Doli nga shtypi numri më i ri i revistës shkencore historike “Gjurmë historike”, nr. 6-2026, botim i Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër, e regjistruar në Zvicër me ISSN: 2673-7906 nga SHB Verlag Ajvazi. Revista vazhdon të mbetet një tribunë e rëndësishme shkencore dhe kulturore, duke bashkuar studiues, historianë, publicistë dhe krijues nga vende të ndryshme të botës shqiptare, europiane e më gjerë.
Ky numër përfshin punime shkencore dhe materiale studimore nga autorë të ardhur nga Suedia, Norvegjia, Italia, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Serbia, Kanadaja, Bullgaria, Polonia, Spanja, Gjermania, duke dëshmuar karakterin ndërkombëtar dhe shumëgjuhësh të revistës.
Në faqet e saj trajtohen tema të rëndësishme historike, kulturore, albanologjike, juridike dhe shoqërore, që nga studimet për Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, marrëdhëniet shqiptaro-rumune, të drejtat gjuhësore të shqiptarëve, trashëgimia kishtare dhe kulturore, e deri te roli i diasporës shqiptare dhe kujtesa historike kombëtare.
Revista sjell kontribute nga emra të njohur të botës akademike e kulturore, si: Luan Topçiu, Skender Asani, Sevdail Demiri, Islam Qerimi Bendis Kraja, Murat Ajvazi, Isak Shema dhe shumë autorë të tjerë nga trojet shqiptare dhe diaspora.
Në këtë numër të revistës, lexuesit mund të gjejnë shkrime, studime të zhanreve të ndryshme, si:
Aleksandër Ndoja, Shqipëri – Komunikatë për shtyp
Prof, dr. Luan Topçiu, Rumani – NICOLAE IORGA,
ALBANIA ȘI ROMÂNIA
Prof. dr. Bendis Kraja,Prof. asoc. Ilirjana Kaceli, Shqipëri – Shqipëria dhe Shkodra gjatë Lufës së Parë botërore
Prof. Dr. Skender Asani,Maqedoni e Veiut- Realizimi i të drejtave gjuhësore shqiptare (1924 – 2026) Artikulimi qytetar dhe diplomacia
Lin Kiku, Shqipëri – Kisha e Rubikut
Paulin Zefi, Shqipëri – Portreti artistik autentik dhe fizionomia e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut
Prof. dr. Sevdail Demiri, Maqedoni e Veriut- Pozita diskriminuese e shqiptarëve në Maqedoni gjatë sistemit komunist jugosllav
Dr.Nikolle Loka, Shqipëri – Kontributi i profesor Injac ( Ignazio) Parrino në shkencat albanologjike
Prof.Fazli Hajrizi, Kosovë – Ferhat Draga – Figurë e shquar e kombit shqiptar
Mr. Jeton Sallahu, Kosovë – Pikturimi i fytyrës ë femrave -Teleisjeja, Pikturimi i fytyrës së femrave shqiptare ndër shekuj
Kujtim Mateli, Shqipëri – Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit
Mr. Xhafer Cakolli, Kosovë – Zhvillimet kulturore në Kosovë dhe Shqipëri gjatë viteve 1960 – 2000
Prof. dr. Islam Qerimi, Kosovë – Aspektet juridike të barazisë gjinore në Kosovë
Dr. Mark Palnikaj, Shqipëri – Beteja e Dytë e vitit 1448 në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvendosjen dhe islamizimin e popullsisë së Kosovës me rrethina, bazuar në dokumentet e arkivave të Vatikanit
Doc. dr. Isamet Bakiu, Maqedoni e Veiut- Pushtetndarja ndëretnike dhe e drejta e përdorimit të gjuhës amtare si e drejtë politike apo si e drejtë kulturore
Akademik Murat Ajvazi, Zvicër – Kontributi i Ignazio Parrinos në historiografinë shqiptare dhe atë europiane
Prof. Flora Durmishi, Kosovë – Intervistë me Engjëllushe Sharrin
Dan Ibrahimi, Kosovë – Letrat e një Abati- një botim i rëndësishëm për historinë tonë
Akademik Murat Ajvazi, Zvicër, Shqipëria – përpiqej të mbijetonte, përkundër sfidave të kohës
Prof. dr. Adem Zejnullahu, Kosovë – Një vepër dinjitoze për njerun që la gjurmë të pashlyeshme në arsim dhe në sport
Fazli Hajrizi, Kosovë – Historia dhe letërsia në shërbim të kujtesës së popullit- Hamit Gërguri” Himni i Shotës”
Skender Tufa, Zvicër – “Tokë e lirueme”
Prof. Gladiola Jorbus, Suedi- Kundërshtarët dhe përkrahësit e stereotipeve: Dy fytyrat e së njëjtës shoqëri
Dr.sc. Shpëtim Memishi, Kosovë – Xhemaledin Salihu ( Biografi)
Mr. Erinda Medolli, Norvegji – Tufë poezish
Dr. Vilma Proko ( Jazexhiu), Shqipëri- Veprimtari shkencore e kulturore
Prof. dr. Isak Shema, Kosovë- Veprimtari shkencore e kulturore
Petrit Alijaj, Itali – Diaspora një urë bashkëpunimi