Po dridhet toka,shpirti ngre dallgë,
demonë të tërbuar vrapojnë në terr.
O Zot, a ka vdekje më të rëndë vallë,
kur ngrirë nga akulli sheh njerëz të tjerë?
Kudo oshëtin e qara e vendit,
nga hija e rëndë që errëson çdo cep,
nga britma e dhimbjes,së shpirtit,të engjëllit,
dhe zëri i tyre në fyt ka mbet.
Tokë e mbushur kudo me kufoma,
botë e zhytur në dete nga lot,
me shpresën e vrarë thërrasin për ndihma,
mes dhimbjeve themi: “Shpëtoi, o Zot!”
Sa e pamëshirshme dhe e ftohtë kjo botë,
që shkel mbi çdo ligj e mbi shpresat tona,
këpusin lulet që erë lënë mbi tokë,
dhe s’dëgjojnë nga dheu klithmat e forta.!
~ Lindita Kurti Mema,


“””””””””””””
O gjuhë e bukur,e ëmbël si vera,
që vjen nga lashtësia si lumë i rrëmbyer,
ti je thesari që s’e merr era
brez pas brezi mbetet i paharruar.
Çdo shkronjë e jotja është një copë Atdhe,
një gjak i derdhur ndër shekuj lirie,
duhet të të ruajmë me shpirt ne,
si gjënë më të shenjtë të kësaj bukurie.
Nga gurët e rëndë të maleve tona,
ti more fuqinë,krenarinë,qëndresën,
për ty zëri ynë do bëj jehon,
që zemra e çdo shqiptari të gjejë shpresën.!
Muaj të mbarë

kudo ndodheni.
Gëzuar Nëntorin e festave dhe paqa mbizotëroftë kudo nëpër botë.!