“””””””””””””””Bet.
Sot pasqyra për qudi mu duk pak ndryshe,
Tuj shiku vehten, fytyra ime ishte e bardhë,
E lodhur, e konsumuar,
Mbeta e habitur për një çast.
Jo..thashe me vehte,
Paqyra duhet pastru,
Por ishte e kotë!
Ma shume se dhjete herë e pastrova, por fytyra ime njësoj ishte, e lodhur.
Atere mendova të pastroja diçka tjeter.
Duhej të pastoroja mendimet që me mundonin?
Kujtimet që ruaja për ty,
Të largoja peshen e halleve që ishte më rënde se trupi im.
Të fshija cdo fallsitet të njerezve që shtireshin se më donin.
Të ktheja fleten jo vetem të kalendarit për të ndërruar muajin,
Po ” kaledarin” e së kaluarës.
Duhet të mendoja për momentin, të tashmen që është prezent para syve të mi të turbulluar nga hije të zeza.
Duhej ti fshija të gjitha.
Ato hije s’jane asgje tjeter veçse pengese për të jetuar.
E lashë paqyren dhe fillova të kuroja fytyren time.
E ngjyrosa pak me ” të kuqen” e dashuris.
I vura dhe pak ndricim, ate ” ndriçimin” e shpresës për të ardhmen.
Dhe në fund vura rimelin,atë ” rimelin” e vendosje që mos të perkulem kurre.
Sepse jeta është e bukur dhe duhet dashuruar.
U ngrita dhe dola prap para pasqyres edhe nje herë.
Edhe pse dhoma ishte në erresir u ndriçua nga fytyra ime plot drite.
“””””””””””””””””
Kerkoj një dmth-një,
Në çdo fjale që shkruaj
Duke te mendu ty,
Sikur çdo shkronjë do donte të të perqafonte,
Sikur çdo rrokje do donte me ardhe tek ti,
Pastaj ndalohem gjithmon aty,
Tek e vetmja fjale:
Deshiroj…
E perseris ngadalë,
E persersi si nje lutje
Si nje emer sekret.
Deshiroj mos ta them,
Deshiroj te te kem prane,
Dhe te qendroj larg qe te mos te te humbas
Duke deshiru…
Duke deshiru duart e tua,
Duke deshiru zerin tend,
Duke deshiru ate pak që më dhuron, që për mua është gjithçka.
Dhe ndersa shkruaj,
Kuptoj se nuk po kerkoj nje dmth-nje.
Por , po te kerkoj ty.
Gjithmonë ty.
Në çdo vend,
Ne çdo moment ,
Në ćdo kohe.
Vetem ty.