Të dashur miq e mikesha,
Pas librit të katërt poetik “Kur loti nuk mjafton”, të botuar kohë më parë nga shtëpia botuese “Buzuku” dhe ekspozuar me sukses në panairet e librit të Prishtinës dhe të Frankfurtit (së shpejti edhe në atë të Tiranës), po punoj në librin e pestë për “Buzukun”, i cili do të ketë befasi të shumta për ju, si në aspektin tematik, po ashtu në stil dhe figuracion. Pritja juaj e ngrohtë më ka dhënë gjithnjë një ndjenjë përgjegjësie dhe përkushtimi për të reflektuar me artin dhe stilin tim të përkorë!
Ju dua!

MarKel.

Liria marrë këmbët ka
Hapa metrash gurësh kilometrikë
Copa hijesh në rrugëtim
Medaljon që rrezon
Gur i gurit gurguron
Tek nis një fletë historie
Ujëvarave të jetës
Orë ballit ndalon
Liidhur me një pakt etnie
Pa fjalë pa zhurmë
Veç një kushtrim jehon larg
Është radha e pritjes sime
Tëndes të tij tonës
Dehur emblemash
Dekoratash
Urdhrash
Liri
“””””””””
Po kalon kohë-kohë
Edhe kjo kohë kohësh
Duke sjellë ndër mend
Thërrmija ditësh vitesh
Tek shkelja vetëm
Vetëm o sa vetëm
Hijeve të zverdhura vjeshte
Ku shushurinin nëntorë historish
Mungonin hapat e tu
Për t’ju dhënë jetë ëndrrave
Për të gdhendur një emër
Një datë një pafundësi
Për të zgjatur pastaj duart
Drejt jetës drejt diellit
Dielli është i mirë në përqafim
Plot ngrohtësi si ti
Si toka ku u rritëm
Si Ati si Dheu si Loti
Si ti vetëm ti ti ti ti
.