
Më ler ta nuhas trupin tënd,
Dhe çaste magjike të përjetoj,
Krahët t’i shtrij porsi shpend,
Me puthje të zjarrta të mbuloj.
Të afrohem e të mbështjellë,
Porsi oktopodi i uritur elastik,
Të rrëshqas poshtë si në shpellë,
Për t’ia zbuluar atë fundin magjik.
Emocionet ta marrin rrokullimen,
Porsi orteku që zbret prej malit,
Pikat e lotit ta nisin gurgullimen,
Porsi ajo gurra me ujë kristalit.
Të flakërojnë porsi zjarr i pashuar,
Që vetëm përhapet e paraprinë,
Si vala e bardhë e shkumbëzuar,
Kur puthet në breg me dashurinë.
Të qasen e të shtrohen si në lëmë,
Me puthje trupin ta bëjnë zhele-zhele,
Porsi tërmeti që s’ të le në këmbë,
E ta tund fortesen deri në themele.
Në larminë e netëve plot magji,
Kur emocionet lodrojnë në paqe,
Në shtratin e mbuluar me dashuri,
Çdo mëngjes gdhihen faqe më faqe.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data 29 tetor