Me poeten Brilante “Dava Gjoka Lleshaj”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

S’ MUND T’I THUASH DIMRIT ,PRANVERË …
Përtej Botës virtuale ,
kam shumë mall të rri atje ,
e t’kujtoj jetën reale ,
që s’besoj të kthehet më
Realiteti krejt na humbi,
e nga duart fluturoi
Kujtoj djepin që m’përkundi ,
eh, ajo kohë tash perëndoi
Kujtoj miq e kujtoj shokë,
kudo janë njerëzit e mi
Realitet s’ka më në tokë,
e nuk ka as dashuri
U trondit krejt realiteti ,
mbetën gishtat n’telefon
S’ka lezet as muhabeti ,
realitetin kur kujton
Vetëm shkruajmë mbi tasterë,
fjalë përcjellim në gjithë Botën
S’mund t’i thuash Dimrit ,Pranverë,
kur vetë dielli s’e ngroh tokën
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë , 8 Nëntor 2024

“””””””””””””””””Nessuna descrizione della foto disponibile.

BUKURINË , SIÇ TA DHA ZOTI !
Mall ,shumë mall kam !
Ngado që shkoj gjithçka artificiale!!
Them me vete ,në ëndërr jam !
Ku iku bukuria origjinale ?!!
Kishte lezet dikur
Kur kaloje nga rruga !
Shihje femra plot nur !
E s’bënte pershtypje fytyra me rrudha !
Ishin të bukura vetë !
Siç i kishte falur zoti !
Nuk bënin as tualet !
E s’dinin ç’është botoksi !
Nuk është bukuria !
Me botoks e silikon!
As me gjoks e buzë të fryra !
Kjo bukuri fallco njerëzit i mashtron !
Femra jonë shqiptare
Është e bukur vetë
Me bukuri origjinale
Mrekulli do t’jetë !
Bukuria e femrës
Është brenda në shpirt
Kur fal dashuri prej zemrës
E buzeqeshje jep cdo ditë !
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 8 Nëntor 2019

“”””””””””””””””””””””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante cappotto

RRUGËVE T’BOTËS MOS ME U PLAK !
Iku …iku rinia !
Shqipen e lanë vetëm
Gjithkush iku për hallet e tija
Se e duan më t’mirë jetën
Iku…iku rinia !
I lanë vetëm nanë e babë
E i mbyti vetmia
Vallë a do t’vijnë prapë ?!
Ah ,iku…iku rinia !
Vetëm mbeti pragu
S’dëgjohet fëmija
Nuk ndizet as oxhaku
Iku…iku rinia !
Nuk shtrohet më sofra
Humbi gjallëria
Vetëm mbeti votra
Iku krejt rinia !
Kombi po na plaket
Po shembet shtëpia
Kush do i shërojë plagët ?!
Ika …vetëm ika
E dëgjoj një fjalë
Sa keq kjo politika
Si s’mundet me e ndalë ?!
Kombi po shterron
Rinia po ikën
Populli mallkon
Çdo ditë veç politikën
Nanë e babë ulur pranë votrës
Flasin me vetminë
A do t’mblidhen më rreth sofrës ?
Djemtë a do t’u vijnë?
A do t’vijë dita e shumëpritur ?
N’vend të huaj të mos shkojnë ?
E t’mos kenë nevojë për t’ikur
Këtu n’fole ,zogjtë të këndojnë
Kur mbaron ky tranzicioni ?!
Tridhjetë vite nuk janë pak
Kur do t’ndalet emigracioni?!
Rrugëve t’Botës mos me u plak

Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 5 Nëntor 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.