
Një thirrje e Vetvetës!
(kisha dëshiruar ta lexoni këtë shkrim timin deri ne fund) Ju Faleminderit!
Po e filloj këtë shkrim fillimisht duke e përmendur (në këtë kohë kontraverse) sakrificën dhe mbështetjen revolucionare të atyre prindërve të PËRGJEGJSHËM që e kuptuan me kohë se vetëm përmes edukimit dhe arsimimit të duhur – aty ku qenia njerëzore ndërtohet si mendje dhe si moral – mund të shmanget krijimi i hapësirave boshe që më pas i mbush politika, ideologjia apo liderët e rremë.
A po ndodh kjo sot me neve?
Po. Dhe po ndodh hapur.
Boshlleku mendor që një pjesë e popullit e bart po shfrytëzohet brutalisht. Dhe historia na ka mësuar se kur mendja zbrazet, autokrati e mbush.
Ndër shumë mendimtarë që janë marrë me këto fenomene, Immanuel Kant e ka thënë troç se çka është papjekuria e një populli:
“Iluminizmi është dalja e njeriut nga papjekuria e vetëshkaktuar.” (Shek. XVI–XVIII)
Papjekuri do të thotë të mos e përdorësh mendjen tënde pa të komanduar dikush tjetër:
partia, lideri, shteti, feja, “eksperti i radhës”.
Thënë shkurt: të mendosh si turma, jo si qytetar.
“Vetëshkaktuar” do të thotë se njeriu ka arsye, por nuk ka guxim ta përdorë – nga frika e ndëshkimit, linçimit apo përjashtimit politik.
Iluminizmi fillon pikërisht aty ku përfundon bindja e verbër.
Jo se s’kemi mend,
por po ia lëmë dikujt tjetër të mendojë për 1.5 milion trura.
Është më lehtë me brohorit,
me ndjek liderin,
me sulmu këdo që mendon ndryshe,
se sa me mbajt përgjegjësi për mendimin tënd.
kur ndalon së menduari vetë, ke pushuar së qeni qytetar – je bërë instrument.
Vetëm autokratët mendojnë “në emër të popullit”, duke e zhveshur popullin nga arsyeja, morali dhe përgjegjësia.
Pyetja nuk është a kemi liri.
Pyetja është: a kemi guxim ta përdorim mendjen tonë?
Shpresoj që nuk jemi vonë të zgjohemi nga kjo papjekuri që ia kemi shkaktuar vetes.
Do të doja që njerëzit të fillojnë të kërkojnë çlirimin nga mendimi i imponuar – që të gjejnë vetveten.
Jo se na e kërkon Kanti,
por se na e kërkon e ardhmja jonë.
B. H.
Basel me 29.12.2025
“””””””””””””””””””Bahrije Betty Hoti
Sot nuk u dënuan vetem katër burra SHQIPTAR — u godit historia e një populli që luftoi për mbijetesë dhe LIRI.
Ndërsa KRIMET SERBE mbetën të pandëshkuara!.
Tipat si Donika Gërvalla, qe me lehjet e saj dhe deklaratën se do ta ndihmonte Specialen me materiale kundër tyre, e ushqeu këtë narrativë të padrejtë.
EVROPE ti , që flet aq shumë për drejtësi: kur do të dënohen KRIMINELET e vërtetë të regjimit SERB, të cilët VRANĖ e masakruan foshnja, fëmijë, të rinj, pleq e plaka shqiptare?
Drejtësia që dënon çlirimtarët dhe harron viktimat nuk është drejtësi — është padrejtësi historike! TURP!
Na ka paralajmeruar moti AT Gjergj Fishta:
Uh! Europë, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besës e Zotit,
Po a ky â shêji i gjytetnís…
Po ti a kshtû sod na i përligje
Njata burra qi m’kto brigje
Për tý vehten bâne flije,
Kur ti heshtshe prej ligshtije?
Vedi meno