju duket shëllira,
Sesa këshilla, që veç është ndukur!
Pa e përmirësuar veten ki pak kujdes,
Se askush se dëgjon fjalën tënde,
Një këshillë pa fre bie në harresë,
Më parë jepi pak dritë zemrës tënde!

“””””””””””””

MUGËTIRË!
Nuk jam më ai,që isha dikur,
Që shkruaja vargje ditë për ditë.
Tanimë jam ftohur,jam bërë si gur,
As pena,as shpirti nuk bëjnë dritë!
Pak ndikon dhe demoralizimi,
Por dhe vitet radhitur në varg.
Druaj nga politika e nepotizmi,
Që nga goja nxjerin vrer e zjarr!
Jam përhumbur në mugëtirë,
Në mugëtirë mendimesh të kota.
Druaj nga ndonjë fjalë e ndyrë,
Fjalë pashije dhe fjalë pa nota!
S’kam frikë nga oguri i errësirës,
As nga vargu me fjalë të pakta.
S’pres asgjë,nga gryka e mëshirës,
As nga hipokrizia hipur mbi taka!
Shkroi-#Miti
01.Nëntor.2026
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.